Implantet kokleare mund të përmisojnë shëndetin dhe të zgjasin jetën
Humbja e dëgjimit ka një impakt të rëndësishëm pëp jetën dhe është e njohur si një faktor rreziku për shëndetin. Madje, shkurton edhe jetën e atyreve që janë të prekur nga humbja e dëgjimit. Megjithatë, shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin nga një studim i ri, se përdorimi i rregullt i sistemeve të dëgjimit mund ti ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë.
Shkencëtarja Katharine Kim Brewster në Universitetin Mjekësor të Kolumbias është e specializuar në gjeriatri dhe demencë. Së bashku me kolegën e saj Carly Maitlin ka shkruar në revistën shkencore The Lancet se humbja e dëgjimit shoqërohet me humbje konjitive, harresë dhe shëndet të dobët fizik. Që në vitin në 2017, një publikim tek The Lancet ka treguar se humbja e dëgjimit është faktori më i madh i rrezikut për tu kontrolluar për demencën që shfaqet në moshën e mëvonshme. Megjithatë, në vitin 2019, sipas një tjetër studimi më të gjatë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u analizua se përdorimi i rregullt i pajisjeve të dëgjimit e redukton këtë rrezik.
Mirëpo, humbja e dëgjimit mund të shkaktojë edhe sëmundje mendore, si depresioni. Nga kjo, ekspertët nënkuptojnë një kombinim të humorit vazhdimisht të ulët, zhytje në mendime, mungesë të shpresës dhe humbje të motivimit. Kjo gjëndje mund të shoqërohet edhe me shqetësime fizike. Depresioni shpesh shkaktohet edhe nga një kombinim i faktorëve neurobiologjik dhe psikosociale: për shembull, humbja e dëgjimit dhe faktorë të tjerë që lidhen si humbja e një personi të dashur, tërheqje dhe izolim nga jeta shoqërore, frikë për të ardhmen dhe shqetësime ekonomike të shkaktuara nga një situatë e vështirë në punë dhe shumë të tjera.
Të dhënat shkencore sygjerojnë se humbja e dëgjimit mund të rrisë edhe rrezikun e vdekjes. Megjithatë, të dhënat e fundit nga Amerika ofrojnë pak lehtësim – përdorimi në mënyrë të vazhdueshme të sistemeve të dëgjimit mund të kundërveprojnë me sukses këtë rrezik.
Rreth 2.5 miliardë njerëz do të preken deri më 2050!
"Rreth 1.6 miliardë njerëz përllogaritet në të gjithë botën të jenë të prekur nga humbja e dëgjimit. Brenda vitit 2050, numri i personave të prekur nga humbja e dëgjimit pritet të rritet deri më 2.5 miliardë" konfirmojnë shkencëtarët e kryesuar nga Janet S. Choi, duke u referuar të shifrave tashmë të njohura në publikimin e tyre mbi të dhënat e reja.
Ata nënvizojnë edhe peshën e madhe që humbja e dëgjimit sjell për një shkak të limiteve të komunikimit që kanë lidhje në ambjentin social dhe të punës.
Përveçse, cilësisë të një jetë përgjithësisht më të keqe, shkencëtarët përmendin probleme të shëndetit si depresioni, demenca dhe rritje të vdekshmërisë të shkaktuara nga dëmtimi i dëgjimit: "Rishikimet e mëparshme sistematike dhe analizat e hollësishme kanë treguar se humbja e dëgjimit shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në përgjithësi edhe pasi u morën në konsideratë të dhënat demografike dhe sëmundjet në të njëjtën kohë.
Çdo humbje e dëgjimit prej 30 decibel mund të sjellë një tjetër dyfishim të rrezikut të vdekjes, siq është vërtetuar nga studime të ndryshme.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të dëgjimit jo vetëm përmisojnë dëmtimin e dëgjimit shkaktuar nga humbja e dëgjimit por dhe cilësinë e jetës në pergjithësi: të dhënat aktuale tregojnë gjithashtu se tek njerëzit me dëgjim të dëmtuar të cilët përdorin rregullisht pajisje ndihmëse dëgjimi kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë sesa ato persona me dëmtim të dëgjimit që kurrë ose vetëm me raste mbanin pajise dëgjimi.
Analiza të hollësishme nga pothuajse 10.000 amerikanë
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut përdorën një material të gjerë të dhënash nga një hulumtim në shkallë të gjerë kryer nga Departamenti i Shëndetit dhe i Shërbimeve Sociale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1999 deri 2012. Pothuajse, 10 mijë të rritur morën pjesë në këtë studim të gjatë të quajtur “ Sondazh Kombëtar mbi Shëndetin dhe Ushqyerjen" ku 1.863 prej tyre me humbje të dëgjimi. Në disa studime të tjera, pjesëmarrësit u pyetën vetëm nëse vuanin nga humbja e dëgjimit. Kurse këtë herë, humbja e dëgjimit ishte përcaktuar përmes matjeve audiometrike dhe u rregjistrua përdorimi i aparateve të dëgjimit.
Sigurisht, njerëzit e moshuar kanë probabilitete më të larta për të vuajtur nga humbja e dëgjimit dhe kanë një pritshmëri të jetës më të shkurtër. Kështu, mund të jetë pak befasuese që një hulumtim statikor tregon një pritshmëri të jetës më të shkurtër për personat e prekur nga humbja e dëgjimit. Megjithatë, edhe pse konsiderohet ky faktor ndikues, një humbje të dëgjimit nga e moderuar në më të rëndë sjell një pritshmëri të një jetë më të shkurtër. Këto të dhëna konfirmojnë publikimet e mëparshme shkencore të publikuara më herët nga grupe të tjera hulumtuse.
Ajo që është relativisht e re, është rezultati i qartë, se rreziku i vdekshmërisë është më i ulët për personat e prekur nga humbja e dëgjimit nëse ato përdornin rregullisht aparate dëgjimi. Megjithatë, personat e prekur nga humbja e dëgjimit që përdornin aparatet dëgjimi vetëm në mënyrë jo të rregullt shfaqnin të njëjtin rrezik vdekshmërie me pjesëmarrësit me humbje dëgjimi tek studimi pa aparate dëgjimi.
Lidhjet e sakta midis tyre janë ende të paqarta por dëgjimi zgjat jetën!
Në një përmbledhje të publikimit të ri, Brewster dhe Maitlin kritikojnë faktin që ndonëse të dhënat e këtij studimi janë veçanërisht të besueshme, lidhja midis përdorimit të pajisjes ndihmëse të dëgjimit dhe uljes së vdekshmërisë nuk është hetuar mjaftueshëm. “Duke pasur parasysh, lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe rënjes konjitive një tjetër shpjegim për tu duartrokitur është që pajisjet ndihmëse për dëgjimin përmisojnë rrezikun e vdekshmërisë duke reduktuar rrezikun e demencës,” shtojnë ato. Sidoqoftë, trajtimi për dëgjimin mund të reduktojë rrezikun e vdekshmërisë duke reduktuar vetminë, depresionin dhe dobësitë, gjithë të cilat janë faktorë rrezikues për një shëndet të dobët.
Ato bëjnë thirrje për studime të shumta dhe afat gjata, studime me grupe kontrolli të rastësishme për të hetuar në mënyrë më të thelluar efektet e sakta nga përdorimi i aparateve të dëgjimit mbi aftësitë konjitive, fizike dhe mendore e të moshuarve. Megjithatë, ata vejnë re siq vijon: Mbi të gjitha, rezultatet sygjerojnë se përdorimi i rregullt dhe në mënyrë të vazhdueshme të aparateve të dëgjimit mund të kontribuojë për të reduktuar rrezikun e vdekshmërisë” e cila mund të aplikohet edhe në përdorimin e rregullt të implanteve të dëgjimit. Pavarsisht, nga mekanizmat e saktë që janë tek baza, kjo është një gjetje e rëndësishme për të prekurit nga humbja e dëgjimit dhe të afërmeve të tyre.