Nëna e Valentinit tregon historinë e shërimit të tij dhe përvojën e tij me një implant koklear.

Për 7 vite me radhë, Valentini, trembëdhjetë vjeçari nga Austria mundte të dëgjonte vetëm me një vesh. Teksa humbja e dëgjimit të tij qëndroi e pazbuluar për një kohë të gjatë, efektet e shurdhësisë tek njëra anë e veshit tek zhvillimi i tij ishin shumë të qarta. Tek artikulli i saj, Irena, nëna e Valentinit shpjegon se si ai u diagnostikua përfundimisht me ‘humbje të thellë dëgjimi në veshin e majtë’ dhe se si jeta e tij e përditshme dhe zhvillimi personal u përmisuan falë Implantit Koklear (IK).

Valenti, një përdorues i implantit koklear që u diagnostikua me shurdhim në njërën anë

Si zakonisht, pjesa më e madhe prej nesh dëgjon me dy veshë. Ja pse shumë njerëz janë të pavetëdijshëm rreth sfidave të përditshme të dëgjimit vetëm me një vesh (humbja e dëgjimit unilateral). Para se të mësonim rreth shurdhimit të Valentinit në një anë të veshit, kjo ishte dhe rasti im gjithashtu. Por historia e djalit tonë më ka dhënë – dhe rrethit tonë social – një kuptim më të mirë:

Një fëmijëri Me Pengesa – Humbja e Dëgjimit e Pazbuluar

Menjëherë pas lindjes së Valentinit, nga një ekzaminim rutinë për dëgjimin rezultatet ishin jo dyshuese. Megjithatë, me kalimin e kohës djali im fliste me zë të lartë dhe nuk i shqiptonte mirë fjalët. Ne kërkuam ndihmën e një logopedistit por për fatin e keq situata nuk u përmisua aq shumë sa shpresonim. Logopedisti i Valentinit dyshonte që problemet me dëgjimin (humbja e dëgjimit) mund të ishte shkaku i shqiptimit i jo të mirë të fjalëve – dyshim që e kisha dhe unë për disa kohë.

Shkuam për vizitë në katër doktorë të ndryshëm të ORL-së për të kryer testin e dëgjimit. Në çdo vizitë të tij rezultatet dilnin mirë por shqiptimi i tij nuk përmisohej. Kur Valentini filloi shkollën fillore, atij ju ofrua dhe shërbimi special i edukimit. Megjithatë, atij nuk ju lejua të studionte me shokët e tij të klasës kështu që u bë një i huaj që nuk mund të lexonte apo të shkruante në klasën e dytë. Isha e humbur: Ç’farë duhej të bëja për të ndihmuar djalin tim?

Diagnoza: Shurdhim në njërën anë

Kur Valenti ishte shtatë vjeç, ne zbuluam arsyen e vështirësive të tij rastësisht: Sapo kisha blerë një palë kufje telefoni të reja dhe doja ti provoja së bashku me Valentinin: tek veshi i djathtë unë dhe tek veshi i majtë i Valentinit. “Mami, nuk mund të dëgjoj asgjë,” u ankua menjëherë djali im. I provova të dyja kufjet tek veshët e mi dhe zbulova se të dyja punonin në mënyre perfekte.

Ditën tjetër shoqërova Valentinin tek spitali më i afërt dhe insitova që dëgjimi në veshin e tij të majtë duhej testuar. Shumë shpejt u vërtetua që logopedisti i Valentinit dhe unë kishim të drejtë: Ai u diagnostikua me humbje serioze të dëgjimit në veshin e tij të majtë. Valentini nuk kishte dëgjuar asnjëherë me atë vesh. Edhe pse doktorët e URL-së kishin përdorur gjithmonë altoparlantë gjatë testimeve të dëgjimit, asnjëri prej tyre nuk e kishte vënë re se Valentini ishte i shurdhër në njërin vesh. Përveç diagnozës, isha e lehtësuar: Më në fund kishim një shpjegim për shqiptimin e tij të keq dhe të folurën e tij me zë të lartë.

Hapi tjetër: Implanti Koklear

Menjëherë pas diagnozës, stafi i otorinolaringologjisë tek spitali jonë u kujdes për familjen tonë. Që nga fillimi e kuptuam që ishim në duar të sigurta. Vetëm një vit më parë në Austri, Implantet Kokleare (IK) ishin aprovuar për njerëzit me humbje dëgjimi unilaterale. Menjëherë pas diagnozës, Valentini ishte një nga pacientët e parë me dëgjim të humbur në njërën anë që u pajis me një IK sepse ne kërkonim që ai të dëgjonte me të dyja veshët sa më shpejt e mundur.

Sigurisht, kjo nuk ishte një vendim i lehtë për familjen tonë. Megjithatë, optimizmi ishte më e rëndësishme: Ne nuk menduam se ç’farë mund të shkonte gabim por ishim me plot besim dhe pritshmëri se ç’farë Valentini mund të fitonte nga implanti.

Për fatin e keq, ne nuk ishim shume optimistë për shkollën e Valentinit. Mësuesja e tij nuk ishte entuziaste rreth pajisjes së tij të teknologjisë së lartë. Ajo thjesht e shikonte si punë shtesë për veten e saj. Menjëherë fillova të kërkoja për një shkollë të re që mund ti përshtatej nevojave të Valentinit. Duke shikuar pas, mund të them: Kjo ishte pikërisht gjëja e duhur që bëra!

Jeta me dy veshë - me implant koklear

Valentini gjithmonë ka qenë një djalë i turpshëm. Por me implantin koklear dhe tek shkolla e re kjo ndryshoi shumë shpejt! Ai mësoi të lexonte, të shkruante dhe të bënte matematikë brenda një kohe të shkurtër. Njohu shokë të rijnë dhe fitoj shumë vetëbesimin e tij.

Sigurisht, shokët e klasës të Valentinit ishin kuriozë dhe dëshironin të dinin se si ‘veshët e tij elektronikë’ punonin. Por shumë shpejt, implanti koklear u bë pjesë e jetës së përditshme.

Pas më shumë se 5 vitesh me dëgjimin në të dyja veshët, Valentini është tashmë një adoleshent me vetëbesim tek vetja. Si nënë, është e mrekullueshme të shikosh që ai ka më shumë besim tek vetja e tij, sa ne si prindër nuk e kishim imagjinuar ndonjëherë. Ai është një lojëtar futbolli i apasionuar, provon sporte të reja, ka krijuar miqësi të reja dhe bën pjesë tek skuadra e të rijnve vullnetarë tek departamenti lokal i zjarrfikëses. Nuk mund të jem kaq e lumtur sesa kaq rreth zhvillimit të djalit tonë.