Maja mund të dëgjojë sërish me një implant koklear!

“Në fillim ishim të shokuar,” Patrick Beganovic rikujton diagnozën e vajzës së tij Maja – humbje e thellë të dëgjimit. Falë implantimit koklear në Spitalin Universitar Linz, familja është e lumtur tani të dëgjojë fjalët e saja të para.

Sytë e Majas shndërrisin dhe vështrimi i saj ngulitet tek kutia plot me ëmbëlsira. Vajza, e cila ka lindur plotësisht e shurdhër, i pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, veçanërisht çokollatat. Sot, ajo mund të ketë një copë çokollate si një shpërblim për bashkëpunimin e saj gjatë testeve të dëgjimit. Vajza dy vjeçare është në gjëndje të dëgjojë me ndihmën e implantit koklear gjatë dy muajit e fundit. Kjo bën gjithashtu që sytë e prindërve të saj të xixëllojnë: Maja kishte ngelur pas tek zhvillimi i saj i të folurës. Tani, ju vëreni çdo ditë se si po ndryshon!

Problemet e dëgjimit tek fëmijët

Klinika Universitare Linz është departamenti më i madh pediatrik dhe obstetrik në Austri. Stafi spitalor përpiqet të sqarojë me shpejtësi çdo lloj diagnoze me implantet e dëgjimit. Mag. Sabrina Ackerl, shefe e terapisë e të folurës tek dipartamenti i ORL-së thekson se: “Fëmijët e lindur këtu me egzaminin e testit të dëgjimit marrin një diagnozë të qartë brenda fundit të muajit të parë. Dhe më pas atyre mund tu përshtaten pajisjet e dëgjimit pas kësaj.”

“Një fëmijë me dëgjim të dëmtuar do të ketë në fund të fundit dëme të mëtejshme dëgjimi” Doktor Paul Martin Zwittag shpjegon. “Kështu, kujdesi i dëgjimit tek fëmijët është gjithmonë një investim për të ardhmen.” Deri më sot, drejtuesi i departamentit të ORL-së është i shqetësuar kryesisht me rikthimin e dëgjimit tek pacientët e vegjël dhe të rritur. Maja e vogël do të përfitojë nga eksperienca shumë vjeçare e doktorit dhe stafit të tij por rruga e saj për kthimin e dëgjimit ishte pak e mundishme.

Një zingjir kushtesh të pafavorshme

Maja ka lindur në prill të vitit 2019 në Styria dhe prindërit e saj mësuan rreth problemeve të saj të dëgjimit menjëherë pas lindjes. Problemi i saj i dëgjimit ishte i dukshëm tek testi i ekzaminimit që kur Maja ishte e porsalindur dhe ekzaminime të tjera ishin të nevojshme. Pas përsëritjes të një testimi dëgjimi për shkak të problemeve teknike, ka pasur një diskutim rreth humbjes së thellë të dëgjimit dhe mundësisë për implantimin koklear. Megjithatë, ekzaminime të mëtejshme do të kryeshin.
Babai mori lejen e zakonshme dhe së bashku me gruan dhe vajzën shkuan në një klinikë. Për shkak të moshës së Majës dhe distancës nga shtëpia e tyre, ato donin të kryenin testet në klinikë. Mirëpo, krevati i tyre i rezervuar ju dha një pacienti në gjëndje kritike dhe familjes u duhej të kthehej në shtëpi.
Ndërkohë, Maja ishte vetëm 15 muajshe. Zhvillimi i saj i të folurës dhe sjelljes ishte e dukshme tek prindërit: ajo mund të përqëndrohej vetëm për pak kohë, qante në mënyrë të pazakontë dhe komunikimi ishte i mundur vetëm nëpërmjet gjesteve. Prindërit ishin të pasigurtë, meqë çdo gjë ishte kaq e vështirë tek klinika atje. Por familja u spostua në Austrinë Alpine ku ju dha një mundësi për të kërkuar një opinion të dytë mbi dëgjimin e Majas në spitalin universitar Kepler në qytetin e Linzit.

Klinika Spitalore Kepler në Linz: kujdes i shpejtë dhe komunikim i hapur!

Tek Klinika Spitalore Kepler në Linz, të gjitha testet u kryen shumë shpejtë, dhe shkalla e saj e dëgjimit u sqarua brenda një jave, kur ata mundin tashmë të provonin përshtatjen me pajisjet e dëgjimit. Ata gjithashtu, filluan një program të shpejtë ndërhyrje.
“Por, Maya nuk shfaqte ndonjë reagim dhe ne vënim re që ajo po bëhej nervoze rikujton” i jati i saj. Terapisti i të folurës, Ackerl konfirmon që zhvillimi i të folurës është stimuluar me pajisjet e dëgjimit por kjo nuk kishte progres.
Me humbje dëgjimi nga 75 në 85 decibel, pajisjet e dëgjimit jo gjithmonë janë të mjaftueshme për një zhvillim të përshtatshëm i të folurës. Por implantet kokleare mund të ndihmonin. “Ne këshilluam operacionin sa më shpejt e mundur pasi Maja kishte humbur shumë kohë,” shpjegon Ackerl.
“Në fillim ishim të frikësuar – gjithmonë tingëllon keq kur flitet për operacion në kokë” kujton Patrick Beganovic. Pas disa bisedimeve të shumta me kirurgun Zwittag, terapisti i të folurës Ackerl dhe skuadrës së ndërhyrjes së shpejtë FLIP, si dhe me prindërit e tjerë të fëmijëve me implante dëgjimi, prindërve ju sqaruan pasiguritë dhe mësuan rreth mundësive potenciale.

Implanti koklear tek dy veshët

Gjatë një pushimi të shkurtër në punë, Patrick u befasua kur kolegu i tij filloj të fliste rreth vajzës së tij me implant dëgjimi në të dy anët e veshit. Kolegu i tij i jepte kurajo atij: “Mos u shqetëso. Le të takohemi dhe ti mund të shikosh se si vajza ime po shkon me implantin e saj koklear.” Të inkurajuar nga histori dhe eksperienca pozitive, prindërit më në fund morën një vendim.
Limiti i Majës në të dyja anët e veshit ishte kaq i lartë saqë pajisjet ndihmëse të dëgjimit nuk ishin të mjaftueshme dhe vendimi më i mirë ishte përshtatja në të dyja anët me një implant koklear. Terapisti i të folurës Ackerls shpjegon se avantazhet e implantimit në të dy anët e veshit: “Stimuli atëherë vjen nga të dyja anët në të njëjtën kohë. Pas një implantimi pas një kohe vonese, veshi i pajisur me ndihmëse dëgjimi kishte gjasa të mbetej pas në zhvillimin e mëtejshëm të dëgjimit por jo domosdoshmërisht duhej të ishte rasti.
Më në fund, prindërit vendosën që të kryehej implantimi koklear në të dyja veshët e Majas vetëm me një operacion. “Ne nuk donim ta vendosnim atë nën një stres tjetër me një operacion të dytë.”

Të lidhesh me të tjerët

“Sytë e Majas u zmadhuan me të vertet shumë, kujton babai aktivizimin e parë të proçesorit të implantit koklear. “Ajo menjëherë shikoj në drejtimin e duhur për të gjetur burimin e tingullit dhe ajo nuk e kishte bërë asnjëherë atë me një pajisje dëgjimi.”
Suksesi provoi që prindërit dhe stafi kishin të drejtë. “Ndërkohë, Maja mundte të dallonte tingujt e automjeteve të ndryshme në rrugë. Ajo tashmë kuptonte shumë gjëra dhe ne nuk kishim nevojë të përdornim shumë gjeste. Ajo po provon të komunikojë dhe tashmë ajo mund të thojë fjalë si mami, babi, gjyshe…..” Sjellja e Majës gjithashtu ndryshoi. Ajo nuk qante më, nuk ishte nervoze dhe ishte shumë më e lumtur!” Vëmëndja e saj ishte gjtihashtu përmisuar dhe ajo luante me një zonjë nga stafi i FLIP gjatë gjithë sezonit..”
Patrick Beganovic shpjegon emocionet e para kur prindërit zbuluan që fëmija e tyre ishte e shurdhër. “Në fillim, je vetëm i shokuar dhe nuk dëshiron ta pranosh. Por ju këshilloj që të komunikoni shumë me doktorët dhe me profesionistët e tjerë. Mundësisht, të njiheni me prindër të tjerë të fëmijëve me implante kokleare”. Ai rekomandon çdo njeri për tu lidhur me të tjerët në kështu situatash pasi “Ti nuk do të jesh i vetëm me shqetësimet e tuaja!” Kirurgu i Majas gëzon së bashku me familjen e saj, “E konsideroj si një nder të madh si një doktor, që jam i aftë të ndihmojë një fëmijë të shurdhër apo me humbje dëgjimi të thellë me një implant koklear.”