Një baba rrëfen se si zgjodhi implantin e duhur koklear për vajzën e tij

Dr. Christian Schmidt, babai i një vajze me një implant koklear, përshkruan së cilët ishin faktorët vendimtarë per të dhe bashkëshorten e tij kur zgjodhën sistemin e implantit koklear për vajzën e tyre.

“Çfarë tha doktori? Cilin implant rekomandoi? Çfarë nënkuptonte duke thënë se paralele e në seri janë e njëjta gjë? Përse ai nuk mori më shumë kohë për të na e shpjeguar në detaje?” Kur morëm vesh diagnozën për humbjen e dëgjimit tek vajza jonë, ne filluam kalvarin në xhunglën e informacioneve plotësisht të reja dhe na duhej të gjenim rrugën tonë të daljes.

Në radhë të parë, dua të them që MED-EL na bindi për implantet e tyre kokleare. Këto implante kanë 24 kontakte dyshe në 12 pozicione të ndryshme gjatësore dhe një burim të ndarë fuqie për secilin nga këto kontakte. Duke qënë se burimet e energjisë janë të pavarura, kjo do të thotë që është e mundur si shifrimi në seri e paralel. Në të ardhmen, ne shpresojmë që kërkimi do të krijoj strategji stimulimi gjithmonë më të rafinuara – implanti i vajzës tonë është gjithashtu i hapur për të dyja qasjet e sistemit.

Çfarë do të thotë në seri ose paralele?

Termat “në seri” dhe “paralele” përdoren shpesh në fushën kompjuterike. Rryma elektrike që trasmeton të dhënat dhe informacionet mund të shkojë si në seri, njëra pas tjetrës përmes një kontakti, ose në në të njëjtën kohë paralelisht përmes disa kontakteve. Sa më vonë mund të përshpetojë trasmetimin e informacionit: më shumë informacione në pak kohë. Në kontekstin e implanteve kokleare (shkurtimisht IK) në seri dhe paralele i referohen gjithashtu edhe rrjedhës elektrike; më saktë, tek mënyra në të cilën impulset e vogla të energjisë stimulojnë fijet nervore tek veshi i brendshëm ose tek koklea (kërmilli i veshit).

Një sistem i IK-së është i përbërë nga një implant i padukshëm dhe një proçesor audio i cili vendoset nga jashtë. Proçesori audio mund të jetë një proçesor në njësi të vetme në formën e një disku të sheshtë ose një (BTE) – proçesori pas veshit që duket pothuajse si një pajisje normale për dëgjimin. Proçesori mbledh tingujt zanorë me mikrofonin, duke përpunuar kështu në mënyrë elektronike këto informacione analoge dhe ia trasmeton implantit nëpërmjet një bobine. Implanti përgatit sinjalet për kontaktet e elektrodave ku shpërndahen si impulse të vogla elektrike tek veshi i brendshëm.

Sipas prodhuesit, janë nga 16 deri në 24 kontakte për elektroda të lidhura tek grupi i elektrodave, “kabulli i elektrodave” që shkon nga implanti te koklea tek veshi i mesit. Kjo elektrodë futet zakonisht përmes të ashtuquajturës dritare rrumbullake tek skala timpani, kanali i timpanit e kërmillit të veshit (koklea). Afër skala timpani është organi i Kortit, organ i vërtet i dëgjimit. Tek veshi i shëndetshëm, ky organ furnizon nervin e dëgjimit me stimuj. Me implantin koklear, këta stimuj zëvëndësohen nga impluse të voçkla rryme nga elektroda e implantit. Tek implantet kokleare konvencionale, kjo bëhet në seri, një impuls pas tjetrit; por me teknologjitë më të fundit të implanteve kokleare disa impluse dërgohen paralelisht.

Elektroda: Krahasimi midis prodhuesve të ndryshëm

Duke u bazuar broshurës së tyre, prodhuesi austriak i implanteve kokleare MED-EL përdor 24 kontakte për elektroda, dy më shumë në krahasim me prodhuesin australian Chochlear. Në mëyrë rigoroze, implantet e MED-EL kanë 24 kontakte në 12 pozicione të ndryshme gjatë grupit të elektrodave me përafërsi 31 milimetra të gjatë. Këto tregohen si kontakte dyshe secila me kabullin e saj të karikimit. Nga ana tjetër, Cochlear ka 22 kontakte në pozicione të ndryshme por jo të gjithë përdoren brenda një seance stimulimi.

Përmes testeve të ndryshme, u llogarit se rreth 12 kontakte formojnë një distancë më të mirë midis pikave të veçuara të stimulimit. Për arsye fizike çdo impuls në qarkullim sado i vogël, mund të jetë një subjekt i një njëfarë shpërbërje. Rezultati “fusha elektrike” stimulon jo vetëm pikën e saktë të kontaktit, por edhe kërmillin e veshit më gjerësisht. Kështu, më shumë se 12 kontakte të elektrodës nuk mund të sjellin asnjë përmisim domëthënës.

Sa tinguj mund të dëgjoj?

Kur mbështillet, kanali i timpanit ku elektroda e implantit koklear shtrihet është i gjatë 31 milimetra. Veshi i brendshëm i shëndetshëm ka rreth 30.000 qeliza me qime në organin e Kortit të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e impulseve nervore gjatë dëgjimit. Me një implant koklear, në maksimum janë rreth 24 elektroda të disponueshme, ndonjëherë më pak se 31 milimetra. Në krahasim me 30.000 kjo mund të duket e pamjaftueshme.

Me 30.000 qeliza me qime, një vesh i shëndetshëm mund të dallohet mes më shumë sesa një mijë ton. Me një implant koklear më shumë se 100. Megjithatë, sipas perspektivave përkatëse të marketingut, është e mundur të arrihet “më shumë” me një implant koklear me të ashtuquajturën “kontakte virtuale” të cilat krijohen nëpërmjet teknologjisë në seri ose paralele.

Më shumë tinguj përmes elektrodave virtuale

Ekspertët flasin për nje elektrodë virtuale kur ajo nuk ekziston fizikisht si kontakt i elektrodës. Krijohet duke mbivendosur fushat elektrike e dy kontakteve afër.

Për shembull, le të hedhim një sy tek dy kontaktet afër A dhe B: nëse tek pika A shkon “rryma elektrike”, fijet nervore (ose qelizat ganglion ) do të stimulohen tek zona e kontaktit dhe do të dëgjohet tingulli përkatës. Ndërsa, nëse stimulohet pika B, do të stimulohet zona rreth këtij kontakti dhe do të dëgjohet toni përkatës. Por nëse ne aktivizojmë të dyja kontaktet në të njëjtën kohë, fusha elektrike e të dyja kontakteve do të mbivendosen. Me të njëjtën përhapje midis fushave, formohet një maksimum i fushës përafërsisht qendrës së dy kontakteve. Përsa i përket stimulimit nervor formohet një e ashtuquajtur elektrodë virtuale. Nëse një prej kontakteve stimulohet më shumë se tjetri, atëherë i fundit zhvendsoset në drejtimin e atij kontakti. Përsëri kjo krijon një elektrodë të re virtuale ose një tingull të ri.

Kjo metodë nuk mund të klasifikohet si dëgjim natural. Me përjashtim, nëse kombinoni në mënyrë tjetër fuqi të ndryshme të impulseve tek kanalet e vërteta, është e mundur të nxirrini disa elektroda të ndryshme virtuale midis dy kontakteve dhe të krijoni tinguj të reja dëgjimi.

Kanale virtuale: në seri ose paralele

Në stimulimin paralel rryma elektrike aplikohet në të njëjtin kohë në të dyja kontaktet ngjitur. Për një lidhje elektrike efikase, duhet të jetë një numër përkatësisht i lartë të burimeve të rrymës elektrike.

Në stimulimin me seri, sistemi i elektrodave virtuale arrihet duke stimuluar kontaktet e ngjitura në mënyrë sekuenciale – njëra pas tjetrës. Më pas, një tingull stimulohet nga një puls i dyfishtë. Dy pulse tek kontaktet afër verifikohen në vazhdimësi të shpejtë të ndarë në mikrosekonda.

Ju mund të mendoni këtë efekt si i ngjashëm me filmat e vjetër ose librat me imazhe kur syri jonë i percepton imazhet me shpejtësi njëra pas tjetrës si një imazh lëvizës.

Sa kanale duhet të dëgjojmë?

Metoda e stimulimit në seri për implantin koklear përfshin mbivendosjen e fushave në seri të shpejtë. Rryma aplikohet në fillim tek kontakti A i cili më pas çaktivizohet sërisht. Menjëherë pastaj, aplikohet stimulimi tek kontakti B. Në këtë mënyrë, gjenerohet një fushë maksimale në mes të dy kontakteve fizikisht ekzistues që nga ana e saj krijon një elektrodë virtuale vetëm me një vonesë të lehtë.

Studime të hollësishme të kryera tek përdoruesit e rritur me implante kokleare kanë treguar se midis 127 dhe 161 tinguj të ndryshëm mund të perceptohen në mënyrë seriale. Në qasjen paralele numri i tingujve varet nga numri i dy kontakteve të mundur dhe nga numri i nivelit të tingujve aktual. Studimi ka treguar deri më 460 tinguj; në praktikë, sipas strategjisë së kodimit është konfirmuar një aftësi deri më 250 tinguj.

Avantazhet e stimulimit paralel dhe kritere të tjera vendimtare

Sistemet e implanteve kokleare me stimulimin paralel lejojnë më shumë “kanale virtuale” të njëhershme. Mundësojnë gjithashtu kodifikimin që përdor sistemi paralel në gamën mesatare dhe të ulët dhe bazohet tek sistemi serial tek gama me frekuenzë të lartë. Kjo lejon të imitojë dëgjimin natural. Burimet e rrynës paralele gjithashtu i japin sistemit një besueshmëri të madhe me siguri shtesë. Për mendimin tim, kapaciteti i stimulimit paralel është elementi diferencues më i rëndësishëm midis implanteve të ndryshme kokleare.

Faktori i dytë i rëndësishëm për vendimin tim ka qenë natyra dhe gjatësia e elektrodës. Kjo gjatësi është edhe përgjigja e pyetjes gjithashtu: “Përse disa përdorues të implanteve kokleare si Miushi, ndërsa të tjerët e dëgjojnë në mënyrë relativisht të qartë?” Natyrisht, ka gjithashtu edhe faktorë të tjerë të mundshëm e të ndryshëm për një vendim, por këto vijnë në fund të klasifikimit tim personal, si për shembull Bluetooth apo aplikacionet e iPhone.

Përsa na rezulton, prodhuesi Cochlear funksionon akoma me stimulimin serial dhe ka 22 kontakte tek një elektrodë më të shkurtër me vetëm një ushqyes elektrik. MED-EL ka 24 kontakte dyshe në 12 pozicione gjatësore mbi një elektrodë më të gjatë por furnizon një furnizim të veçantë për çdo secilin prej këtyre kontakteve. Dhe kjo lejon edhe stimulimin paralel.

Kështu, ne kemi zgjedhur mbi të gjitha një implant koklear MED-EL sepse është aktualisht i vetmi sistem me mundësinë e stimulimit paralel.