“Implanti koklear tek veshi im i shurdhër më ka thjeshtësuar plotësisht jetën!”
Audiologia dhe terapistja britanike Gemma Mola që mban një implant koklear tregon nga eksperienca e saj personale se si të dëgjosh dhe të bashkëjetosh me shurdhësinë në njërin vesh. Ajo përshkruan se si me një implant koklear, pritshmëritë reale, motivimin dhe dëgjimin e vazhdueshëm ajo fitoj një jetë shumë më të lehtë dhe më sociale.
Implantimi bilateral ka qenë shumë e njohur në Austri për të rriturit e shurdhër në të dyja veshët dhe është pothuajse e zakonshme për fëmijët. Është ndryshe për fëmijët që janë të shurdhër tek njëri vesh por ja dalin mbanë me aparate dëgjuese tek veshi tjetër ose madje të dëgjojnë pas asnjë kufizim.
Gemma ishte një fëmijë i tillë. Sot është shefja e audiologjisë pranë Spitalit të përgjithshëm të Birmingamit në Angli. Ajo punon si terapiste me Programin e Implanteve të Dëgjimit dhe dëgjon tek veshi i shurdhër nëpërmjet implantit koklear. Tek seminari i tetë ndërkombëtar mbi implantet e dëgjimit në tetor të 2022-isht ndau eksperiencën e saj me profesionistët e pranishëm të audiologjisë dhe terapive.
“Kam qenë e shurdhër vetëm në njërin vesh për të gjithë jetën. Humbja e dëgjimit është arsyeja për të cilën jam e interesuar tek audiologjia. Në vitin 1987 fillova formimin tim në audiologji dhe në vitet 1991 – 1992 fillova si terapiste për dëgjimin për të rritur. Që prej vitit 2002 kam punuar si terapiste për përdoruesit e implantit koklear. Unë personalisht jam pajisur me implantin koklear në vitin 2014".
Të rritesh me shurdhësi unilaterale
“Duke u rritur nuk e dija se dëgjoja vetëm nga njëra anë. Isha rreth 5 vjeç kur prindërit e mi vunë re se nuk dëgjoja nga veshi i djathtë. Natyrisht, më shoqëruan tek doktori por mjeku jonë i përgjithshëm nuk i dha shumë rëndësi dhe po kështu edhe prindërit e mi nuk më ndoqën pas. Nuk u vizitova më tej përveç vetë-eksperimentit tim: mbaja një kufje tek veshi i shurdhër për të përcaktuar ndryshimin nga veshi që dëgjoja. Gjithçka që arrita të bëja ishte marrëmendja – kështu mbeti me atë eksperiment."
“Në shkollë u bë e vështirë”
“Kur isha në shkollë ishte e vështirë për mua sidomos kur bëhej më shumë zhurmë. Mbiemri i vajzërisë ishte Stevens dhe filllonte me shkronjën S dhe më duhej të ulesha në bankat e fundit sipas rënditjes të bankave në shkollën tonë. Nëse një nxënës nuk kishte vëmëndjen në klasë, mësuesit e qortonin menjëherë: “Je i shurdhër, nuk mund të dëgjosh?” Kështu pata menjëherë përshtypjen që nuk ishte kaq e bukur të jesh i shurdhër.
“Një mësuese madje më pyeti: Mos mi ngul sytë në atë mënyrë!” Kështu, ndalova së shqiptuari fjalët dhe u tërhoqa nga shkolla kur isha 16 vjeç. Mu desh një kohë shumë e gjatë për të kuptuar se çfarë mund të arrija. Në moshën 16 vjeçare nuk kisha besim tek vetja ime”.
E shurdhër në një vesh si e rritur
“Kur u rrita, tentoja të dëgjoja më shumë sesa të merrja pjesë në biseda dhe vëzhgoja gjithmonë me shumë kujdes personat rreth meje. Nuk më pëlqente kur dikush më ulej pranë nga ana e veshit të shurdhër. Nuk më pëlqenin takimet apo grupimet; Nuk më pëlqente zhurma në sfond. Vetëbesimi im mbeti i ulët. Jetoja e distancuar nga shoqëria - në retrospektivë, mund të them që e kisha përshtatur jetën time sociale me qëllim që mund ta toleroja mirë me problemet e mija të dëgjimit. Por për mua, ishte gjithçka normale dhe isha për bukuri sepse nuk dija asgjë ndryshe; derisa u bërë nënë”.
Kur Gemma Mole u bë nënë e dy binjakëve, ndryshoi gjithçka
“Diçka ndryshoi për mua me dy binjaket e mija: Doja të isha e sigurtë që të mos keqkuptoja asgjë që thoshin vajzat e mija. Uleshin gjithmonë nga ana im e majtë kështu mund ti dëgjoja. Por nëse më duhej të merrja për dore të dyja kur ecja, vajza në anën time të djathtë do ta kishte keq punën.”
Njëra prej vajzave vuri re se ishte më mirë të më jepte dorën nga ana ku mbaja orën – kështu ishte gjithmonë vajza tjetër duke ecur nga ana ime e djathtë. Më erdhi shumë keq për atë në atë moment! Nuk kërkova për ndryshime të tjera – në jetën sociale apo takime – në atë moment erdhën vetë natyrshëm. Por për vajzën time nga ana e djathtë, më duhet të ndryshoja situatën!”
“Dëshiroja më shumë”: një implant koklear"
"Si fillim u pajisa me një implant dëgjimi të vendosur në kockë në vitin 2010. Me të mund të përcëptoja tingullin edhe nga veshi i shurdhër i djathtë. Por më pas dëshiroja me të vërtet më shumë. Kështu, që në vitin 2014 vendosa të vendosja një implant koklear. ”.
Teksa veshi dëgjues bën dëgjimin në jetën e përditshme, përdoruesit e implanteve kokleare me një vesh të shurdhër kanë nevojë për pak më shumë trajnim dëgjimor sesa përdoruesit e shurdhër në të dy anët. “Për ta arritur këtë, më duhej të merrja kohën time dhe të bëhesha kreative: atëherë, mbyllja veshin tim dëgjues me një kallëp veshi dhe përdorja një kavo audio për proçesorin tim audio – Audio Link dhe telefonat celularë e bëjnë më të shumë më të përshtatshëm sot. Bëja praktikë çdo ditë për të paktën dy orë. Nuk them se duhen të gjithë të ushtrohen kaq shumë por sa më shumë të jetë e mundur. Me pjesën më të madhe të gjërave në jetë mund të përmisohesh vetëm nëse ushtroheni shumë.”
Ja si është ushtruar Gemma Mole: e motivuar, koerente dhe ndryshe.
“Kam përdorur materiale praktike të regjistruara dhe programe praktike online." “Për përdoruesit e gjuhës gjermane, MED-EL Listen UP! dhe Hear at Home ofrojnë file audio të gatshëm me materiale praktike. Programi i trajnimit muzikor online Meludia është gjithashtu e përshtatshme. Por ndonjë mund ti kërkoj miqve të regjistrojnë ushtrime të përshtatshme dëgjimi.
“Për librat audio, e nisa me librat për fëmijë: Materiale audio ku flitet ngadalë dhe zakonisht mund të parashikosh se çfarë vjen më pas. Por me librat audio mund të ngadalësosh pak shpejtësinë e ridëgjimit."
Gjithashtu kam lidhur audiodaljen direkt me proçesorin audio për filmat televizivë. Në fillim përdorja nëntitujt për këtë. Përdorja madje video lojërat me audio si praktikë dëgjimi. Doja t’i bëja aktivitetet e mija dëgjimore sa më të larmishme. Me kalimin e kohës reduktova ndihmëset shtesë, më pas ushtroja veshin e dëgjimit dhe lejova zhurmën e sfondit për këtë.”
“Nuk kisha pritshmëri të mëdha”, Gemma u përpoq të ishte sa më realiste e mundur. Në fund të fundit, veshi i saj i djathtë ishte i shurdhër që prej 49 vitesh. “Por doja të bëja më të mirën që mundja.” Sot, 8 vite pas implantimit ajo duket e kënaqur me pak fjalë “Nuk do të thosha se dëgjoj me implantin koklear ashtu siq dëgjoj me veshin me dëgjim normal – por dëgjoj në mënyrë të qartë dhe kuptueshëm. Implanti e ka bërë jetën time më të lehtë."