Të dhënat e reja konfirmojnë: Kujdesi për dëgjimin zvogëlon rrezikun nga demenca
Të dhënat e reja konfirmojnë se humbja e dëgjimit është një nga rreziqet që mund të parandalojë demencën. Madje, një nga dy më të rëndësishmet. Kështu, çdo kush prej nesh mund të reduktojë vetë rrezikun nga demenca.
Grupi i udhëhequr nga specialisti në gjeriatri me seli në Londër, profesor Gill Livingston, me diplomë universitare në mjekësi dhe kirurgji, specializuar në psikiatri për moshën e tretë dhe anëtar i Kolegjit Mbretëror të Psikiatrëve, ka publikuar përditësimin e dytë të kërkimit të tyre“Parandalimi i demencës, ndërhyrja dhe kujdesi: raporti i vitit 2024 i Komisionit të përhershëm Lancet” në revistën shkencore The Lancet. [1] Që në vitin 2017 [2] dhe sërisht në 2020-ën [3], ky grup identifikoi humbjen e dëgjimit si faktorin kryesor të rrezikut të modifikueshëm për demencën në moshën e tretë. Në të ashtuquajturën studim i gjerë, studiuesit kanë krahasuar të dhënat e të gjitha studimeve mbi argumentin në nivel botëror, duke marrë kështu rezultate shumë domëthënëse dhe të besueshme. Përveç 12 faktorëve të ndryshueshëm për demencën tashmë të njohura, janë shtuar edhe dy të tjerë: dëmtimi i shikimit dhe niveli i lartë i kolesterolit. Gjithashtu, dyshohet edhe mungesa e gjumit, e vlerave ushqimore, sëmundjet e ndryshme infektive dhe inflamacionet përfshirë edhe ato të dhëmbëve si dhe disa sëmundje mendore e psikiatrike dhe ndikimet hormonale. Megjithatë, studimi aktual e konfirmon humbjen e dëgjimit si një rrezik veçanërisht i rëndësishëm për demencën: sa më i theksuar është dëmtimi i dëgjimit aq më i lartë është rreziku i demencës më vonë. Sipas, gjetjeve aktuale, nivelet e larta të kolesterolit lipoprotein me densitet të ulët dhe humbja e dëgjimit janë dy faktorët më të mëdhejnë për të shmangur demencën, ku secili prej tyre llogaritet 7 përqind.
Çdo kush prej nesh mund të reduktojë vetë rrezikun e tij nga demenca
Në terma të thjeshtë matematikorë, pothuajse gjysma e personave mund të zhvillojnë demencën nëse ne do të eliminonim të gjithë faktorët e rrezikut të verifikueshme. Në fakt, disa prej faktorëve ndikojnë tek njëri tjetri, siq shprehet profesor doktor Peter Berlit, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Gjermane të Neurologjisë. Si një shembull, ai përmend ndikimin e humbjes së dëgjimit ose të shikimit tek komunikimi që ka një impakt tek aftësitë njohëse dhe tek veprimet shoqërore. Autori, përmend vetëm dy pasojat e mundshme të dëmtimit të dëgjimit të patrajtuar që mund të ndikojë tek rreziku i demencës. Megjithatë, çdo individ mund të reduktojë rrezikun e demencës duke evituar sa më shumë e mundur faktorët personal ose duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Për sa i përket humbjes së dëgjimit: mbroni dëgjimin sa më shumë që të jetë e mundur, siguroni një kujdes të përshtatshëm për dëgjimin dhe terapi nëse është e nevojshme, mbani kontakte shoqërore dhe trajtoni stresin psikologjik e shkaktuar nga humbja e dëgjimit!
Shkencëtarët rekomandojnë kujdesin për dëgjimin për të parandaluar demencën
Hipoteza e disa studiuesve, sipas të cilëve demenca dhe humbja e dëgjimit kanë shkaqe të përbashkëta kardiovaskulare, do të thotë se humbja e dëgjimit është vetëm një tregues e një rritje të rrezikut të demencës, nuk duket se konfirmohet. Megjithatë, rreziku i demencës rritet sa më gjatë të vazhdojë humbja e dëgjimit dhe autorët e studimit dyshojnë se “pasojat psikosociale të humbjes së dëgjimit, si vetmia, depresioni dhe izolimi social, mund të luajnë një rol”. Sipas shkencëtarëve, gjithashtu personat me humbje dëgjimi kërkojnë më shumë burime njohëse për dëgjimin dhe kanë si rrjedhojë më pak burime njohëse për emocione të tjera. Kjo mund të ketë një tjetër efekt. Nëse personat me humbje dëgjimi përdorin aparate dëgjimi, ata arrijnë një “rrezik shumë më të ulët të rënies së demencës sesa atyreve që nuk përdorin aparate dëgjimi. [...] Dëshmitë e përfitimeve nga aparatet e dëgjimit në termat e rrezikut të demencës po bëhen gjithnjë e më të qarta” konfirmojnë autorët e studimit. Përsa i përket aspekteve të politikave shëndetsore, ata këshillojnë: “Përdorimi i aparateve të dëgjimit për të parandaluar në mënyrë efektive demencën ndoshta do të jetë një kursim ekonomik."
[1] Livingston G Huntley J Liu KY et al. Dementia prevention, intervention, and care: 2024 report of the Lancet standing Commission. Lancet. 2024, https://doi.org/10.1016/S0140-6736(24)01296-0 [2] Livingston G Sommerlad A Orgeta V et al. Dementia prevention, intervention, and care. Lancet. 2017; 390: 2673-2734 https://doi.org/10.1016/S0140-6736(17)31363-6. [3] Livingston G Huntley J Sommerlad A et al. Dementia prevention, intervention, and care: 2020 report of the Lancet Commission. Lancet. 2020; 396: 413-446 https://doi.org/10.1016/S0140-6736(20)30367-6 [4] https://science.orf.at/stories/3226155/ am 2. August 2024, 9:58 Uhr