IMPLANTE DËGJIMI

Stimulimi Elektro-Akustik

Sistemet EAS (Stimulimi Elektro-Akustik) janë dizenjuar për probleme specifike të dëgjimit me tinguj të frekuencës së lartë dhe kuptimi i të folurës (gjithsesi tinguj të ulëta mund të dëgjohen ende) – probleme që karakterizojnë humbjen e dëgjimit sensorineural me frekuencë të lartë. EAS stimulon koklean (kërmilli i veshit) për tinguj të frekuencës së lartë dhe intensifikon tinguj të frekuencës së ulët duke përdorur teknologjinë e pajisjes ndihmëse të dëgjimit, në këtë mënyrë i mundëson përdoruesit të dëgjojë një gamë të gjerë tingujsh teksa ruan ende dëgjimin ekzistues.

Rekomandime Implante
REKOMANDIMET TONA

rekomandimet e sistemeve EAS

Implanti koklear përdorur tek sistemet MED-EL EAS quajtur SYNCHRONYështë një nga të preferuarat absolute e përdoruesve tanë me implante kokleare!

  • Implantet kokleare SYNCHRONY prodhuar nga MED-EL kanë treguar performancë dhe besueshmëri të madhe e pikërisht për këtë antarët tanë e CIA (Implant Cochlear Austria – Implanti Koklear Austri) e duan. Vetë SYNCHRONY ndryshon nga sistemet e tjera nga përvoja e tingullit natyral që ajo afron dhe nëpërmjet elektrodave jo tramautike që personalizohen për çdo përdorues ofron zgjidhjen ideale për të gjithë.

    • Eksperiencën më natyrale të dëgjimit falë teknologjisë rinovuese

    • Përshtatje për zhvillime të ardhshme

    • Siguri të rezonancës magnetike deri më 1.5 Tesla

    Për kandidatët e implanteve kokleare, besueshmëria dhe siguria janë kriteret bazë kur zgjedhin implantin pasi implanti është pjesa e sistemit të dëgjimit që do të jetë brenda trupit të pacientit për disa vite me radhë Implantet MED-EL prodhohen në Innsbruck, Austri prej 30 vitesh në përputhje me standartet strikte për kontrollin e cilësisë.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

    Implanti koklear Sinkron
  • The SONNET EAS është një proçesor tingulli i dizenjuar për Electric Acoustic Stimulation (EAS – Stimulimi Elektro-Akustik ), si për shembull, të përshtatet si me implantin koklear dhe teknologjinë e një pajisje dëgjimi. Mbledh tingujt dhe i dërgon ato tek sistemi si tingujt me frekuencë të ulët dhe ato me frekuencë të lartë.

    • Përshtatet ambientit ku ndodheni

    • Redukton zhurmat në mjedis

    • Ofron eksperiencë për një dëgjim natyral falë teknologjisë bashkëhore të tingullit të koduar

    Gjithashtu, ky proçesor i audios vjen me shumë opsione moderne që sjell gëzim, si për shembull, opsione të trasmetimit pa kablor për të shijuar muzikën ose telefonatat me cilësi të lartë. Është e papërshkueshme nga uji, bateria zgjat shumë dhe vjen me shumë opsione moderne dizajni.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

    Stimulimi Elektro-Akustik
ARTIKUJT E REKOMANDUAR

Lexoni histori interesante
rreth EAS!

Revista Online