IMPLANTET E DËGJIMIT
Implanti i Veshit të Mesëm
Implantet e veshit të mesëm janë të përshtatshme për njerëzit që mund të përfitojnë nga amplifikimi por për disa arsye, nuk mund të mbajnë pajisje dëgjimi konvencionale. Implantet e veshit të mesëm e lejnë të lirë kanalin e veshit duke parandaluar kështu infeksione të veshit që mund të krijohen nga disa pajisje ndihmëse dëgjimi. Kjo lloj impianti përdoret për të trajtuar rastet nga më të lehta deri më të rënda të humbjes së dëgjmit sensorineural dhe për të trajtuar humbjen e dëgjimit konduktiv ose mikse. Përbëhet nga dy pjesë: proçesori i tingullit që vendoset në pjesën e jashtme të veshit dhe një implant e cila vendoset nën lëkurë pas veshit.
REKOMANDIMET TONA
Rekomandime Sistemi i Implantit i Veshit të Mesëm
Duke u bazuar në eksperiencën e përdoruesve tanë, ne rekomandojmë implantin e veshit të mesëm nga MED-EL URA DRITHËRUESE E TINGULLIT e cila vjen së bashku me proçesorin e tingullit më të avancuar SAMBA 2.
NJË VENDIM I PËRJETSHËM
Zgjedhja e duhur e Implantit të Veshit të Mesëm
Janë të shumta arsyet përse duhet menduar rreth një implanti të veshit të mesëm si një zgjidhje e mundur në rast të humbjes së dëgjimit. Kemi hartuar një listë me pikat më të rëndësishme për tu konsideruar si më poshtë: