Çfarë poston një përdoruese e Implantit Koklear në Instagram rreth implantit të saj koklear

Julia Praher ishte pothuajse e shurdhër në njërën anë të veshit kur vendosi të pajisej me një implant koklear. Në Instagram, gruaja e re ndan eksperiencat e saj me implantin koklear.

Eva Kohl

"Kisha shumë frikë para operacionit! Kisha frikë për atë se çfarë do të mendonin njerëzit për mua. Kisha frikë se si do të dukesha. Frikë se si do të ishte më pas. Dhe shumë më tepër..." Julia Praher mori në Instagram 127 komente për këtë postim të 11 majit 2023: Kur ato aktivizuan proçesorin tim RONDO 3 , dallova menjëherë 3 sinjalet e para. [...] Tani, në ditën e parë pas përshtatjes dëgjova sërisht zogjtë duke cicëruar për herë të parë. Kam qarë nga gëzimi..." Që prej atëherë, tani 31 vjeçarja ka ndërmarr rrugëtimin e saj për të ridëgjuar.

Ky rrugëtim filloi me një vizitë në kinema në vitin 2016: “Ishte një skenë me të shtëna, jo shumë e fortë se zakonisht në televizor apo në kinema. Megjithatë, Praher dyshon se” Kjo duhet të ketë qenë faktori përcaktues. Të nësermen në mëngjes, ndjeva një mpirje nga veshi im i majtë deri tek nofulla. Ish i dashuri im në atë kohë më pyeti: Përse dëgjon kaq keq sot?”.

“Zakonisht, unë nuk shkoj tek mjeku për gjënë më të vogël. Mendova se do të kishte kaluar”. Tre ditë më pas, gruaja e re u paraqit tek departamenti i ORL-së në Spitalin Universitar të Kepler-it. “ Ata më bënë menjëherë një test të dëgjimit. Dhe pastaj më thanë se kisha një humbje të papritur të dëgjimit.” Julia Praher u shtrua në spital për pesë ditë por as terapia me infuzion nuk fuksionoj në rikthimin e dëgjimit të saj.

“Kam mësuar nga krizat!”

"E dua implantin tim koklear," thotë Julia Praher tek kjo foto . "E shikoj si një shans të dytë në jetën time." ©private

“Ashtu si të tjerët që sëmuren shumë shpejt me dhimbje fyti apo stomaku, veshët e mi kanë qenë delikate që kur isha e vogël” tha gruaja e re. Kështu ajo nuk u habit nga fakti që mamaja e saj nuk kishte probleme me dëgjimin pas zhurmës së filmit. Nëse dëgjimi juaj përkeqësohet më shumë pa asnjë shkak të kuptueshëm, ekspertët flasin për humbje të papritur të dëgjimit. Në sensin e ngushtë të fjalës, termi ka të bëjë me humbjen specifike të dëgjimit sensorineural por në konceptin përgjithësues i referohet humbjes së papritur të dëgjimit nga shkaqe të ndryshme.

Nuk është ende e qartë se çfarë mund ta shkaktojë këtë humbje të papritur të dëgjimit. Ekspertët e konsiderojnë më pak zhurmën, por faktorë të ndryshëm që mund të jenë janë stresi, sëmundjet virale ose inflamacioni i nervit akustik, dëmtimi i qelizave ndijore, çrregullimi metabolik ose çrregullimi i qarkullimit tek veshi i mesëm ose proçeset autoimune.

Infermierja ishte shumë e stresuar në atë periudhë: “Isha e bindur: Duhet të punoj, duhet të funksionoj!”. Por ishte pikërisht gjatë kësaj krize që ajo mësoj ti kushtonte vëmëndje nevojave të saja. “Para kësaj, nuk e lejoja veten time të pushoja nga njëra gjë në tjetrën”, kujton ajo. “Duhet të jesh më e kujdeshme me veten tënde dhe kjo është ajo që kam mësuar që prej atëherë.” Ajo ndryshoi punën dhe po ashtu jeta e saj private. Por ajo në të vërtetë nuk mund ta pranonte probemin e dëgjimit.

Si Julia Praher praktikon dëgjimin

"Praktika më e mirë është ta vendosësh aparatin nga mëngjesi herët deri në mbrëmje vonë.” Përdoruesit e implantit koklear mund ti bëjnë ushtrimet në aplikacionin e trajnimit ReDi afër proçesorit të implantit koklear via Bluetooth dhe kështu e praktikojnë shumë veshin. Ushtrimet e preferuara nga ReDi për Praherin: "Mendoj se me ato me tingujt janë me të vërtet një metodë e mirë e të mësuarit.” Ajo gjithashtu e stërvit veshin e saj të majtë kryesisht kur shikon televizor duke përdorur opsionin e trasmetimit. Por pjesa më e rëndësishme e ushtrimit është të përballësh çdo ditë me sfidat e përditshme të dëgjimit: “Dilni dhe takoni me qëllim njerëz. Të uleni me qëllim në mënyrë që njerëzit të jenë në anën e veshit ku nuk dëgjohet mirë.”

Për më shumë praktika për të ushtruar dëgjimin, kliko këtu!

"Kisha me të vërtet turp."

“Zakonisht ju e dini këtë vetëm nga të moshuarit ose...” Julia Praher e lë fjalinë të pambaruar. Atëherë 27 vjeçarja u bind vetë për të blerë një aparat dëgjues për të reduktuar zhurmën tek veshët e saj. Zhurma e veshit – termi teknik për të treguar ndjeshmëritë dëgjuese që nuk mund t’i atribuhen një burimi zanor të jashtëm – është një efekt kolateral i zakonshëm të humbjes së papritur të dëgjimit. Shkencëtarët dyshojnë se truri e përdor atë për ta kompensuar për mungesën e ndjesive dëgjuese tek gama e dëgjimit e prekur drejtëpërdrejt nga humbja e dëgjimit.

Shkencëtarët dyshojnë që truri kompenson mungesën e ndjesive dëgjuese në zonat drejpërdrejtë të prekura nga humbja e dëgjimit.

Edhe pse aparati dëgjues nuk i ka ardhur në ndihmë kundër zhurmave në vesh, në vitet e para ishte në gjëndje të kompensonte mirë humbjen e dëgjimit. Të paktën në ambjentet e qeta, gjatë bashkëbisedimeve në grupe të vogla. “Duhej akoma të bëja kujdes në praninë e shumë personave, me zhurmë në sfond. Shpesh më duhej të bëja pyetje. Gjithashtu, nuk kuptoja shumë gjëra”, edhe pse dëgjimi tek veshi i djathtë ishte i paprekur. “Me kohën, fillova të lexoja edhe buzët”.

Praherit i pëlqen tani të takohet me miq ose të shkoj në festa argëtuese. Por kur dëgjimi tek veshi i saj i majtë vazhdonte të përkeqësohej: “ Nuk doja të dilja më sepse kisha shumë frikë. Je me të vërtetë nën presion sepse duhet të qëndrosh shumë i kujdesshëm. Nuk u ndihesha më e integruar dhe u izolova”.

Derisa arriti kulmin për të. Ndodhi në festën e punës për Krishtlindje në vitin 2022. “Ishim 30 persona. Kishte plot njerëz. Kishte muzikë me volumë të lartë në sfond. Dhe të gjithë i flisnin njëri tjetrit. Ishte e tmerrshme për mua, ishte momenti vendimtar për mua”. Ajo shkoi përsëri në Spitalin Universitar të Keplerit, këtë herë për tu pajisur me një implant koklear. Implanti i saj koklear u aktivizua më 10 Maj 2023. “Mund të them tashmë që jam e lumtur 100% për vendimin tim dhe mezi pres të shikoj të ardhmen, sepse ka shpresë që të kesh sërisht një cilësi të një jetë më të mirë”, ka komentuar përdoruesja e implantit koklear në Instagram një ditë pas aktivizimit të tij.

“Implanti më ka rikthyer cilësinë e jetës time!”

Natyrisht, aparati nuk kaloi pa u vënë re nga pacientët e infermierës. Një zonjë e moshës 75 vjeçe pyeti: Çfarë lloj bizhuterish mbani tek koka? Pasi Praher i shpjegoi rreth implantit koklear, e moshuara e pyeti: “Dëgjon kaq keq tashmë?”. “Jo, më!” ishte përgjigjja e Praherit. Natyrisht, përdoruesja e re e implantit koklear ju deshte të mësonte për të dëgjuar të dëgjonte siq duhej me implantin. Por tani ajo shkëlqen: “Kam lulëzuar sërish! Jam sërish gjallë” Përsëri mund të bëj ç’farë të dua. E shikoj si mundësinë time të dytë në jetë.”

Ja pse gruaja e re edhe që ka filluar të studioj, dëshiron të japi kurajo të tjerëve që vuajnë. “Nëse nuk guxon, asgjë nuk fiton. Shpresoj që veshi im i djathtë të qëndroj i paprekur. Nëqoftëse jo, do të bëja gjithashtu implantimin edhe tek veshi i djathtë.” Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth historisë së dëgjimit të Julia Praherit mund ta ndiqni në Instagram me profilin @_july__ ose ta kontaktoni atë si konsulente dëgjimi tek faqja e internetit www.hoerverlust.at.

Nihni Julia Praher!

Shkoni dhe ndiqni Julia Praher në Instagram tek profili @_july__ ose kontaktoni ato për informacione dhe këshilla tek platforma Leben mit Hoerverlust.at tek https://www.hoerverlust.at/berater/julia/.