IMPLANTET E DËGJIMIT

Implanti i Veshit të Mesëm

Implantet e veshit të mesëm janë të përshtatshme për njerëzit që mund të përfitojnë nga amplifikimi por për disa arsye, nuk mund të mbajnë pajisje dëgjimi konvencionale. Implantet e veshit të mesëm e lejnë të lirë kanalin e veshit duke parandaluar kështu infeksione të veshit që mund të krijohen nga disa pajisje ndihmëse dëgjimi. Kjo lloj impianti përdoret për të trajtuar rastet nga më të lehta deri më të rënda të humbjes së dëgjmit sensorineural dhe për të trajtuar humbjen e dëgjimit konduktiv ose mikse. Përbëhet nga dy pjesë: proçesori i tingullit që vendoset në pjesën e jashtme të veshit dhe një implant e cila vendoset nën lëkurë pas veshit.

Rekomandime Implanti
REKOMANDIMET TONA

Rekomandime Sistemi i Implantit i Veshit të Mesëm

Duke u bazuar në eksperiencën e përdoruesve tanë, ne rekomandojmë implantin e veshit të mesëm nga MED-EL URA DRITHËRUESE E TINGULLIT e cila vjen së bashku me proçesorin e tingullit më të avancuar SAMBA 2.

  • VIBRANT SOUNDBRIDGE, implanti i veshit të mesëm nga MED-EL ofron tingull të pastër dhe eksperiencë të dëgjimit natyral. Kjo është e mundur për shkak të dizajnit të tij unik e cila lejon të trasmetojë tingullin direkt në meshin e mesëm, duke kaluar kështu probleme në pjesët e tjera të veshit.

    • Bashkangjitja në një pikë të vetme të implantit mban një siguri të strukturave delikate të veshit.

    • Dizajn më modern dhe i rehatshëm për tu mbajtur pas veshit

    • Siguria e rezonancës magnetike deri më 1.5 Tesla

    Për çdo aspirues të implanteve kokleare, besueshmëria dhe siguria janë kriteret kyçe kur zgjedhin një implant, e cila ka bërë që VIBRANT SOUNDBRIDGE të krijojë implantin e veshit të mesëm më të sukseshëm për më shumë se 20 vite. Gjithashtu ofron qëndrueshmëri perfekte dhe le një lëkurë të paprekur.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

    implanti URA DRITHËRUESE AKUSTIKE nga MED-EL
  • Gjenerata më e re e proçesorëve të tingullit SAMBA nga MED-EL, SAMBA 2 ofron eksperiencën e dëgjimit më moderne dhe me të thjeshtë duke u përshtatur ambientit në të cilën ndodheni duke ofruar kështu eksperiencën më të mirë të dëgjimit për çdo lloj situate.

    • Një nga proçesorët e tingullit më të lehtë në treg që peshon vetëm 9.3 g duke përfshirë baterinë dhe magnetin.

    • Përshtates tingulli dhe memorje inteligjente për preferencat e juaja të parametrave të dëgjimit.

    • Reduktimin e zhurmës në ambiente dhe lokalizimin e zërit të një personi duke ju folur pavarsisht se ku ata ndodhen.

    SAMBA 2 është e rehatshme dhe e hollë, nuk lëviz dhe mund të vendoset nën flokë. Ka disa mbrojtëse të ndryshme për tu përshtatur ngjyrës së flokëve apo veshjes. Ka gjithashtu dhe aksesorë, si SAMBA2GO, e cila mundëson thirrjet pa duar dhe përdorimin e mikrofonave në distancë dhe sistemet FM.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

NJË VENDIM I PËRJETSHËM

Zgjedhja e duhur e Implantit të Veshit të Mesëm

Janë të shumta arsyet përse duhet menduar rreth një implanti të veshit të mesëm si një zgjidhje e mundur në rast të humbjes së dëgjimit. Kemi hartuar një listë me pikat më të rëndësishme për tu konsideruar si më poshtë:

ARTIKUJT E REKOMANDUAR

Lexoni histori interesante
rreth implanteve të veshit të mesëm!

Revista Online