MED-EL Vjena feston 30 vjetorin e saj këtë vit. gehört.gelesen ka folur me Ewald Thurner, Menaxheri i zonës së Vjenës

Implanti i parë koklear në Vjenë u krye më 16 dhjetor të vitit 1977. Si u themelua MED-EL Vjena më shumë se 15 vite më vonë?

Doz. Doktoresha Ingeborg Hochmair, më pas Ingeborg Desoyer dhe Prof.Dr. Erwin Hochmair punonin në Istitutin e Elektronikës së Përgjithshme pranë Universitetit të Teknologjisë Vjenë. Këtu, së bashku me Prof.Dr. Kurt Burian e Universitetit të Mjeksisë në Vjenë, zhvilluan implantin e parë koklear mikro elektronik me shumë kanale, e cila u implantua për herë të parë në vitin 1977. Pak më vonë, mori Erwin Hochmair mori një kërkesë nga Universiteti i Innsbruck-it. Të dy u trasferuan në Tirolo dhe në vitin 1989 themeluan shoqërinë MED-EL në Innsbruck.

Në vitin 1993, saktësisht 30 vite më parë, ekipi i implanteve kokleare pranë Spitalit Universitar të Vjenës u riformua me primarin aktual Prof.Dr Wolfgang Gstöttner dhe Prof.Dr Wolf-Dieter Baumgartner. Ambicia e grupit shkencor ishte të përparonte më tej kërkimet mbi implantet kokleare. Kjo dhe pozicioni qëndror i shkëlqyeshëm i Vjenës i dhanë shtysën MED-EL-it të themelojë një filial në Vjenë. Unë u bëra tekniku përgjegjës në klinikë për biznesin atje dhe zyra jonë ndodhej në rrugën Simmeringer Hauptstraße 111.

Marrja përsipër e kësaj detyre: a ishte vendimi i duhur?

Përveç “posë” time bashkëshortes time, ishte gjëja e drejtë për tu bërë në jetën time.
Që gjatë studimeve të mija për inxhinieri elektronike pranë Universitetit të Teknologjisë së Vjenës ishte e qartë për mua që do të dëshiroja të drejtoja karrierën time profesionale në drejtimin e teknologjisë mjekësore.

Rastësisht, jo se ishte fat, lexova një “njoftim të vogël” të një kompanie atëherë jo e njohur (ku punonin vetëm 10 punonjës!). Pjesa tjetër rrodhi shpejt. Pas vizitova kompaninë MED-El në Innsbruck ku mu lejua të njiha produktet elektrike dhe punonjësit, u trasferova shpejt dhe me bindje nga Austria lindore në këtë kompani tirolese në perëndim.

Menjëherë për mua ishte e qartë se do të studioja inxhinieri ose mjekësi. Sot, jam i sigurtë se vendimi për të studiuar inxhinieri elektrike dhe MED-EL ishte i drejtë dhe i duhuri. Në punën time të re gjeta sensin e qëllimit, qëndrueshmërinë, një shërbim që përmison jetën e njerëzve dhe kolegë me karakterë të fortë që janë miqësorë dhe gjithmonë drejtpërdrejtë të sinqertë.

1995 - selia e dytë e MED-EL Vjenë: Ewald Thurner (majtas) së bashku me sekretaren e atëhershme Stefania C. dhe themelusi i CIA Hans Horak. ©private

Cilat ishin fazat më të rëndësishme në këto 30 vite?

Filluam në vitin 1994 me implantin COMBI 40. Por kjo tashmë shkaktoi një bujë të madhe në vitin 1993: Strategjia e kodifikimit të ri plotësisht u testua më herët nga përdoruesit e InnerAid. Bëhej fjalë për një sistem amerikan për implante kokleare në të cilën proçesori i audios lidhej në mënyrë perkutane, domethënë nëpërmjet lëkurës me një tapë, një implant shumë i thjeshtë, i ngjashëm me mënyrën sesi implantet në strukturën kockore nga disa prodhues që përdoren ende sot.

Në atë kohë, kjo ishte praktike sepse përdoruesit e sistemeve InnerAid ishin të parët që provuan strategjinë CIS (Strategjia e Implanteve Kokleare) zhvilluar nga profesori dhe doktori amerikan Blake S. Wilson : nervi i dëgjimit stimulohej me më shumë se 800 impulse në sekondë për çdo kanal! Përdoruesit e InnerAid provuan të kuptuarit e të folurit përtej çdo gjëje të njohur më parë, me strategjinë e re të kodifikimit realizuar nga MED-EL.

Në klinikën universitare HNO të Vjenës, pacienti i quajtur Josef K kishte pësuar një frakturë kockore në të dyja kokleat gjatë një aksidenti duke i shkaktuar papritmas humbjen e dëgjimit. Ai ishte kandidati i parë me implant koklear që u pajis me implantin e ri të dëgjimit COMBI 40 me strategjinë e implanteve kokleare nga profesor Gstöttner e profesor Baumgartner në Vjenë të prillit 1994. Gjatë aktivizimit Baumgartner e pyeti me një theks të qetë e të ngadaltë: Z. Josef K, më kuptoni? Ai u përgjigje vetëvetiu dhe i habitur: Po, sigurisht që ju kuptoj. Për këtë arsye më operove. (në gjermanisht: Ja freilich versteh´ i´ Ihna. Ihr habt‘s mi jo deswegen operiert!“) Ky i të kuptuarit spontan i të folurit me implantin koklear ishte një ndjesi atë kohë.

Me futjen e kësaj teknologjie të re, kërkesa e implanteve kokleare u rrit në mënyrë drastike. Si rezultat i kësaj, në vitet e mija të para në MED-EL kam udhëtuar në të gjithë botën duke vizituar klinika dhe pazientë.

Pothuajse kjo koinçidoi me hapjen e zyrës të MED-El në Vjenë. A ka pasur arritje të tjera që prej asajhere?

Implanti i ri COMBI 40 ishte një sukses i vërtetë. Suksesi i dytë i madh vjen dy vjet më vonë me implantin COMBI 40+ përmisuar në masë të madhe. Konkurrentët tonë ende po punonin me suksesin e jashtëzakonshëm të implantit COMBI 40 dhe ne ishim duke ndjekur tashmë brezin e ardhshëm. Me COMBI 40+ arritëm të rrisnim deri në 12 kanale dhe një total prej 18 mijë impulse. Performanca teknike më shumë se 50 për qind! Kemi besuar në këtë teknologji dhe ekipi ynë ishte shumë dinamik dhe ja përse e zbatuam atë kaq shpejt. Dhe rezultatet na dhënë të drejtë!

Pastaj erdhi dhe prezantimi i proçesorit të parë BTE me strategjinë e shpejtë CIS. Ky ishte proçesori i parë zanor që kaloi nga një format proçesori që u mbantë në xhep në një format pas veshit! TEMPO+ u hodh në treg në New Jork në vitin 1999. Zhvillime të tjera teknologjike pasuan më tej rregullisht. Sigurisht, të gjitha prej tyre u zhvilluan nga dipartamenti jonë i zhvillimit në Innsbruck. Sidoqoftë, ato kanë qenë faza edhe për degën tonë të Vjenës. Ata na japin shtysën e nevojshme për punën tonë.

Përveç teknologjive të reja, a shikoni pas edhe hapa të tjerë të rëndësishëm?

Ekipi aktual (jo të gjithë) MED-EL Vienë me shefin e tyre Ewald Thurner. ©private

Sigurisht, shumë i rëndësishëm ishte publikimi i parë shkencor në vitin 1977 nga profesor Gstöttner dhe profesor Baumgartner, që vërtetoi se maja e kokleas e veshit të mesëm është themelore për dëgjimin.
Nga ana tjetër, edhe zyra e parë për pacientët në Vjenë ishte shumë e rëndësishme. Menjëherë kuptova që duhej të isha sa më afër pacientëve. Mund ta bëja atë më mirë me një pozicion afër klinikës. Me zyrën në rrugën Währinger Straße 6, ja dolëm për herë të parë të ofrojmë pajisje të implanteve kokleare në vend.
Që prej atëherë, klientët tonë hynë dhe dalin nga zyra jonë. E vlerësojmë kontaktin me përdoruesit individualë dhe na pëlqen të mbajmë kontakte me grupet vetë-ndihmëse. Mbi të gjitha me organizatën CIA – Implanti Koklear Austri dëshirojmë të jemi të disponueshëm për përdoruesit dhe personat e prekur: për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të sinqertë dhe për ti shoqëruar me besueshmëri. Për shembull, në përvjetorët e Ditëve të Verës të organizatës. Ne mësojmë atje, marrim njohuri të thella mbi botën emocionale të prindërve të fëmijëve me implante dëgjimi dhe shohim zhvillimet e shkëlqyera të fëmijëve drejtpërdrejt - vit pas viti. Më pëlqen shumë të jem atje; ne mësojmë nga njëri –tjetri teksa luajmë dhe argëtohemi së bashku. Mendoj se ky afrimitet me përdoruesit është ajo që na dallon këtu në MED-EL Vjena.

A vijnë përdoruesit e implanteve të dëgjimit drejt në zyrën tuaj?

Disa vite më parë, kujdesi i drejpërdrejtë me pacientin nuk mund të ishte më e integruar në rutinën tonë të përditshme në zyrë. Si rrjedhojë, në vitin 2016 hapëm ZENTRUM HÖREN në Fürstengasse. Këtu, përdoruesit mund të gjenin mbështetje logopedike si dhe këshillim, asistencë teknike dhe pajisje për dëgjimin. Në këtë mënyrë, ishim në gjëndje të ruanim afrimitetin me klientin dhe të zgjeronim shërbimin ndaj klientit gjatë proçesit.
Kjo është një tjetër anë e bukur e MED-EL: Ne veprojmë vazhdimisht në mënyrë logjike. Dhe jetojmë në të njëjtën mënyrë me klientët dhe përdoruesit tanë. Kështu ne e dimë se çfarë mund mund të bëjnë produktet tona por edhe ku i arrijmë limitet. Dëgjimi me kujdes i rezultateve të përdoruesve tanë është ajo që na dallon.

A është llogjika një karakteristikë kaq e rëndësishme per MED-EL-in?

Po, në mënyrë llogjike. Ne jemi një kompani e teknologjisë së lartë.
Kryesisht, ne kërkojmë për mënyrën më të mirë nëpërmjet studimeve të gjera duke kërkuar kështu të gjejmë avantazh të vogël ose përmisim të vogël. Përmes këtyre hapave të shumtë individualë na shpie llogjikisht në përmisime të dëgjimit dhe të komfortit për përdoruesit tanë.
Grupi i zhvillimit dhe administrata e kompanisë mendojnë në mënyrë racionale e rigoroze. Siq u shpreha në fillim, vij nga Universiteti i Teknologjisë të Vjenës. Teknikët i duan vendimet llogjike. Vetëm kur dy opsione janë llogjikisht konsideruar plotësisht ekuivalente, emocioni mund të jetë vendimtari përfundimtar. Me këtë strategji kemi zhvilluar sistemin tonë të implantit deri në gjendjen e saj aktuale gjithmonë bazuar tek rezultatet shkencore.
Gjithsesi, kjo na ka shkatuar probleme të marketingut, për shembull 12 elektroda janë më të vështira për tu shitur se 20, por nëse është fiziologjikisht më e mira dhe ka kuptim 12 palë elektroda atëherë ne limitohemi. Kjo qëndrueshmëri na ka siguruar që ne mundeshim dhe mundemi të vazhdojmë të zhvillohemi.

"Unë e gjej rolin tim të ri me kuptim, të qëndrueshëm dhe një shërbim që përmison jetën njerëzve".

©Philipp Hicker

Në çfarë mënyre filiali i Vjenës për mbështetjen ndaj klientëve lokalë u bë më pas zona e Vjenës?

Si fillim fillova punë si teknik. Nuk u kujdesesha vetëm për klinikat dhe pacientët në Vjenë – siq e përmenda më lart kam qënë në të gjithë botën si teknik që nga fillimi.
Shumë shpejt kuptova që nuk kisha nevojë për një repart shitjesh të menaxhuar veçmas. E hoqa termin shitës për ne. Jam i bindur se nëse dobia e implantit vërtetohet, nëse gjithçka funksion në mënyrë të besueshme dhe mirë gjatë operacioneve, nëse ne si teknikë ofrojmë mbështetje të mirë dhe përdoruesit dëgjojnë mirë me implantin e dëgjimit- atëherë edhe pacienti i ardhshëm do të vijë tek ne.
Falë ndershmërisë tonë të drejtpërdrejtë, mënyrës aktuale të punës me mjekë dhe terapistë bashkuar zhvillimit të kontrolluar rreptësisht në mënyrë shkencore shkencërisht gëzojmë një besueshmëri të lartë si kompani. Ky është konteksti për zgjerimin e Area Thurner siq quhet ende nga kompania jonë duke filluar nga Viena. Sot, kjo përfshin jo vetëm Austrinë por edhe vendet e Europës qëndrore-lindore dhe vende të tjera përtej.

Sot, MED-EL ofron një gamë të gjerë produktesh: implante kokleare, sistemin EAS, implantin Brainsterm, VIBRANT SOUNDBRIDGE DHE BONEBRIDGE. Sistemi ADHEAR që nuk implantohet feston këtë vit ditëlindjen e pestë të tij dhe madje ka implante pasive të veshti të mesëm nga MEDL-EL.

Një herë, një mik kirurg i ORL-së më tha: “Ontologjia ishte një pjesë mjaft e besdishme e mjeksisë me disa ndërhyrje të vogla kirurgjike. Punë e shkëlqyer manuale por pa risi të rëndësishme. Më pas erdhi MED-EL: dhe që prej atëherë ka filluar me të vërtet suksesi."

Shikoj trendet e sotme në softuerin e planifikimit OTOPLAN. Tregon se një fillim i mbarë për përdoruesit e ardhshëm me implante kokleare fillon në sallën e operimit. Individualizimi, për shembull pre-planifikimi me të dhënat specifike të pacientit është e mundur vetëm kur kirurgët përdorin OTOPLAN për të shikuar më para ndërhyrjes kirurgjikale se si një implant mund të futet në mënyrë optimale dhe mbi të gjitha se ku do të vendoset përfundimisht elektroda e implantit koklear. Karakteristika të tjera ndikojnë në këtë dhe lidhen ngushtë me proçedurën optimale të montimit.

Karakteristikat teknike si kodifikimi FineHearing, mbulimi i të gjithë kokleas dhe natyra jo traumatike e elektrodës janë pikat e forta dhe eksluzive të MED-EL.

Por edhe implantet e dëgjimit pasiv janë gjithashtu të mrekullueshëm. Mund të rekuperojnë dëgjimin e pacientit nga një ditë në tjetrën! Pa përshtatje, pa asgjë, me kusht që patjetër humbja e dëgjimit të jetë siç tregohet.

Ç’farë suprizash keni planifikuar për të ardhmen?

Çfarë vjen nga MED-EL është shumë rrallë befasuese në ambientet profesionale. Siq e thashë, ne bëjmë gjithmonë hapa me llogjikë. Në këtë sens, pres me padurim hapat e vegjël inovativ që në përgjithësi do të sjellin gjëra të mëdha për përdoruesit tanë sipas motos tonë: “Risi nga Tradita”. Pres me padurim një saktësi kirurgjikale akoma më të madhe mbështetur nga teknologjia MED-EL. Mendoj një thënie të profesor Jan Helms nga Gjermania: “Ndoshta si kirurg me shumë përvojë ti mund të bësh “më shumë”. Por mund të të mësohet ajo çfarë mund të kryhet më vonë në mënyrë të sigurtë dhe të saktë nga studentët e mi sot”. Kjo siguri në ekzekutim përparohet me OTOPLAN, robotin kirurgjikal HEARO dhe pajisje të tjera të tilla.

Do të bëhemi më të saktë, më të besueshëm dhe do të vazhdojmë të suprizojmë me karakteristikat e reja teknike – POR: jam me të vërtet i lumtur për fëmijët për të cilët ne kujdesimi sot, sepse do të rriten në botën e dëgjimit dhe do t’ju lejohet të jetojnë me të gjitha shqisat e tyre.
Po ashtu, momenti kulminant i 2022-isht për mua ka qënë kur një përdorues me implant koklear më mësoi të luaja fizarmonikë. Faleminderit Heinz!

Dita Botërore e Dëgjimit (ose Dita Ndërkombëtare për kujdesin e veshit) është një ditë botërore për ndërgjegjësimin në të cilën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) së bashku me partnerët kombëtarë tërheq vëmëndjen botërore për parandalimin dhe kujdesin e ipoakuzisë dhe rëndësinë e dëgjimit e dhe ruajtjen e tij.

MED-EL le një shenjë në nivel ndërkombëtar çdo vit në këtë ditë speciale. Sipas OBSH-es 1.5 milardë njerëz në të gjithë botën janë të prekur nga humbja e dëgjimit dhe ky numër po rritet me shpejtësi. Në Austri, rreth datës 3 Mars kësaj temë i jepet vëmëndje në shumë media të ndryshme.

Kështu, mbani veshët dhe sytë hapur dhe mos humbisni asnjë prej kontributeve emocionuse për temën e rëndësishme mbi dëgjimin që OBSH-ja prezanton këtë vit nën moton” Dëgjimi dhe kujdesi i dëgjimit për të gjithë! Le ta bëjmë realitet!