Trajnim falas për dëgjimin bazuar tek muzika për përdoruesit e implanteve kokleare

MED-EL u ofron të gjithë përdoruesve me implante kokleare, asistentëve të tyre dhe profesionistëve të interesuar një abonim falas për trajnimin muzikor MELUDIA.

MELUDIA është një program trajnues online për dëgjimin i pavarur nga të folurit. Programi trajnon perceptimin e parametrave muzikorë. Programi ka një efekt të mirë tek e kuptuara e të folurit e kryesisht në bashkëbisedimet në ambjentet e zhurmshme.
Anëtarët e myMED-EL mund ta përdorin edhe këtë plataformë për tu aksesuar tek ushtrimet e MELUDIA-s kryesisht për personat me probleme të dëgjimit. Abonamenti vjetor është falas për përdoruesit e myMED-EL dhe mund të shtyhet po falas! Trajnimi online MELUDIA është i përshtatshëm për të rriturit, të rijntë dhe fëmijët në parafillor.

Jo vetëm për muzikantët dhe të apasionuarit e muzikës

Fillimisht MELUDIA ishte menduar si një program me ushtrime për muzikantët aktivë dhe të apasionuarit e muzikës. Mirëpo, në bashkëpunim me MED-EL , ideatorët e programit të ushtrimeve kanë zhvilluar një seksion special për njerëzit me probleme të dëgjimit, veçanërisht për përdoruesit me implante kokleare.

Ushtrimet e projektuara kryesisht për përdoruesit me implante kokleare janë të askesueshëm përmes plataformës falas myMED-EL. Kjo plataformë falas është e hapur për të gjithë përdoruesit me sisteme të dëgjimit dhe asistentëve të tyre, si dhe profesionistëve që punojnë me përdoruesit me implante kokleare. Në kombinim me aksesorët për trasmetimin si AudioLink, MELUDIA mund të përdoret edhe në mënyrë specifike me një ose të dyja proçesorët audio të implantit koklear, pa shqetësuar nga zhuma në ambiente.

Promocioni, tashmë i provuar dhe i suksesshëm do të zgjasë gjithmonë!

Me rastin e eventit Sound Sensation në 2022-ishin, MED-EL prezantoi në fillim një promovim të limituar për një vit: një abonament falas për një vit tek MELUDIA për të gjithë përdoruesit e interesuar të MED-EL-it, asistentët e tyre dhe prefesionistët e përfshirë. Fushata, që u përmbyll në tetor të 2023-ishit mori një reagim shumë pozitiv.

Për këtë motiv, oferta e abonimit falas është shtyrë për një periudhë të pacaktuar. Edhe abonimet falas të skaduara mund të zgjaten pa pagesë. Të interesuarit mund të rregjistrohen falas tek myMED-EL. Pasi të keni marrë miratimin, është e mundur aktivizimi i abonimit tuaj falas tek MELUDIA për të filluar praktikën.