Testimet Mjekësore për përdoruesit e Implanteve Kokleare

Kockat e thyera, tendinat e këputura, kalçifikimi i arterieve ose dyshimet për tumor – janë këto nga shumë arsyet pse mjekët profesionistë kërkojnë të shikojnë imazhet magnetike të organeve të pacientëve të tyre. Përdoruesit e implaneteve të dëgjimit MED-EL janë mjaft të përgatitur mirë për këtë.

egzaminime mjekësore

Ndryshe nga rrezja normale, rrezet X penetrojnë indet e trupit, duke krijuar hije mbi llojet e indeve. Imazhi i arritur me rezonancën magnetike tregon një imazh me hije në strukturën kockore. Në përgjithësi kjo metodë nuk është e përshtatshme për imazhet e indeve të buta.

Tomografia klasike dhe CT (Tomografia e Kompjuterizuar)

Në ekzaminimet me rreze X, nëse burimi rrezatues dhe sipërfaqja e filmuar spostohen afër me njëra tjetrën gjatë ekspozimit, vetëm një zonë e vogël mbetet e qartë. Nivelet më të larta dhe të thellta janë të turbulluara në nuanca me ngjyrë gri dhe në vend të një imazhi me hije krijohet një lloj gjurme si stampë. Kjo referohet si një imazh tomografik. Koha e gjatë e ekzaminimit me metodën e vjetër shkaktonte ekspozim të lartë rrezatimi.

Sot, imazhet e disa pjesëve të trupit mund të ekzaminohen vetëm me një ekspozim të kontrolluar nga një kompjutër. Trashësia e çdo pjese të trupit mund të limitohet në të dhjetën e milimetrit dhe ekspozimi i përgjithshëm mund të mbahet i ulët. Tomografia e Kompjuterizuar (TK) ka zëvëndësuar plotësisht tomografinë klasike.

Alternativat për imazhin e organeve

Tek metoda e shintigrafisë, substancat radioaktive gjatë ekzaminimit hyjnë për pak kohë në organe. Rrezet X ose imazhet e tomografisë së kompjuterizuar mund të përdoren për të ekzaminuar funksionin e këtij organi. Tomografia e kompjuterizuar me emision (ECT) dhe tomografia e emetimeve të pozitronit (PET) janë metoda speciale të shintigrafisë.

Sonografia përdor ultratinguj, valë zanore me frekuencë të lartë prej 1 deri 40Mhz. Mund të përdoret për të ekzaminuar organe që përmbajnë lëngje. Një proçedurë e sigurtë dhe e rehatshme që mund të përdoret pa hezitim madje edhe gjatë shtatëzanisë. Imazhet janë më pak të sakta se sa me tomografinë e kompjuterizuar (CT) ose rezonancën magnetike (MR). Gazrat, për shembull në mushkëri apo zorrë interferojnë me imazhet ultratinguj, si dhe me kockat, një efekt që përdoret ndonjëherë pikërisht për imazhet.

Teknikat e imazheve që përdorin rrezatim me rreze infra të kuqe apo llogaritjen e rezistencës elektronike përdoren shumë rrallë. Proçedurat që përdoren më shpesh janë ato në të cilat një kamera e vogël vendoset në brendësi të trupit me qëllim përfitimin e imazheve si për shembull, ekzaminimi i gastroskopisë.

Implantet dhe imazhet me rezonancën magnetike

Forcat e larta magnetike tek rezonanca magnetike vendosin limite tek përdoruesit e implanteve. Kompania austriake MED-EL është pionere në prodhimin e implanteve të dëgjimit që nuk japin probleme me rezonancën magnetike.

Për disa implante, masa paraprake speciale të sigurisë duhen të vëzhgohen gjatë egzaminimeve. Implantet e disa kompanive të tjera kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale para dhe pas egzaminimit. Përveç përputhshmërisë me të gjitha rregullat, në disa sisteme është konstatuar shkalla e ndërlikimit mbi 50 përqind - ndonjëherë madje kryeson implantimi i implanteve kokleare.

Përdoruesit e implanteve të dëgjimit MED-EL janë në anën e sigurtë! Me përjashtim të VORP 502, implanti i veshit të mesëm i përdorur në të shkuarën, të gjitha implantet e dëgjimit MED-EL janë të sigurta me Rezonancën Magnetike 1.5 Tesla dhe implantet SYNCHRONY janë shumë të sigurta me Rezonancën Magnetike 3.0 Tesla – projekti unik i magnetit tek SYNCHRONY e bën këtë gjë të mundur.

Përdoruesit e implanteve MED-EL shumë rrallë kanë raportuar për ndonjë ndjeshmëri të pakëndshme dhe nuk kanë pasur eksperienca të ndonjë ndërlikimi serioz gjatë egzaminimeve me rezonancën magnetike.

Në rast se nevojitet egzaminimi i rezonancës magnetike, stafi egzaminues duhet të informohet rreth implantit kur të vendoset takimi. Kjo mënyrë mjafton deri tek takimi për çdo pyetje të mundshme kompanisë së implantit.

Implantet dhe imazhet diagnostike

Trajtimet me ultratinguj në zonën e kafkës, si pastrimi i dhëmbëve me ultrasonik nuk rekomandohen për përdoruesit e implanteve të dëgjimit. Skanerat me ultratinguj tek kraharori dhe gjymtyrët janë të sigurta.

Në Gjermani kryhen pothuajse gjysma e egazminimeve me topografinë e kompjuterizuar dhe ky raport është i ngjashëm afërsisht edhe në Austri. Për fat, Topografia e Kompjuterizuar mund të kryhet tek implantet pa hezitim, siç egzaminimet me rrezet X. Në shumë klinika implantimi, pozicioni i implantit kontrollohet zakonisht me rrezen X.

Numri i egzaminimeve të rezonancës magnetike po rritet kudo në botë dhe pajisjet me magnete më të forta po përdoren gjithnjë e në rritje. Kështu, mjekët profesionistë rekomandojnë se implantet e dëgjimit nuk rrezikojnë nga rezonanca magnetike.