IMPLANTET E DËGJIMIT

Implanti i Transmetimit Kockor

Sistemet e implanteve të transmetimit kockor vendosen me ndërhyrje kirurgjikale dhe paraqesin një zgjidhje alternative të dëgjimit kur pajsisjet e dëgjimit nuk janë një mundësi ose nuk ndihmojnë në mënyrë të saktë. Sistemet e transmetimit kockor janë të përshtatshme për humbjet e dëgjimit mikse ose konduktive pasi ndihmojnë dëgjimin në veshin e jashtëm o të mesëm dhe stimulojnë në mvnyrë direkte veshin e brendshëm.

Rekomandime Implanti
REKOMANDIMET TONA

Rekomandime Implante Transmetimi Kockor

Ka disa arsye përse përdoruesit tanë rekomandojnë BONEBRIDGE (Sistemi i Trasmetimit Kockor) nga MED-EL e cila vjen në kombinim me proçesorin e tingullit SAMBA. Zbuloni avantazhet e këtyre sistemeve si më poshtë:

  • Në krahasim me disa implante të tjera të trasmetimit kockor, pjesa e implantuar e sistemit BONEBRIDGE e MED-EL vendoset plotësisht nën lëkurë çka e bën atë një përshtatje perfekte për përdoruesit. Kjo do të thotë që ju nuk do të keni plagë të hapura nga vendosja e implantit dhe nuk do të keni nevojë të mbani një rutinë speciale për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme. Është e rehatshme për tu mbajtur dhe e kollajshme për tu fshehur pas veshit. Duke dërguar tingullin direkt në kockë pa asnjë lloj lëkure në mes, mundëson cilësi të tingullit pa filtër për tinguj me frekuencë të plotë.

    • Mirëmbajtje e lehtë e implantit pasi qëndron plotësisht nën lëkurë.

    • Një proçesor i lehtë dhe i rehatshëm vjen me mbrojtëse të ndryshme dizajni.

    • Siguria e rezonancës magnetike deri më 1.5 Tesla pa u nevojitur asnjë ndërhyje kirugjikale .

    BONEBRIDGE reflekton vite eksperience në prodhimin e sistemeve të implanteve të trasmetimit kockor nën lëkurë, të cilat janë prodhuar të para nga MED-EL: Dhe më e rëndësishmja, ofron një cilësi të lartë natyrale të tingullit dhe përshtatet me zhvillimin e ardhshëm teknologjik.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

  • Gjenerata më e re e proçesorëve të tingullit SAMBA nga MED-EL, SAMBA 2 ofron eksperiencën e dëgjimit më moderne dhe me të thjeshtë duke u përshtatur ambientit në të cilën ndodheni duke ofruar kështu eksperiencën më të mirë të dëgjimit për çdo lloj situate.

    • Një nga proçesorët e tingullit më të lehtë në treg që peshon vetëm 9.3 g duke përfshirë baterinë dhe magnetin.

    • Përshtates tingulli dhe memorje inteligjente për preferencat e juaja të parametrave të dëgjimit.

    • Reduktimin e zhurmës në ambiente dhe lokalizimin e zërit të një personi duke ju folur pavarsisht se ku ata ndodhen.

    SAMBA 2 është e rehatshme dhe e hollë, nuk lëviz dhe mund të vendoset nën flokë. Ka disa mbrojtëse të ndryshme për tu përshtatur ngjyrës së flokëve apo veshjes. Ka gjithashtu dhe aksesorë, si SAMBA2GO, e cila mundëson thirrjet pa duar dhe përdorimin e mikrofonave në distancë dhe sistemet FM.

    *Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni

NJË VENDIM I PËRJETSHËM

Të zgjedhësh sistemin e duhur të implantit të sistemit kockor

Sipas opinionit tonë, ka disa kritere që nevojiten të konsiderohen gjatë zgjedhjes së një implanti të sistemit kockor. Këto karakteristika i sjellin advantazhe të qarta përdoruesit.

ARTIKUJT E REKOMANDUAR

Lexoni histori interesante
Rreth implanteve të transmetimit kockor!

Revista Online