Implanti koklear siguron punën dhe parandalon sfilitjen

Dëmtimet e dëgjimit kanë një sërë difektesh mbi të mësuarit dhe formimin, si dhe në jetën e përditshme: Ka një rritje të rrezikut të sfilitjes dhe humbjes të punës. Një kurë në kohë për dëgjimin, pajisje ndihmëse të përshtatshme dhe masa paraprake mund të luftojnë këtë fenomen.

“Kur një fëmijë fliste në klasë, nuk dija më se nga ku fliste” përshkroi ish profesori i AHS, Mag. Peter Kmetyko në një intervistë tek gehört.gelesen, shpjegon se si humbja e dëgjimit të tij nga njëra anë e veshit, u bë “gjithmonë më e bezdisshme” në klasën e tij. Dëgjimi i mirë është i rëndësishëm jo vetëm për personelin pedagogjik dhe muzikantët profesionistë: faktikisht, vështirë të gjesh mundësi pune ku në të cilën nuk është e nevojshme të paktën sipas rastit, bashkëbisedimi telefonik me klientelën, kolegët ose me eprorët.

Mark Laureyns, në përfaqësimin e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të Forumit Botëror të Dëgjimit shprehu këto sfida me fakte dhe shifra në prezantimin e tij tek simpoziumi i EURO-CO në Roterdam në nëntor të 2022-shit: edukim më i varfër, hyrje më e vështirë në tregun e punës, mundësi karriere më skarse dhe një rrezik më të lartë të papunësisë dhe shkuarja në pension më herët për personat me dëgjim të dëmtuar. [1] Shqetësuese por jo ndonjë gjë e re: Presidenti i CIA (Implanti Koklear Austri), profesor doktor Wolf-Dieter Baumgartner prezantoi shifra shumë të ngjashme me ato të 2010-s në punën e tij mbi analizën e çmimeve të implantit koklear. [2] Më pak të njohura janë rezultatet mbi lidhjen midis aftësisë së dëgjimit, situatës në punë dhe sfilitjes, prezantuar nga Laureyns: problemet e dëgjimit rrisin rrezikun e sfilitjes; të punosh në një zyrë me hapësirë të hapur e përkeqëson këtë rrezik. Aparatet akustike ose implantet e përshtatshme, një ambient i punës më i qetë dhe pushime për dëgjimin mund të parandalojnë rrezikun.

Sfilitja - nuk është një sëmundje por as një gjëndje shëndetësore e shëndetshme.

Stresi dhe mungesa e pushimit lidhur me një situatë pune të vështirë: ky kombinim shkakton sfilitje tek një numër i madh njerëzish. Si ndjenjë e përgjithshme e mbingarkesës sjell sfilitje dhe reduktim të produktivitetit. Sfiltija [3] nuk është konsideruar sëmundje në kuptimin e ngushtë të fjalës, por sintomat dhe shqetësimet duhen të merren seriozisht si një çështje urgjente: Sfilitja mund të sjellë dëme të rënda sociale, fizike dhe psikologjike.

Si rrjedhojë, shkaqet dhe faktorët nxitës janë aktualisht objekt i kërkimeve intensive. Në vitin 2011, një studim [4] i zhvilluar në Suedi zbuloi një lidhje të fortë midis problemit të dëgjimit dhe simptomave të sfilitjes. Në një studim të fundit zhvilluar pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara Thomas Moore në Belgjikë, Laureyns dhe kolegët e tij gjetën në një lidhje midis simptomave të sfilitjes dhe problemeve të pranimit të zhurmës, të kuptuarit e të folurit në zhurmë, përqëndrimit dëgjimor dhe kumbimeve në veshë.

Zyrat me hapësirë të hapur: të këqija për të dëgjuar dhe të këqija për të mos dëgjuar

Në këtë rast, Laureyns ka përmendur edhe problemet e zyrave me hapësirë të hapur, jo vetëm për personat me dëmtim të dëgjimit: Rritja e niveleve të zhurmës në zyrat me hapësirë të hapur sjell të kuptuarit më të dobët e të folurit dhe kërkon një përqëndrim më të madh gjatë bisedave. Ndonjëherë, është e nevojshme edhe një përqendrim më të madh nëse dikush nuk dëshiron të jetë i pavëmëndshëm në bisedimet me të tjerët.

Edhe punonjësit me dëgjim normal duhet të bllokojnë me vetëdije zhurmën për rreth tyre në një zyrë me hapësirë të hapur që të jenë në gjëndje të përqendrohen tek puna e tyre.[5] Filosofi francez Denis Diderot e quante “Perdja e Katërt” ose “Muri i Katërt”: Tre perde ose mure ndajnë skenën nga salla e teatrit. Kur të gjithë të tre të ngrihen, publiku mund të shikoj aktorët. Diderot u rekomandonte përkthyesve “të imagjinonin një mur të madh para skenës që i ndan nga publiku dhe të sillen pikërisht sikur perdja nuk ështe kurrë ngritur”.

Zyrat më të vogla janë veçanërisht më të favorizuara për punonjësit me probleme të dëgjimit. Në këtë rast, është e nevojshme një përqëndrim më i vogël në të dyja situatat: Kur dëgjon dhe kur nuk dëshiron të besdisesh. Kjo shmang stresin dhe redukton rrezikun e sfilitjes.

Humbja e dëgjimit: 6 mënyra për të parandaluar sfilitjen

  • Kujdesi në kohë për dëgjimin ndihmon në mbrojtjen e vendit të punës në rast të humbjes së dëgjimit.
  • Në kombinim me aparatin akustik, janë të disponueshëm edhe disa pajisje ndihmëse dëgjuese për të thjeshtësuar më shumë komunikimin: për shembull, AudioStream për telefonatat ose AudioLink si mikrofona të lëvizshëm gjatë mbledhjeve.
  • Të përballosh problemet e dëgjimit në mënyrë të menjëhershme dhe të qartë: Personat që fshehin nga turpi problemet e të kuptuarit rrezikojnë të krijojnë keqkuptime dhe pengojnë kolegët të jenë të kujdesshëm.
  • Zyrat e vogla dhe grupet e punës si dhe ambientet me zhurmë të vogël lehtësojnë komunikimin. Perdet ose mobiljet shtesë shpesh mund të ndihmojnë. (shiko GG 1.2020 faqet 32-36)
  • Me vetëdije shfrytëzoni pushimet nga puna dhe pas punës për pushimet e dëgjimit (shiko GG 1.203 faqja 16 dhe në vazhdim)
  • Zgjidhni me vëmëndje punët dhe pozicionet me nevoja më të mëdha të komunikimit.

[1] Raporti botëror mbi dëgjimin, Organizata Botërore e Shëndetësisë 2021 ISBN 978-92-4-002048-1 & 978-92-4-002049-8

[2] Implanti Koklear Eine Ökonomische Analyse“, Baumgartner W.D. 2010

[3] https://www.gesundheit.gv.at/krankheiten/psyche/burnout.html

[4] “Stresi dhe përhapja e problemeve të dëgjimit tek forca e punës në popullsinë suedeze”, Hasson et al., Shëndeti Publik BMC, 2011 Shkurt 23; 11:130, doi: 10.1186/1471-2458-11-130

[6] “E vërteta rreth zyrave me hapësirë të hapur”, E. Bernstein, B. Waber, Harvard Business Review, Nëntor.-Dhjetor. 2019, https://hbr.org/2019/11/the-truth-about-open-offices . 2019, https://hbr.org/2019/11/the-truth-about-open-offices