Përse dëgjimi është kaq i rëndësishëm për sportin!
Me përjashtim të disa sporteve, nëse ju nuk arrini të dëgjoni, nuk jeni të favorizuar në disa aspekte. Ne mund të sqarojmë disa aspekte se përse dëgjimi i mirë në sport është i rëndësishëm për atletët, trajnerët dhe të apasionuarit dhe përse veshi është gjithmonë i përfshirë në trajnim.
Birgitt Valenta
Tenisi, futbolli, kërcimi për së gjati, sportet motorike: na duhen shenja të vogla dëgjuese për të identifikuar këto sporte. Ne i njohim tingujt karakteristikë si përplasja e një topi me dimensione dhe materiale të ndryshme, dëgjojmë hapat dhe lëvizjet e trupit, po ashtu edhe zërat e protagonistëve dhe zhurmat domethënëse të pajisjeve sportive. Ne mund të identifikojmë edhe në mënyrë akustike hapësirën përkatëse në të cilën praktikohet sporti si në ambientet e hapura si edhe në ato të mbyllura.
Roli i dëgjimit tek perceptimi
Dëgjimi është një pjesë integruese e perceptimit edhe gjatë aktivitetit të vetë sportit. Atletët përdorin dëgjimin për të zbuluar informacione të rëndësishme si udhëzimet nga trajneri, sinjalet nga shokët e skuadrës ose ndryshimet në lojë. Në shumë skuadra sportive si futbolli, për shembull, sinjalet akustike mund të bëjnë dallimin përcaktues midis suksesit dhe dështimit.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i sportit është analiza e skenës dëgjuese siq e quajnë psikologët e perceptimit kur të gjithë valët zanore që arrijnë në veshin tonë në të njëjtin moment vijnë të filtruara dhe të seleksionuara. Organizimi i shqisave tona është diskutuar për mijëra vite. Pjesa më e madhe e filosofëve kanë arritur në konluzionin që qenjet njerëzore janë “kafshë okularë” dhe që shikimi është shqisa më dominuese.
Gjithsesi, dëgjimi është më i rëndësishëm se shikimi veçanërisht për atletët: Ndonjëherë, na duhet të mbyllim qepallat dhe shikojmë vetëm atë çfarë ndodh në fushën tonë të shikimit dhe në dritë. Ndërsa, veshët tanë nëse janë të paprekura nuk mund të mbyllen në mënyrë natyrale. Gjithashtu, ne jemi në gjëndje të dëgjojmë në errësirë dhe të perceptojmë e të lokalizojmë raste me tinguj që vijnë nga jashtë fusha jonë e shikimit.
Si përfundim: dëgjimi është i rëndësishëm të paktën sa shikimi
Në realitet, kombinimi i dëgjimit dhe i shikimit është thelbësore për të pasur sukses dhe siguri në sport. Të dyja shqisat plotësojnë njëra tjetrën dhe atletët duhet ti kontrollojnë gjithmonë për ti ruajtur dhe mbajtur ato.
Muzika si burim motivimi
Përse muzika na motivon? Ajo na bën të buzëqeshim ose të qajmë, na ndikon emocionalisht ose na motivon: pothuajse asgjë nuk ka një efekt kaq të fortë dhe të larmishëm mbi ne qenjet njerëzore si muzika. Është një shoqërues i vazhdueshëm dhe i domosdoshëm në të gjitha aspektet e jetës tonë përfshirë sportet.
Studime të shumta kanë treguar se muzika e duhur jo vetëm na motivon gjatë sportit por rrit edhe produktivitetin tonë. Andaj, muzika është konsideruar si “droga ligjore”.
Studime të kryera në Kanada dhe në Britaninë e Madhe tregojnë një tjetër vrojtim mahnitës: muzika ka efekte pozitive të matshme në formimin e laktatit, furnizimin me oksigjen dhe rrahjet e zemrës gjatë sportit .
Efekti psikomatik i muzikës
Megjithatë, si përfundim siq përmendur më lart, dëgjimi i muzikës shkakton emocione të cilat nga ana e tyre provokojnë një ndryshim personal të kushteve fizike si për shembull një ndryshim e të qëndruarit, një rritje të frymarrjes të lëkurës ose të gjëndjes e tensionit në muskujt.
Bëhet fjalë për një efekt psikologjik me të cilën janë të lidhura në mënyrë të dukshme reagimet e sistemit neurovegjativ tek stimujt zanorë. Sistemi neurovegjetativ kontrollon proçeset trupore që nuk vijnë me forcën e vullnetit por janë të caktuara nga çrregullimi i pavullnetshëm i sistemit nervor vullnetar. Ky efekt i muzikës mund të shfrytëzohet për të rritur produktivitetin ne atletizëm, për shembull deri në 15 përqind tek vrapuesit e maratonës.
Nxehja me muzikën
Muzika ka edhe një efekt para se të praktikosh çdo lloj sporti: rizgjimi i emozioneve pozitive mund të qetësojë tensionin dhe të kontrollojë nervozismin para garës sportive. Muzika është kështu një përgatitje mendore dhe nxit nxitjen dhe entuziasmin për sforcimin e ardhshëm sportiv.
Metrat e fundit me muzikën e duhur
Muzika mund t’ju mbaj të motivuar duke vonuar lodhjen dhe ju ndihmon për të vazhduar minutat e fundit, kilometrat ose ushtrimet dhe në rastin më të mirë për t’ju shtyrë sërisht.
Shumë studime kanë treguar gjithashtu se muzika redukton në mënyrë domethënëse ndjenjën e sforcimit fizik. Për shkak të mbivendosjes akustike të muzikës, sinjale të tilla si frymarrja e rëndë apo rritja e frekuencës kardiake perceptohen më pak të qarta. Është e rëndësishme për atletët që mos të injorojnë këta sinjale për të mos u lodhur.
Atletët duhet të vendosin vetë se cila është lista e muzikës e duhura. Pjesa më e madhe e njerëzve me shumë mundësi do të zgjedhë diçka të njohur që lidhet me diçka pozitive. Teksa ne përshtasim automatikisht lëvizjet tona me ritmin e muzikës, është shumë e rëndësishme që muzika të luhet më një shpejtësi të përshtatshme: të lëvizësh shumë ngadalë mund t’ju ngaldasojë, ndërsa të lëvizësh shumë shpejt mund të sjellë edhe ezaurim.
Si përfundim: muzika si stimul motivues
Muzika e duhur është themelore për sportin dhe shkakton emocione që i lidhim me fuqinë dhe forcën. Kjo rrit motivimin, produktivitetin dhe në mënyrë të dukshme na bën të lumtur.
Komunikimi si faktor vendimtar
Në sportet me skuadra, komunikimi është një faktor vendimtar për suksesin e skuadrës. Një dëgjim i mirë mundëson një komunikim verbal të shpejtë dhe efikas midis antarëve të skuadrës në fushë. Udhëzimet taktike të trajnerit, paralajmërimet mbi kundërshtarët dhe vendimet e shpejta bazohen rëndom tek sinjalet akustike dhe vendimet e shpejta bazohen shpesh tek sinjalet akustike që përmisojnë kordinimin dhe efikasitetin e skuadrës.
Aftësia për të perceptuar paralajmërimet dhe udhëzimet akustike është vendimatare edhe për masat parandaluese të sigurisë për të evituar aksidentet dhe lëndimet.
Si përfundim: Komunikim efektiv përmes dëgjimit të mirë
Komunikimi dëgjues në sport shkon përtej të kuptuarit të fjalëve. Kjo përfshin delikatesën e botës akustike që kanë një impakt pozitiv tek shpirti i skuadrës, tek siguria dhe tek suksesi.
Dëgjoni atë që ju rrethon
Përveçse dëgjimit të paralajmërimeve nga trajnerët apo shokëve të skuadrës, dëgjimi është shpesh shenja e parë e alarmit për rreziqet e mundshme. Dëgjimi i ndërgjegjshëm i tingujve mjedisorë veçanërisht në hapësirë të hapur mund të ndihmojë atletët nga rreziqet e paparashikuara, nga afrimi i autometjeve tek elementet natyrorë si ndryshimet meteorologjike.
Në fund, një komunikim i shpejtë dhe i qartë midis antarëve të skuadrës mund të jetë një shpëtim jete. Dëgjimi i thirrjeve për ndihmë ose udhëzimet mjekësore redukton kohët e veprimit, duke dimostruar që një dëgjim i mirë në sport jo vetëm ndihmon të mbroni veten por edhe shokët e skuadrës.
Si përfundim: Mbroni veten dhe të tjerët nga rreziqet gjatë sportit me dëgjimin
Prandaj, dëgjimi i kujdesur është një strument i vërtet i sigurisë në sport. Duke përdorur me vetëdije shqisen e dëgjimit atletët mund të njohin rreziqet që herët, të shmangin përplasjet dhe të rrisin sigurinë e përgjithshme tek fusha e lojës ose në ambjentin sportiv.
Në balancë të mirë
Ndëgjegjësimi dhe ekuilibri në hapësirë luajnë një rol të rëndësishëm në shumë aktivite sportive. Veshi nuk është përgjegjës vetem për dëgjimin e valëve zanore por edhe për perceptimin e ekuilibirit. Veshi i mesëm ka organin vestibolar që rregjistron lëvizjet dhe pozicionet e kokës. Funksioni i saktë i këtij organi është thelbësore për ekuilibrin gjatë të gjitha aktivitete sportive.
Trajnimi për ekuilibrin e synuar mund të optimizohet edhe përmes përdorimit të tingujve dhe muzikës. Atletët mund të fokusohen tek stimujt akustikë për të përmisuar ekuilibrin si nëpërmjet lëvizjeve ritmike si duke perceptuar me vetëdije tingujt gjatë ushtrimeve specifike të ekuilibrit.
Dëgjimi luan një rol të rëndësishëm edhe në kordinimin e lëvizjeve. Sinjalet akustikë mund të ndihmojnë atletët për të sikronizuar lëvizjet dhe për të përmisuar rregullimin e mirë të aktiviteteve të muskujve që ndonjëherë ka një efekt pozitiv tek ekuilibri.
Një shqisë e mirë ekuilibruar shoqërohet gjithashtu me një ndjeshmëri të ulët ndaj lëndimeve. Atletët që përdorin me vetëdije perceptimin dëgjues mund të reagojnë në mënyrë më të shpejtë tek ndryshimet e ambientit të tyre duke evituar kështu rënjet ose përplasjet.
Si përfundim: Dëgjimi si pjesë integruese e trajnimit të ekuilibrit.
Lidhja e ngushtë midis dëgjimit dhe shqisës së ekuilibrit e bën të qartë se shqisa e dëgjimit nuk është vetëm e rëndësishme për perceptimin e tingujve por edhe për qëndrueshmërinë fizike në sport.
Sporti dhe dëgjimi i mirë favorizojnë shëndetin
Tashmë e dijmë të gjithë: kush bën aktivitet fizik rregullisht ka një jetë më të shëndetshme. Sporti forcon muskujt, rrit rezistencën e aparatit skeletrik, parandalon sëmundje kardiake dhe të mbron nga obeziteti.
Dihet gjithashtu që ushtrimet e rregullta fizike reduktojnë stresin. Një stres i tepërt mund të ketë një impakt negativ edhe tek dëgjimi. Duke reduktuar faktorët e stresit, sporti mund të kontribuojë në një përvojë më të mirë dëgjimi.
Për më tepër, aktiviteti sportiv e forcon sistemin imunitar e cila nga ana e saj mund të ketë një impakt pozitiv tek shëndeti i dëgjimit. Një sistem imunitar i fortë ndihmon për të parandaluar infeksionet tek veshi i mesëm dhe si rrjedhojë parandalon problemet e dëgjimit.
Ajo që shumë njerëz nuk dijnë është që duhet të bëjmë diçka edhe për shëndetin tonë mendor. Për këtë kemi nevojë për dëgjimin, sepse është treguar se një dëgjim i mirë mbron nga demenca dhe si rrjedhojë është e një rëndësie të madhe deri tek mosha e vjetër.
Si përfundim: marrëdhënie e shëndetshme midis dëgjimit të mirë dhe sportit
Një dëgjim i mirë ndihmon jo vetëm në shëndetin fizik por edhe tek ajo mendore. Ja vlen të konsiderosh sportin si pjesë e një koncepti gjithëpërfshirës të shëndetit dhe të njohësh rëndësinë e dëgjimit si pjesë përbërese e këtij proçesi.
6 arsyjet përse dëgjimi është shumë i rëndësishëm për sportet!
- Motivimi
Muzika frymëzuese ose fjalë të motivuara mund të kenë një impakt pozitiv tek produktiviteti. Të dëgjuarit muzikë gjatë aktivitetit fizik mund të rrisë motivimin dhe të përmisojë rezistencën. - Komunikimi
Komunikimi është shumë i rëndësishëm veçanërisht në sportet me skuadra. Lojtarët kanë nevojë të flasin me njëri tjetrin për të planifikuar strategji, për të bërë rregullime taktike dhe për të mbështetur njëri-tjetrin. Dëgjimi i udhëzimeve nga trajneri dhe anëtarët e skuadrës favorizon një punë skuadre efikase. - Siguria
Në sport, është e rëndësishme të dëgjosh sinjalet e rrezikut dhe udhëzimet për të parandaluar lëndimet. Trajnerët ose shokët e skuadrës mund të përcjellin informacione të rëndësishme rreth situatave të rrezikshme ose vendimeve taktike që ndikojnë në mirëqënjen dhe sigurinë e atletëve.
Edhe dallimi zanor i tingujve mjedisorë si në ambiente të hapura ose të mbyllura mund të parandalojnë rreziqe të mëdha. - Ekuilibiri
Një dëgjim i paprekur është i shumë rëndësishëm jo vetëm për perceptimin e tingujve por edhe për qëndrueshmërinë fizike në sport. Gjithashtu, një ekuilibër i mirë e bën sportin më interesant. - Shëndeti
Sporti është i shëndetshëm për trupin dhe mëndjen: me një dëgjim të mirë është e mundur të praktikosh sportin tuaj të preferuar në mënyrë më efektive dhe më me siguri të madhe dhe argëtim, duke e bërë akoma më të shëndetshme. - Qejf
Të apasionuarit pas sportit nuk kanë përse të djersiten. Për shumë njerëz të shikojnë evente sportive është aktiviteti numër një në kohën e lirë. Si do të ishte një ndeshje futbolli pa zhurmën entuziaste të turmës apo një garë e Formula 1 pa zhurmën e motorit?