Wien.Hören – Të dëgjosh shumëllojshmërinë e tingujve në qytetin kosmopolitan të Vjenës falë MED-EL-it

Miliona vizitorë që vizitojnë Vjenën janë të entuziazmuar dhe kjo është konfirmuar tashmë prej vitesh nga studimi krahasimor ndërkombëtar i Mercer: Viena është dhe mbetet qyteti më i mirë në botë! Kjo është në sajë të sistemit sanitar të shkëlqyer – dhe siq disa e dijnë – prodhuesi i implanteve akustike MED-EL , filiali i Vjenës feston këtë vit 30 vjetorin e saj.

Vjena gjithmonë ka pasur shumë për të ofruar. Ajo që shumë veta ndoshta nuk e kuptojnë është se ka më shumë për të dëgjuar në këtë qytet të pasur me histori sesa në shumë metropole të tjera: Viena, për shembull, është qyteti i muzikës dhe e një vizite në opera, një mbrëmje koncerti të sofistifikuar apo shfaqje muzikore gazmore është me të vërtet një domosdoshmëri absolute si për vizitorët dhe rezidentët. Ofertat muzikore në Vjenë janë të panumërta.

Art kudo që shkoni dhe dëgjoni

Pallati i Kopshtit Liechtenstein që ndodhet në qendrën historike ofron një kënaqësi të veçantë: Orkestra Hofburg i Vjenës perfomon rregullisht nga repertori i saj klasik në sallën më të madhe baroke laike të Vjenës. E ashtuquajtura Salla e Herkulit me afreskun e famshëm në tavan të Andrea Pozzi-t bën pjesë në trashëgiminë botërore të UNESCO-S të Vjenës dhe një ambient i shkëlqyer për koncertet e orkestrës së njohur. Direkt mbas sallës gjendet filiali i MED-EL Vjena, që është gjithmonë e lumtur të jetë të frymësohet nga tingujt e mrekullueshëm të Pallatit. Edhe qendra e shërbimeve ZENTRUM HÖREN që gjendet tek parku rekomandon klientët e saj që të marrin pjesë në këto koncerte kaq të bukura.

Nga ana kulturore, përveç muzikës ka oferta shumë të ndryshme– zgjedhja e istitucioneve teatrale është e gjerë, muzetë janë të hapura për të gjitha periudhat, stilet dhe shijet artistike. Ndoshta muzeu më i famshëm dhe më i vizituari në Vjenë është Belvedere i cili kombinon tre pozicionet e saj në një kopsht fantastik. Bukuria e këtij xhevahiri barok i detyrohet gjeneralit Princ Eugjenos i Savojas që e ndërtoi si rezidencën e tij verore 300 vite më parë. Edhe këtë viti kompleksi i kalasë feston një përvjetor këtë vit. Në çdo rast, mund të dëgjosh çdo ditë zhurmën dhe rrëmujën turistike – shtëpia vizitohet deri në 6 mijë vizitorë në ditë –dhe rrethon vendin e famshëm të ekspozitës.

Belvedere I

Çfarë të dëgjoni në zemër të qytetit

Qendra e qytetit ndodhet në afërsi dhe fton eksperienza të veçanta të dëgjimit: zhurma e thundrave të kuajve Fiaker që bën pjesë e Vjenës siq edhe zilja e Pummerin, këmbana e famshme e katedrales të Shën Stefanit e cila është e gjashta këmbanë më e madhe në botë. Këmbana kumbon tradicionalisht në Vitin e Ri dhe në Qytetin e Vjetër.

Në rrugët e mbushura me dyqane dëgjohen turistat që flasin gjuhë nga e gjithë bota dhe shumë shpejt mësohesh me tonin e fortë, më pas në një mënyrë simpatike tonaliteti i kryekamarierit në një nga kafenetë e shumta e cila është më e njohura në Vjenë. Në qendër të Vjenës ndodhet një vend ideal për çdo grup moshe për të përfunduar ditën – nga bari i famshëm i verës Schwarzer Kameel, i famshëm për vjenezët e njohur deri tek pista e vallëzimit të Klubit Volksgarten. Në vitet e fundit brezat janë përzier në shumë vende dhe mund të kaloni mbrëmjen duke folur ose vallëzuar me persona të të gjithë moshave. Kjo është e re dhe konsiderohet që pas 20 viteve përqindja e njerëzve me dëgjim të dëmtuar në zonat urbane do të tejkalojë 50 përqindshin. Një kujdes i mirë akustik jo vetëm do të mundësojë (sërisht) këtë për shumë njerëz por do t’ju ofrojë atyreve edhe një cilësi të ri jete.

GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH VJENËS

Vjena, kryeqyteti i Austrisë ndodhet në pjesën lindore të lumit Danub. Pasuria e saj artistike dhe intelektuale është formuar nga rezidentë të tillë si Mozart, Bethoven dhe Sigmund Freud.

Qyteti është i njohur gjithashtu për pallatet e saj të shumta përfshirë këtu pallatin më të madh të Liechtenstein-it. Përveç filialit MED-EL Vjena, aty ndodhet biblioteka e princeshës, vepra të jashtëzakonshme të koleksionit të princit të Lihtenshtajnit dhe mobiljet më të shtrejnta në botë Kabineti barok Badminton.

Vjena dhe tingujt e natyrës

Edhe pse ju pëlqen zhurma e qytetit, ndonjëherë dëshiron të largohesh nga kjo zhurmë dhe të shijosh paqen dhe qetësinë. Kjo mund të bëhet shumë mirë në natyrë ku Vjena është e rrethuar rreth e qark. Krijimi i rripit jeshil të Vjenës u vendos rreth 100 vite më parë në kujdesin e kryebashkiakut Kalr Lueger për tu ofruar rezidentëve të qytetit zona kreative të mjaftueshme. To this day, the green belt policy is strictly adhered to and Viennese residents as well as tourists are happy to be able to use the surroundings around the city in their leisure time. Edhe pse je pak minuta me makinë nga qyteti kryesisht gjeografikisht edhe akoma në zonën urbane, mund të dëgjosh vetëm tingujt tipikë të pyllit dhe të lëndinave; këndimi i zogjve mbi majat e pemëve, shushurimën e gjetheve, plasaritjen e degëve poshtë këmbëve tuaja.

Nëse pas një shëtitje të gjatë Pyejeve të Vjenës, jeni ngopur me paqe dhe qetësi relaksuese, mund të përmbyllni me një vizitë në një nga tavernat e shumta të verës, ku pjesa më e madhe gjendet në vreshtat me rrush dhe nga tarracat e të cilave mund të shikohet qyteti. Ky është qyteti kozmopolit me shumë tinguj për tu mbajtur mend dhe me degën e kompanisë që kujdeset për banorët që kanë nevojë për kujdesin e dëgjimit në një mënyrë të pakrahasueshme.