Avantazhet e implantimit koklear bilateral

Aftësia jonë natyrale për të dëgjuar me të dy veshët na lejon të kuptojmë të folurën në ambjentet me zhurmë dhe të lokalizojmë burimin e tingulit. Implantet kokleare janë të projektuara për të ndihmuar zhvillimin tek aftësitë e përditshme dhe thelbësore tek personat me humbje dëgjimi tek njëri vesh.

Fëmijë të gëzuar: avantazhet e implantimit koklear bilateral

Telefoni i Johanna po bie në zile. Ajo dëshiron ti përgjigjet telefonatës. Por, ku ështe telefoni? Pjesa më e madhe e personave mund të lokalizojnë telefonin e tyre kur ata e dëgjojnë edhe pse nuk e shikojnë. Për një periudhë të gjatë, Johanna Pätzold nuk ishte njëra prej atyre. Ajo humbi dëgjimin tek veshi i saj i majtë pas një sëmundje. Perveç dëgjimit normal tek veshi i saj i majtë, ajo nuk mund të tregonte se nga cila anë vinin tingujt si dhe nuk mund të ndiqte bashkëbisedimet në grup ose të kuptonte në ambientet me zhurmë të lartë. Veshi i saj i shurdhër e bënte komunikimin shumë të vështirë. Për shkak të humbjes së dëgjimit, studentja e muzikës nuk mundte të shijonte muzikën. “Dëgjimi me dy veshë më lejonte të perceptoja nuancat e bukura dhe dinamikat që e bëjnë muzikën emocionale.”

Një në 10 mijë të porsalindur ka humbje të dëgjimit në njërin vesh. [1]. Me kalimin e kohës kjo shifër është rritur për shkak humbjes së vazhdueshme (përkeqësimit) të dëgjimit, sëmundjeve dhe aksidenteve. Pothuajse 3 deri në 6 për qind fëmijët janë të prekur gjatë moshës shkollore. [2] Nëse kuptimi i të folurit është i pamundur edhe me një pajisje ndihmëse të dëgjimit, ekspertët e përshkruajnë këtë gjëndje si shurdhësi (funksionale) në njërin vesh.

Implanti Koklear për dëgjimin binaural

Humbja e dëgjimit unilateral (tek njëri vesh) ka impakt të madh tek aftësitë e dëgjimit të fëmijës, duke prekur lokalizimin, tingullin tridimensional dhe kuptimin e të folurit në ambjentet me zhurmë. Veç kësaj, mund të ndikoj të folurën e tyre dhe zhvillim e gjuhës, arritjet akademike dhe aftësitë sociale. Tek udhëzimet aktuale të Grupit të Punës për Audiologjinë, pranë Austrian ENT Society (Shoqata Austriake e Otorinolaringologjisë) rekomandohet [3] që skanimi mjekësor të kryhet tek të porsalindurit tek të dyja veshët, si dhe pajisjen me ndihmësen e dëgjimit ose implantit tek fëmijët me humbje të dëgjimit unilateral. Në muajin e 25-të të jetës ata rekomandojnë vizitën tek një specialist për dëgjimin dhe vlerësimin e të folurës. Këto specialistë vlerësojnë dëgjimin dhe aftësitë e gjuhës dhe ndërmarrin hapa të mëtejshme nëse është e nevojshme.

'Fëmijët e vegjël me humbje të madhe dëgjimi 70 dB (decibel) dhe më shumë tek njëri vesh' u rekomandohet implanti koklear, thuhet tek udhëzimet.

Austria dhe shumë shtete të tjera kanë shënuar një rritje të implantimit koklear për të rriturit me humbje dëgjimi tek njëri vesh. “Implantimet koklear bilaterale po praktikohen në shumë shtete në dekadën e fundit sepse rezultatet janë shumë bindëse” thotë Reinhold Schatzer, specialist i kodimit sonor tek kompania austriake e implanteve të dëgjimit MED-EL. “Duke vërejtur avantazhet e implantimit bilateral dhe duke u përballuar me mangësitë e dëgjimit të raportuar nga individët që dëgjojnë vetëm nga njëri vesh, mjekët specialistë kanë vazhduar trajtimin me implantin koklear tek personat që nuk dëgjojnë në njërin vesh. Dëgjimi tek dy veshët ofron të njëjtat avantazhe për këta persona si edhe për përdoruesit e implanteve kokleare bilaterale: Sa më i saktë është dëgjimi në hapësirë aq më i mirë është lokalizimi i tingullit dhe më i shpejtë perceptimi i të së folurës kur shumë folës flasin në të njëjtën kohë ”

Në mënyrë naturale!

Një grua në natyrëPër shumë kohë, ekspertët kishin dyshime se qëndra e dëgjimit tek truri mund të kishte ndjesinë e sinjalint të kombinuar akustik dhe elektrik. Tani, dyshimet për këtë janë kundërshtuar. Eksperienca ka treguar se natyrshëm, stimulimi elektrik sjell rezultate bindëse në proçesin e stimulit akustik dhe elektrik në të njëjtën kohë.

Një elektrodë e gjatë futet thellë tek koklea (kërmilli i veshit) dhe është projektuar që të stimulojë tonin tek vendi si një vesh i shëndoshë. Studimet amerikane kanë treguar se falë plasticitetit të trurit tonë një përdorues i Implantit Koklear mund të përshtasi mospërputhjet e tonit dhe të shpërndaj tonin korrekt. Megjithatë, ata kanë treguar se kjo mospërputhje kërkon më shumë përpjekje konjitive të cilat kundërveprojnë lehtësinë e dëgjimit.

Raporti i një pacienti me implant koklear në Universitetin Spitalor të Kansasit tregoi se toni i perceptuar kryesisht varet tek vendi i implantimit, për shembull, gjatësia e elektrodës dhe thellësia e futjes. Gjithashtu në këtë raport thuhet se shpejtësia e stimulimit kishte influencuar tek perceptimi i tonit për frekuencat deri në 1.000 Hertz. Këto gjetje janë implementuar tek proçesi i strukturës të cilën vet MED-EL mund ta ofrojë.[4]

Rezultate inkurajuse nga studimet për humbjen e dëgjimit unilateral

Rezultatet e disa studimeve gjermane dhe austriake kanë treguar se pacientët me shurdhësi në njërin vesh që ishin pajisur me një implant koklear dhe ndiqnin trajnime për dëgjimin ishin përshtatur më shpejt me mënyrën e re të dëgjimit. Zgjatja e shkurtër e shurdhësisë është e dobishme.[5] Gjithashtu, rezultatet nga një studim anglez tek fëmijët e lindur me shurdhësi [6]të thellë bilaterale mund të aplikohet tek individët me shurdhësi tek njëri vesh. nëse dëgjimi tek të dy veshët sigurohet më vonë, aftësitë e dëgjimit binaural në të dy veshët mund të shpresohen.

Megjithatë përdoruesit e Implanteve Kokleare me shurdhësi në njërin vesh kërkon një periudhë rehabilitimi më të gjatë sesa për përdoruesit e shurdhër bilateral, ato tashmë kanë vërejtur përmisime tek dëgjimi dhe kuptimi i të folurës pas një periudhe kohe, mesatarisht tre deri në gjashtë muaj. Kjo nga ana tjetër, sjell një rritje të vetëbesimit, ndërveprim me të tjerët dhe aktivite sociale. Në fund të fundit, kjo të drejton për një një cilësi më të lartë të jetës siq është pasqyruar tek rezultatet e dëgjimit. [7].


[1] Johnson JL, White KR, Widen JE, et al. A multicenter evaluation of how many infants with permanent hearing loss pass a two-stage otoacoustic emissions/automated auditory brainstem response newborn hearing screening protocol. Pediatrics 2005;116(3):663–72.

[2] Ross DS, Visser SN, Holstrum WJ, et al. Highly variable population-based prevalence rates of unilateral hearing loss after the application of common case definitions. Ear Hear 2009;31(1):126–33.

[3] SAV‐Konzept Österreich - Richtlinie der Arbeitsgemeinschaft Audiologie der Österr. Gesellschaft für HNO‐Heilkunde und Kopf‐und Hals‐Chirurgie zur Organisation des Neugeborenen‐Hörscreenings und der Abklärung und Versorgung konnataler Hörstörungen in Österreich, 2017, https://www.hno.at/fileadmin/userdaten/uploads/Neugeborenenhoerscreening_Richtlinien_2017.pdf

[4] Prentiss S, et al., “Ipsilateral acoustic electric pitch matching: A case study of cochlear implantation in an up-sloping hearing loss with preserved hearing across multiple frequencies“, Cochlear Implants International 2014, DOI 10.1179/1754762814Y.0000000066

[5] See: Research for good hearing, implantable hearing systems - interview with Prof. Dr. Andrej Kral, taken from: Schnecke, edition 82, p. 11f, December 2013

[6] Killian C, Scally A, Killian E, Totten C, Raine C, Factors Affecting Sound-Source Localization in Children with Simutaneous or sequential bilateral cochlear implantation. Ear Hear, 2018 Oct. 5 Doi: 10.1097/AUD.0000000000000666

[7] Muigg, F., et al. (2019). "Cochlear implantation in adults with single-sided deafness: generic and disease-specific long-term quality of life." Eur Arch Otorhinolaryngol. 2019 Nov 27, epub ahead of print