Zgjidhje të ndryshme për dëgjimin krahasime

Për personat e shurdhër në njërin vesh, zgjidhje të ndryshme për dëgjimin janë të disponueshme. Rezultatet nga një studim i Spitalit Austriak Wels-Grieskirchen mund t’ju ndihmojë të bëni një zgjedhje.

zgjidhje të dëgjimi krahasime

Studimet aktuale dëshmojnë se aftësitë e komunikimit të personave me humbje të thellë dëgjimi në njërin vesh (shurdhimi në njërën anë) janë shumë të dobëta sesa pritej. Mungesa e dëgjimit drejtues dhe kuptimi i limituar i të folurit midis zhurmave janë konsideruar si dëmtimet më serioze, ndjekur nga një orientim i limituar në hapësirë. Studimet kanë treguar po ashtu se pacientët e shurdhër në njerën anë ndihen mjaft të kufizuar në jetën e tyre profesionale. Madje përdorimi i telefonit me një implant normal dëgjimi mund të përbëj një problem për ato.

Të zgjedhësh pozicionin e vendit ideal në një mbledhje apo në klasë është hapi i parë për të lehtësuar këto sfida siq është përdorimi i ndihmësve të ndryshme të dëgjimit dhe pajsisjeve të komunikimit[1]. Për një zgjidhje të përheshme duhet të konsiderohet një pajisje e përshtatshme teknike për dëgjimin. Për kandidatët e shurdhër në njërin vesh , janë të përshtatshme pajisja ndihme e dëgjimit CROS, pajisje konvencionale, implante si dhe implantet kokleare.

CROS – trasmetimi kontralateral i tingullit

CROS është kombinimi i një pajisje dëgjimi që vendoset tek veshi i shurdhër e cila kap tingujt në këtë vesh dhe një pajisje të dytë ndihmëse dëgjimi e cila trasmeton tinguj tek veshi që dëgjon. Tingulli mund të trasmetohet nëpërmjet syzeve ose falë tekonologjisë moderne – wireless. Kjo zgjidhje u siguron përdoruesve të gjithë tingujt që vijnë tek veshi i shurdhër. Megjithatë, ata nuk mund të lokalizojnë burimin se nga vjen tingulli. Kuptimi i të folurit në ambientet me zhurmë ndryshon dhe varet nga situata individuale: nëse bashkëbiseduesi ndodhet pranë veshit të shurdhër ai ose ajo mund të dëgjojë më mirë. Nëse bashkëbiseduesi ndodhet pranë veshit që dëgjon por zhurma vjen nga ana e veshit të shurdhër, kuptimi i të folurit mund të kompromentohet me pajisjen ndihmëse CROS.

Përdoruesit shpesh i humbasin përfitimet pozitive të kësaj zgjidhje. Veçanërisht fëmijët shpesh nuk e pranojnë të vendosin ndihmësen e dëgjimit në të dyja veshët. [2] Sistemet me trasmetim kockor janë zhvillimet e fundit të sistemeve CROS.

përdorimi i trasmetimit kockor për personat që dëgjojnë në njërin vesh

Sistemi i trasmetimit kockor bone conduction system is worn in the deaf ear where it picks up sound, converts it into vibrations and delivers them to the temporal bone of the skull. Kafka e tramseton tingullin tek veshi që dëgjon në anën tjetër të kokës. mund të grupohen në pajisje speciale të dëgjimit dhe implante dëgjimit që vendosen në vesh. Të dyja sistemet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Në përgjithësi, kjo zgjidhje funksionon duke trasmetuar sinjalin e audios tek veshi i brendshëm që dëgjon, duke stimuluar efeket e CROS por vetëm me një pajisje dëgjimi. Përdoruesit dëshmojnë dëgjim të përmisuar, edhe pse ato nuk mund të përfitojnë nga dëgjimi binaural ( tek të dy veshët): Kjo ndodh sepse të gjitha tingujt grupohen vetëm nga një anë e veshit.

Implanti Koklear për rregullimin e plotë të dëgjimit tek njëri vesh i shurdhër

SSD Face

Implanti i dëgjimit ka përmisuar dukshëm cilësinë e jetës tek personat e shurdhër në të dy veshët. ©MED-EL

Një implant koklear (IK) shmang mos funksionimin e veshit të mesëm dhe stimulon strukturat e neuroneve tek nervi i dëgjimit drejtpërsëdrejti. Për të përtituar plotësisht nga një implant koklear, rekomandohet rehabilitimi i dëgjimit dhe për fëmijët një trajnimi i hershëm për dëgjimin dhe terapi me logopedistin.

Për përdoruesit e implanteve kokleare që nuk dëgjojnë nga njëri vesh mund të zgjasë pak derisa dëgjimi qëndror i tyre të jetë në gjëndje të kuptojë në mënyrë korrekte sinjalin e tingullit. Kjo ndodh për faktin se veshi që dëgjon merr përsipër të gjithë punën e dëgjimit. Tek personat që paraqesin shurdhësi të gjatë nga njëri vesh, zonat kortike të trurit [3] ndoshta mund të riorganizohen. Kjo mund të zgjasë proçesin e rehabilitimit të dëgjimit. Nëse aftësitë binaurale nuk ishin të pranishme para fillimit të shurdhimit, rekomandohen ushtrime të veçanta për lokalizimin e tingullit dhe kuptimit të folurit në ambientet me zhurmë. Avantazhi i madh i implanteve kokleare mbi sistemet e tjera që përdorin përçueshmërinë kockore është aftësia e tyre të rivendos elektronikisht aftësitë e dëgjimit tek veshi i shurdhër, duke siguruar kështu bazën për një dëgjim binaural të plotë.

Ndryshimi i sistemeve – studimi i parë

Tek një studim të vitit 2015, ekspertët tek klinika e ORL-së në Wels-Grieskirchen (Austria), kryesuar nga fizikanti Thomas Georg Keintzel [4], bënë krahasimin tek pacientët e shurdhër nga një vesh me implante kokleare dhe pacientët e shurdhër nga një vesh me implantin BONEBRIDGE (Ura Kockore, implant dëgjimi ) Pacientët u testuan për të kuptuarin e të folurës në ambientet me zhurmë dhe lokalizimin e tingullit. Gjithashtu, përmisime subjektive tek cilësia e jetës së tyre me implantin ishin vlerësuar tek një pyetësor special.

Rezultatet tregojnë se përdoruesit e të dy sistemeve kanë përfituar nga përmisimi i kuptimit i të folurës në ambjentet me zhurmë dhe një rritje të cilësisë së jetës me implantet e tyre të dëgjimit. Studimi vërejti një ndryshim të dukshëm tek dëgjimi drejtues. Përdoruesit me implant koklear dhanë pikë më shumë se sa grupi me implantet e përçueshmërisë kockore. Të dyja grupet raportuan një cilësi të përmisuar e të qartë të jetës së tyre.

Zgjidhjet për dëgjimin: eksperiencë

Kur të zgjidhet një sistem implanti për një pacient, Thomas Keintzel rekomandon që të vlerësohet se qëllimi është ” thjesht për të vlerësuar kuptimin e të folurit në ambientet me zhurmë ose orientimin e dëgjimit në hapësirë”.

Suksesi me implantin Bonebridge për përdoruesit që nuk dëgjojnë nga një vesh kërkon dëgjim të mirë tek veshi kontralateral. Një përpjekje e vogël rehabilitimi dhe një përmisim i qartë për të kuptuarin e të folurit në ambjentet me zhurmë janë argumentet për pajisjen Bonebridge dhe dëgjimi drejtues i limituar flet të kundërtën.

Thomas Keintzel shpjegon: “Të arrish suksesin me një implant dëgjimi tek një vesh i shurdhër, fillimi i shurdhësisë nuk duhet jetë më shumë se 10 vite. Pacientët duhet të jenë të vendosur të kryejnë rehabilitime dhe duhet të kenë pritshmëri realiste. Nëse ato pranojnë këto kushte, pacientët e shurdhër nga një vesh të pajisur me një implant koklear me siguri do të shikojnë përmisimet tek kuptimi i të folurit në ambientet me zhurmë të larta. Për më tepër, ato mund të rifitojnë sërish dëgjimin drejtues dhe të përfitojnë nga përmisimi i të dëgjuarit në hapësirë.


[1] Lieu J. E. C., Management of Children with Unilateral Hearing Loss, Otolaryngol Clin N Am, 2015, http://dx.doi.org/10.1016/j.otc.2015.07.006.

[2] like1

[3] Shiko Research for good hearing, implantable hearing systems – interview with Prof. Dr. Andrej Kral, taken from: Schnecke, edition 82, p. 11f, December 2013

[4] Shiko Artikullin in hear to read, special edition April 2015, p. 30ff.