Citomegalovirusi (njohur ndrsyhe CMV) është shkaku më i zakonshëm i humbjes kongjenitale e dëgjimit, jo e trashëgueshme dhe progresive.

Një nga shkaqet e mundshme e dëmtimit të dëgjimit kongjenital është infeksioni para lindjes me citomegalovirusin. Terapia duhet të marrë parasysh simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e komunikimit: higjiena parandaluese gjatë shtatëzanisë mund të parandalojë infeksionet.

Tek fëmijët apo tek të rriturit e shëndetshëm, citomegalovirusi, njohur ndryshe si CMV është i padëmshëm. Nëse fare, patogjeni i familjes së herpesviruseve shfaqet nëpërmjet simptomave të ngjashme me atë të gripit. Ashtu si me herpesin në buzë, variçelën ose herpesin zoster, virusi mbetet gjithsesi në organizëm dhe mund të riaktivizohet nëse sistemi imunitar dobësohet. Individët me sistem imunitar delikat mund të sëmuren me pneumoni ose hepatit nga CMV-ja.

Citomegalovirusi është i rrezikshëm veçanërisht për fetusin: infeksionet e citomegalovirusit në mitrën e nënës së bashku me sindromën Down janë – një nga shkaqet më të përhapura të dëmtimit kongjenital në të gjithë botën, përfshirë dëmtimin e dëgjimit dhe shqetësime të tjera të komunikimit. Zhvillimi i dëgjimit, i të folurës dhe komunikimit tek fëmijët e prekur duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe terapia duhet të jetë e terësishme.

Aftësitë e kufizuara si pasojë e infeksionit të tillë konatal (cCMV) janë më të shpeshta sesa aftësitë e kufizuara si pasojë e infeksionit të rubeolës, infeksionit HIV apo abuzimit me alkolin; gjithashtu është më e shpeshtë se sa sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave. Në ndryshim me këto, virusi dhe pasojat e tij janë pak të njohura. Edhe higjiena e lartë gjatë shtatëzanisë mund të mbrojë ndjeshëm fëmijën akoma i palindur.

Infeksioni konatal nga citomegalovirusi mund të shkaktojë humbje të dëgjimit!

Një grua shtatzënë në tre që infektohet për herë të parë nga citomegalovirusi, agjenti patogjen trasmetohet tek fetusi; rreziku është disi më i ulët me infeksionet e reja. Fëmijët e prekur mund të qëndrojnë plotësisht asimptomatikë. Megjithatë, një në 10 të foshnja të prekura tregojnë simptoma në lindje: verdhëz, nënpeshë, pneumoni, funksion të dobët të mëlçisë, temperaturë, inflamacion të trurit, konvulsione.

60% e këtyre të porsalindurve me simptoma kanë dëmtime serioze dhe të përhershme mendore ose fizike duke përfshirë humbjen e dëgjimit madje edhe shurdhësi. Gjithashtu janë tipike edhe problemet e ekuilibrit dhe ushqimit. Rreziku për dëmtime të rënda dhe të përhershme është veçanërisht i lartë nëse infeksioni ka ndodhur gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë. Megjithatë, 10 deri në 15 % e të porsalindurve infektuar me citomegalovirusin por pa paraqitur simptoma humbasin dëgjimin gjatë fëmijërisë.

Humbja e dëgjimit lidhur me citomegalovirusin mund të ndodhë në një anë ose në të dyja anët e veshit në të njëjtën kohë ose me vonesë në anën tjetër të veshit. Nëse në vitet e para të jetës nuk ka asnjë humbje të dëgjimit, infeksioni nuk do të ndikojë në aftësinë për të dëgjuar edhe në vitet e mëvonshme: megjithatë, edhe personat e prekur me një nivel dëgjimi krejtësisht normal shpesh kanë më pak shprehje verbale si të rritur dhe aftësitë e tyre njohëse të nevojshme për komunikim shpesh reduktohen.

Dëmtimi i dëgjimit rëndohet edhe nga probleme të tjera në komunikim.

“Dëmtimi i dëgjimit nuk është problemi i vërtetë”! ankohen prindërit i një nxënësi shkolle, i cili është i pajisur me implant dëgjimi në të dyja anët e veshit dhe ka mbetur i shurdhër për shkak të një infeksioni nga citomegalovirusi. Fëmijët me implante dëgjimi, shurdhimi i të cilëve shkaktohet nga citomegalovirusi zakonisht zhvillojnë të kuptuarit e të folurit më ngadalë. Kjo mund të lidhet me simptoma të tjera që mund të verifikohen për shkak të citomegalovirusit: vonesa në zhvillimin e fjalorit pavarisht nga dëgjimi, çrregullim të hiperaktivitetit dhe defiçit të vëmëndjes (ADHD), reduktim të kontrollit të impulseve ose aftësisë së vëmëndjes, vonesa të njohjes ose mosfunksionim motorik. Individët e prekur mund të kenë vështirësi të kuptojnë fjali të gjata ose përbërese. E gjitha kjo ka një impakt të rëndësishëm në rrugëtimin shkollor dhe mbi aftësinë për tu angazhuar në komunikimin shoqëror.

Sipas një sondazhi suedez, prindërit e fëmijëve të prekur nga citomegalovirusi kërkojnë që simptomat individuale të mos trajtohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra por për infeksionin nga citomegalovirusi si shkaku kryesor, ti jepet vëmëndje më të madhe tek terapia. Tek fëmijët e prekur duhet të kryhen kontrolle të rregullta për dëgjimin: duhen të vëzhgohen të gjitha simptomat që mund të ndikojnë tek komunikimi përfshirë edhe testin e aftësisë njohëse.

Frekuenza e citomegalovirusit: shumë e ndryshueshme

Infeksionet nga CVM dhe cCVM janë më të përhapura në vendet në zhvillim sesa në vendet e zhvilluara. Shifra të larta regjistrohen veçanërisht në Brazil dhe Afrikë dhe shifra më të ulëta në Finlandë deklaron Doz. Doktoresha Ulrika Löfkvist 2022. Ajo drejton kërkimet mbi ciromegalovirusin së bashku me ekipin e profesoreshës Eva Karltorp në Universitetin e Uppsalës. Megjithatë, sipas Löfkvist edhe në Zvicër 70 % e të gjithë të rriturve dhe 0,5 % e të gjithë të porsalindurve janë të infektuar nga CMV-ja.

Në disa shtete të SHBA-S, përllogaritet se deri më 80 % e fëmijëve të shtruar në struktura të kujdesit për fëmijë janë të infektuar. Virusi trasmetohet përmes lëngjeve të trupit: përveç gjakut, urinës, qumshtit të gjirit, spermës dhe sekrecioneve vagjinale, trasmetohet edhe nga bështyma, lotët dhe sekrecionet e hundës. Këto trasmetohen shumë shpejt nga fëmijët e vegjël tek bashkëmoshatarët e tyre dhe tek kujdestarët.

Për shkak se citomegalovirusi trasmetohet përmes kontakteve nëpërmjet lëngjeve trupore, shpërndarja e saj varet veçanërisht nga densiteti i popullsisë dhe mundësitë e higjienës. Gjithashtu, edhe kushtet e motit ndikojnë edhe tek kohëzgjatja e mbijetesës dhe përhapjes së virusit. “Klima suedeze është perfekte për citomegalovirusin” shpjegon specialisti për implantet kokleare profesor Wolf-Dieter Baumgartner. Shefi i CIA (Implanti Koklear Austri) është gjithashtu aktiv pranë Universitetit Spitalor Karolinska në Stokholm dhe është i njohur mbi kërkimet mbi citomegalovirusin në këtë shtet.

Edhe pse përhapja e citomegalovirusit në Austri nuk dihet saktësisht, kushtet për virusin këtu janë të ngjashme me ato të Gjermanisë. Sipas Institutit Robert Koch pothuajse gjysma e të gjithë të rriturve atje janë mbartës të virusit dhe 0.5 % e grave shtatzëne janë të infektuara; në nivel global 2 % e grave shtatzënë janë të infektuara. Profesor Baumgartner, klasifikon edhe ekzaminimin e përgjithshëm të citomegalovirusit në Austri si jo e nevojshme për një tjetër arsye: sepse nuk ka asnjë terapi apo pasojë që ka lidhje me të”.

Mbroni fëmijët akoma të palindur nga citomegalovirusi, monitoroni fëmijët e prekur

Përndryshe, citomegalovirusi i padëmshëm mund të bëhet një rrezik për nënat shtatzënë ose për fëmijët e tyre të palindur. Ky është rasti kur gratë shtatzëna kanë gjithashtu edhe fëmijë më të rritur, në moshë të vogël, i puthin dhe i përqafojnë: fytyrat e fëmijëve të vegjël shpesh janë të mbuluara me lot, bështymë dhe myk. Sipas organizatës Stop CM Arizona deri në 4 % të nënave të ardhshme preken me virusin gjatë shtatëzanisë.

Meqënëse aktualisht nuk ekziston një vaksinë kundër këtij virusi, mjekët këshillojnë rritjen e kujdesit ndaj higjienës gjatë shtatëzanisë si masë parandaluese:

  • Lani duart sa më shpesh me sapun.
  • Puthni fëmijët vetëm tek koka ose në ballë kur i përkëdhelni: mos i puthni të rriturit në buzë.
  • Pastroni dhe disefektoni lodrat rregullisht, lani duart pas prekjes së lodrave, për shembull i kur pastroni.
  • Mos hani ushqimin e të tjerëve madje edhe të fëmijëve.
  • Gjithmonë përdorni pjatat tuaja, thikën, lugën, pirunin, furçën e dhëmbëve, pecetën dhe peshqirin tuaj, mos i ndani me të tjerët madje edhe me partnerin ose fëmijën.

Teksa ekzaminimi për të porsalindurit me infeksionin ofrohet në disa provinca të Kanadasë dhe të SHBA-s, në Evropë nuk është ende i disponueshëm plotësisht. Nëse infeksioni prenatal i virusit është i vërtetuar ose i mundshëm, është e rëndësishme të kryhen kontrolle të rregullta përfshirë kontrollet e shpeshta mbi dëgjimin.