HUMBJA E DËGJIMIT
Humbja e dëgjimit tek moshuarit
Rreziku i humbjes së dëgjimit në përgjithësi rritet me moshën dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) prek 25 % e të moshuarëve mbi 60 vjeç. Humbja mund të jetë graduale ose e papritmas dhe prek njërin ose të dy veshët! Presbycusis (presbikuzia) humbja e dëgjimit për shkak të moshës është një formë tipike e humbjes së dëgjimit sensorineural. Mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm si sëmundjet kronike, pirja e duhanit, gjenetike, infeksionet e shpeshta, alkoli, aksidentet e të tjerë. Edhe pse nuk është kërcënim për jetën, humbja e dëgjimit mund të ndikojë tek cilësia e jetës së njeriut, duke shkaktuar kështu shumë probleme të tjera.

SHENJAT E HUMBJES SË DËGJIMIT
Si të zbulojmë humbjen e dëgjimit tek të rriturit
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë humbjen e dëgjimit më herët dhe të veprojmë para se të përkeqësohet pasi humbja e dëgjimit ndikon dukshëm tek cilësia e jetesës dhe mund të shkaktojë shumë probleme të tjera si për shembull, depresion dhe demencë. Nëse vini re që mund të keni ndonjë problem me dëgjimin apo problemet e dëgjimit ndikojnë tek jeta e juaj e përditshme, konsultoni specialistin e ORL-së. Konsultoni listën e simptomave tipike të humbjes së dëgjimit si më poshtë:
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek moshat e mëdha
Si të parandaloni humbjen e dëgjimit?
Humbja e dëgjimit nuk është fundi – gjithmonë ka një zgjidhje të mundshme për dëgjimin!
Humbja e dëgjimit tek të rriturit mund të trajtohet me sukses me zgjidhjet moderne për dëgjimin – pajisjet dëgjimore dhe implantet e dëgjimit. Duke u bazuar tek shkalla dhe lloji i humbjes së dëgjimit, zgjidhja ideale është personale. Eksploroni mundësi të ndryshme për trajtimin e humbjes së dëgjimit tek platforma jonë.

ARTIKUJT E REKOMANDUAR
Lexoni histori interesante
rreth përdoruesve me implant dëgjimi
Patrick Beganovic rikujton diagnozën e vajzës së tij - humbje e thellë të dëgjimit Falë implantimit koklear në Spitalin Universitar Linz, familja është e lumtur tani të dëgjojë fjalët e saja të para.
Për 7 vite me radhë, Valentini, trembëdhjetë vjeçari nga Austria mundte të dëgjonte vetëm me një vesh. Teksa humbja e dëgjimit të tij qëndroi e pazbuluar për një kohë të gjatë....
Brigitte është shumë e kënaqur me implantin e saj koklear saqë ajo tani dëshiron edhe një tjetër për veshin tjetër të saj. Por nuk ishte gjithmonë kështu.
Në mënyrë që të dëgjonte muzikë me cilësinë më të mirë të tingullit, Karl-Heinz Fuchs hoqi dorë pesë për qind nga intelligjenca e të folurit kur vendosi pajisjen TEMPO + proçesorin.