Fabrika e implanteve kokleare nga Austria

Për më shumë se 30 vite, MED-EL është një shembull i njohur ndërkombëtar i kërkimit dhe zhvillimit në tekonologjinë mjekësore. Një përmbledhje e re që ofron një pasqyrë interesante të fushave më të rëndësishme të kërkimit të kompanisë.

Kërkimi shkencor në fushën e mjekësisë shënon ndryshimin midis kërkimeve bazë dhe aplikimit klinik të rezultateve të kërkimit dhe anasjelltas, trasferimi i çështjeve klinike tek shkenca. Ky ndryshim përshkruhet më mirë me sloganin “Nga laboratori në praktikë”.

Termi “kërkimi shkencor”shpesh lidhet me korporatat globale dhe qëndrat kërkimore universitare. Kompania MED-ELnga Innsbruck vërteton që kapacitet austriake janë më të mira në këtë fushë. Në fillim të vitit 1975, shkencëtarët Ingeborg dhe Erwin Hochmair në Universitetin e Teknologjisë në Vienë në atë kohë, themeluan një fondacion për një produkt që ka ndihmuar mijëra njerëz të dëgjojnë sërish: implantin koklear. Në vitin 1990, doktor Ingeborg Hochmair së bashku me bashkëshortin e tij Prof. Dr. Erwin Hochmair themeluan kompaninë MED-EL në Innsbruck, Austri dhe që prej atëherë është drejtorja e përgjithshme dhe shefja e zhvillimit e kësaj ndërmarrje familjare. Sot, kompania ka më më shumë se 2.200 punonjës në 30 zyra kudo në botë dhe ofron një gamë të gjerë implantesh dëgjimi si dhe produkte të tjera për të stimuluar sistemin nervor.

MED-EL vazhdon të investojë një pjesë të rëndësishme të fitimeve të saja vjetore në kërkime dhe zhvillime nga 15 deri në 20%.

Një problem mjekësor me përgjigje shkencore

Shurdhësia dhe humbja e thellë e dëgjimit ndikon tek cilësia e jetës, aftësia e komunikimit dhe si rrjethojë tek pjesmarrja sociale. Por pajisjet ndihmëse konvecionale të dëgjimit nuk mund të ofrojnë ndihmën e mjaftueshme për çdo person me probleme dëgjimi. Dhe pikërisht këtu, luan rol filosofia e kompanisë MED-EL. Kompania austriake kërkon të mposht humbjen e dëgjimit si një pengesë komunikimi. Për të arritur këtë, kompania ka zhvilluar një gamë të gjerë zgjidhjesh implantesh dëgjimi: nga implantet kokleare, tekimplantet aktive të veshit të mesëm, sistemet (EAS) Stimulimi Elektro-Akustik, implantin e trungut të trurit, sistemet e implantueshme të trasmetimit kockor dhe së fundmi implantet pasive të veshit të mesëm.

Me përjashtim të produktit më të fundit të kompanisë, implantet pasive të veshit të mesëm, të gjitha sistemet gjithashtu përfshijnë një proçesor audio që mund ti ngjasojë vizualisht një pajisje dëgjimi konvencionale, ndërsa pjesët e brendshme mbajnë gjetjet më të fundit shkencore. Deri më tani, kjo risi është përhapur në 124 shtete.

Kërkimi i vazhdueshëm shkencor në Austri

Implantet dhe sistemet e dëgjimit nga kommpania austriake u mundësojnë pacientëve me dëgjim të dëmtuar nga më shumë se 3.000 klinika në të gjithë botën, të përdorin pjesët auditive të jetës sociale sërisht. Më shumë se 95% e implanteve eksportohen. Në Austri, ka deri në 15 klinika ku kryhen implantimet. Suksesi i implanteve është mbreslënese. Megjithatë, edhe pse pas 30 vitesh, potenciali për bashkëpunim midis kërkimit shkencor dhe zhvillimit tregtar për të përmisuar dëgjimin nuk është ezauruar. Sfidat aktuale përfshijnë si më poshtë: implante sipas nevojave personale, kombinimin e implanteve me substanca farmaceutike për të optimizuar rezultatet e dëgjimit dhe plotësisht sistemet e implanteve. Një kërkim paralel po kryhet tek implantimi robotik si dhe tek implantet për të mbështetur funksionet e tjera neurale.

Risitë e vazhdueshme të MED-EL bazohen në një bashkëpunim të ngushtë ndërdisiplinor midis kërkuesve të lartë shkencor si dhe tek pjesmarrja në programet e shumta europiane shkencore dhe bashkëpunime në projekte me më shumë se 10 institute kërkimore në të gjithë botën.


Për të shënuar 30 vitet e shkencës mbi dëgjimin e mirë, një përmbledhje në gjuhën angleze rreth subjektit është publikuar në gazetën e njohur Acta Oto-Laryngologica këtë vit. Revista përmban historinë e njohur të suksesit të implanteve kokleare dhe fushat e saj të aplikimit, dhe ofron gjithashtu një njohuri në 5 fushat aktuale të kërkimit dhe zhvillimit që lidhen me implantin e veshit të mesëm. Përmbledhja mund të lexohet online tek DOI: 10.1080/00016489.2021.1918393.