Proçesorët audio SONNET DHE SONNET 2 për implantet kokleare tani përputhen me Smart TV përfshirë edhe Amazon Fire TV!
Teknologjia më e fundit e Bluetooth-it tani i lejon pajisjeve elektronike të konsumit të dërgojnë tinguj drejtëpërdrejtë pajisjeve të dëgjimit dhe proçesorëve audio për implantet kokleare.
Bazuar tek Energjia e Ulët Bluetooth dhe protokolli ASHA (Trasmetimi i Audios për Pajisjet Ndihmëse të Dëgjimit), pajisjet me sistemin operativ Android mund të dërgojnë tinguj drejtpërdrejtë proçesorëve të audios dhe aparateve akustike të pajtueshme edhe përmes AudioStream-it tek SONNET ose SONNET 2. Për sa i përket telefonave celularë, motori i kërkimit Google ishte i pari që ofroi pajisje që përputhen me Pixel Phone. Përsa i përket elektronikës së konsumit, pioneri i televizorit intelligjent është tani Amazon me Fire TV.
Prodhuesit e telefonave celularë janë njohur që më herët me sfidat me të cilat hasnin përdoruesit me dëgjim të dëmtuar: telefona të shumtë celularë ofronin dhe ofrojnë ende induksionin për modalitetin T tek aparatet akustike si një sinjal dalje alternative sinjalit audio konvencional dhe tani tek Bluetooth. Në vitin 2009 me versionin Bluetooth 4.0 u prezantua për herë të parë një standard Bluetooth LE me një energji të ulët i cili u përmisua më tej në versionin 4.2. Teknologjia e re e Bluetooth-it LE dhe protokolli ASHA bazuar në të ose versioni Apple Mfi, u zbatuan gjithashtu menjëherë në gjeneratën e re të telefonave celularë.
Kërkesa e lartë për energji për trasmetimet në standartin Bluetooth konvencional në fillim kishin penguar përdorimin e drejtëpërdrejtë të Bluetooth-it për aparatet e dëgjimit dhe proçesorët audio: Atëherë, pajisjet shtesë si AudioLink lejonin lidhjen Bluetooth me telefonin në një drejtim dhe lidhja wireless tek fusha afër me aparatin akustik në drejtimin tjetër. Dëgjimi i muzikës u mundësua pëmes një aplikacion dedikuar telefonit celular. BLE në kombinim me protokollin ASHA, bën të mundur përdorimin e proçesorëve të implanteve kokleare dhe aparateve të tjera akustike si marrës Bluetooth nga të gjitha anët edhe për pajisjet elektronike të konsumit që zbatojnë standardin e ri.
Televizorat inteligjent dhe Implantet Kokleare
Prej disa kohësh televizori nuk lidhet me trasmetimin tokësor nga Korporta Austriake e Trasmetimit (ORF) apo nga ofruesit e shërbimeve të televizionit kabllor. Tashmë, televizori lidhet edhe me internetin. Televizorat inteligjent lidhen përmes LAN ose WLAN me Internet në vend apo si komplement i antenës. Në këtë mënyrë, është e mundur të marrësh transmetime televizive dhe të vendosësh në dispozicion përmbatje të ruajtura si ato nga ORF Tvthek. Edhe filmat nga Prime Video, YouTube, Netflix, maxdome e të tjerë mund të shikohen gjithashtu përmes aplikacioneve të ndryshme web. Përveç televizorit dhe videove, televizorët inteligjentë u lejojnë përdoruesve të lundrojnë në Internet, të dëgjojnë muzikë, radio apo të trasformojnë televizorin në një panel komandimi lojërash.
Aktualisht, në treg ekzistojnë një numër i madh televizorash inteligjentë dhe një ofrues i njohur është Amazon me pajisjen e tij Fire TV. Funksioni inteligjent mund të integrohet në një televizor të plotë si Fire TV Cube apo si Fire TV Stick lidhur në portën HDMI të një televizori konvecional si një pajisje shtesë. Produkti i parë elektronik i konsumit testuar me audion Bluetooth LE dhe AudioStream është Fire Tv Cube. Mirëpo, Cubo ende nuk ka konfiguruar për rrjedhën bimodale: Kur dërgon sinjalin audio AudioStream-it, si pasjisja ndihmëse e dëgjimit si dhe folësi nuk mund të marrin në të njëjtën kohë tingullin.
Nëse pajisjet e juaja elektronike në shtëpi ende përdorin Bluetooth-in standard të vjetër pa audio LE ose nëse përdorni një proçesor audio të ndryshëm, ju mund të vazhdoni të përdorni AudioLink, Samba2Go ose MiniTek deri në përditësimin e ardhshëm të pajisjes: Me këtë mënyrë mund të shijoni edhe kënaqësinë pa kabull!
Gjithsesi, Amazon nuk do të jetë sigurisht ofruesi i vetëm i pajisjeve elektronike të konsumit për të shpërndarë ASHA në produket e saja. Është e mundur të zbuloni se cilat nga pajisjet jane aktualisht të pajtueshme me proçesorët audio të IC MED-EL në faqen e internetit MED-EL në seksionin “Aksesorë” – “Lidhje”.
Bluetooth – optimizuar hap pas hapi për proçesorët audio të implanteve kokleare
Zhvilluar në fund të shekullit të kaluar për trasmetimin e të dhënave pa kabull, Bluetooth përdor brezin e frekuencës pa liçensë midis 2.402 dhe 2.49 Herz për të trasmetuar të dhëna dhe sinjale audio midis pajisjeve që mund të jenë në një distancë prej disa centimetrash deri në 100 metra sipas klasifikimit të tyre. Më herët, teknologjia kërkonte shumë energji intensive për pajisjet ndihmëse të dëgjimit apo për proçesorët audio; pajisje shtesë funksiononin si lidhje; MiniTek, Artone 3 Max apo AudioLink për shembull.
Prezantimi i Bluetooth LE edhe: BLE me Bluetooth gjithashtu 4.0 ka bërë të mundur lidhjen e telefonit drejtpërdrejtë me sistemin e dëgjimit. Në vitin 2011, Apple prezantoi celularin e parë me MFI, Google më pas me protokollin e trasmetimit ASHA për pajisjet e Android-it. Kjo lejon të transmetojë një telefonatë drejtpërdrejt tek SONNET ose SONNET 2 me AudioStream për shembull dhe madje lejon muzikën të trasmetohet drejtpërdrejtë në sistemin e dëgjimit. Tani, me Amazon Fire TV, pajisjet e para elektronike të konsumit të Android-it po zgjerojnë aksesin e tyre me ndihmën e ASHA.