Implantet kokleare mund të përmisojnë shëndetin dhe të zgjasin jetën
Humbja e dëgjimit ka një impakt të rëndësishëm për jetën dhe është e njohur si një faktor rreziku për shëndetin. Madje, shkurton edhe jetën e personave që janë të prekur nga humbja e dëgjimit. Megjithatë, shkencëtarët kanë ardhur në konkluzion nga një studim i ri, se përdorimi i rregullt i sistemeve të dëgjimit mund ti ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë.
Shkencëtarja Katharine Kim Brewster në Universitetin Mjekësor të Kolumbias është e specializuar për gjeriatri dhe demencën. Së bashku me kolegën e saj Carly Maitlin kanë shkruar për revistën shkencore The Lancet se humbja e dëgjimit shoqërohet me humbje njohëse, harresë dhe shëndet të dobët fizik. Që në vitin 2017, një publikim tek revista The Lancet është treguar se humbja e dëgjimit është faktori më i madh i rrezikut për tu kontrolluar për demencën që shfaqet në moshën e mëvonshme. Megjithatë, në vitin 2019, sipas një tjetër studimi më të gjatë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u analizua se përdorimi i rregullt i pajisjeve të dëgjimit e redukton këtë rrezik.
Mirëpo, humbja e dëgjimit mund të shkaktojë edhe sëmundje mendore, si depresioni. Me këtë, ekspertët nënkuptojnë një kombinim të humorit vazhdimisht të ulët, zhytje në mendime, mungesë të shpresës dhe humbje të motivimit. Kjo gjëndje mund të shoqërohet edhe me shqetësime fizike. Depresioni shpesh shkaktohet edhe nga një kombinim i faktorëve neurobiologjik dhe psikosociale: për shembull, humbja e dëgjimit dhe faktorë të tjerë që lidhen si humbja e një personi të dashur, tërheqje dhe izolim nga jeta shoqërore, frikë për të ardhmen dhe shqetësime ekonomike të shkaktuara nga një situatë e vështirë në punë dhe shumë të tjera. Të dhënat shkencore tregojnë se humbja e dëgjimit mund të rrisë edhe rrezikun e vdekjes. Megjithatë, të dhënat e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurojnë pak lehtësim: përdorimi në mënyrë të vazhdueshme të sistemeve të dëgjimit mund të kundërveprojnë me sukses këtë rrezik.
Rreth 2.5 miliardë njerëz do të preken brenda 2050-s!
"Në të gjithë botën, 1.6 miliardë njerëz përllogaritet të jenë të prekur nga humbja e dëgjimit. Brenda vitit 2050, numri i personave të prekur nga humbja e dëgjimit pritet të rritet deri më 2.5 miliardë" konfirmojnë shkencëtarët e kryesuar nga Janet S. Choi, duke u referuar shifrave tashmë të njohura në publikimin e tyre mbi të dhënat e reja. Ata nënvizojnë edhe peshën e madhe që humbja e dëgjimit sjell për një shkak të limiteve të komunikimit që kanë lidhje si në ambjentin social dhe në të punës.
Përveçse, një cilësie të jetës përgjithësisht më e keqe, shkencëtarët përmendin probleme të shëndetit si depresioni, demenca dhe rritje të vdekshmërisë si shkaqe të provuara nga dëmtimi i dëgjimit: "Rishikimet e mëparshme sistematike dhe analizat e hollësishme kanë treguar se humbja e dëgjimit shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në përgjithësi edhe pas marrjes në konsideratë të dhënave demografike dhe shumë sëmundjeve në të njëjtën kohë. Çdo humbje e dëgjimit prej 30 decibel mund të sjellë një tjetër dyfishim të rrezikut të vdekjes, siq është vërtetuar nga studime të ndryshme. Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të dëgjimit jo vetëm përmison dëmtimet e dëgjimit shkaktuar nga humbja e dëgjimit por dhe cilësinë e jetës në pergjithësi: të dhënat aktuale tregojnë gjithashtu se tek njerëzit me dëgjim të dëmtuar të cilët përdorin rregullisht pajisje ndihmëse dëgjimi kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa ato persona me dëmtim të dëgjimit që kurrë ose vetëm me raste mbanin pajise dëgjimi.
Analiza të hollësishme nga pothuajse 10 mijë shtetas amerikanë
Për këto hulumtime, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut përdorën një material të gjerë të dhënash nga një hulumtim në shkallë të gjerë kryer nga Departamenti i Shëndetit dhe i Shërbimeve Sociale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1999 deri 2012-ën. Pothuajse, 10 mijë të rritur morën pjesë në këtë studim të gjatë të quajtur “ Sondazh Kombëtar mbi Shëndetin dhe Ushqyerjen" ku 1.863 prej tyre vuanin nga humbja e dëgjimit. Në disa studime të tjera, pjesëmarrësit u pyetën vetëm nëse vuanin nga humbja e dëgjimit. Ndërsa këtë herë, humbja e dëgjimit ishte përcaktuar përmes matjeve audiometrike dhe u rregjistrua përdorimi i aparateve të dëgjimit. Sigurisht, njerëzit e moshuar kanë probabilitete më të larta për të vuajtur nga humbja e dëgjimit dhe kanë një pritshmëri të jetës më të shkurtër. Kështu, mund të jetë pak befasuese që një hulumtim statikor tregon një pritshmëri të jetës më të shkurtër për personat e prekur nga humbja e dëgjimit. Megjithatë, edhe pse konsiderohet ky faktor ndikues, një humbje të dëgjimit nga e moderuar në më të rëndë sjell një pritshmëri të një jetë më të shkurtër. Këto të dhëna konfirmojnë publikimet e mëparshme shkencore të publikuara më herët nga grupe të tjera hulumtuese. Ajo që është relativisht e re, është rezultati i qartë, se rreziku i vdekshmërisë është më i ulët për personat e prekur nga humbja e dëgjimit nëse ato përdornin rregullisht aparatet e dëgjimit. Megjithatë, vetëm personat e prekur nga humbja e dëgjimit që përdornin aparate dëgjimi në mënyrë jo të rregullt shfaqnin të njëjtin rrezik vdekshmërie tek studimi me pjesëmarrësit që kishin humbje dëgjimi dhe nuk mbanin aparate dëgjimi.
Lidhjet e sakta janë ende të paqarta por dëgjimi zgjat jetën!
Tek një vlerësim të publikimit të ri, Brewster dhe Maitlin kritikojnë faktin që ndonëse të dhënat e këtij studimi janë veçanërisht të besueshme, lidhja midis përdorimit të pajisjes ndihmëse të dëgjimit dhe uljes së vdekshmërisë nuk është hetuar mjaftueshëm. “Duke pasur parasysh lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe rënjes njohëse, një tjetër shpjegim për tu duartrokitur është se pajissjet ndihmëse për dëgjimin përmisojnë rrezikun e vdekshmërisë duke reduktuar rrezikun e demencës,” shtojnë ato. “Sidoqoftë, trajtimi për dëgjimin mund të reduktojë rrezikun e vdekshmërisë duke reduktuar vetminë, depresionin dhe dobësitë, gjithë të cilat janë faktorë rrezikues për një shëndet të dobët.
Ato bëjnë thirrje për studime të tjera dhe afat gjata, studime me grupe kontrolli të rastësishme për të hetuar në mënyrë më të thelluar efektet e sakta nga përdorimi i aparateve të dëgjimit mbi aftësitë njohëse, fizike dhe mendore e të moshuarve. Megjithatë, ata vejnë re siq vijon: “Mbi të gjitha, rezultatet sygjerojnë se përdorimi i rregullt dhe në mënyrë të vazhdueshme të aparateve të dëgjimit mund të kontribuojë për të reduktuar rrezikun e vdekshmërisë” e cila mund të aplikohet edhe në përdorimin e rregullt të implanteve të dëgjimit. Pavarsisht nga mekanizmat e saktë që ndodhen pas saj, kjo së fundi është një gjetje e rëndësishme për të prekurit nga humbja e dëgjimit dhe të afërmeve të tyre.