Implanti koklear: më shumë se komunikim dëgjimor-verbal
Studimet e fundit tregojnë se: Dëgjimi i zhurmave mjedisore e bën jetën tonë më të sigurtë dhe më të pëlqyeshme. Duhet të dëgjojmë nga të dyja anët e veshit dhe të ushtrohemi për të perceptuar dhe klasifikuar tingujt.
Në ditët e para me implantin koklear, pritshmëritë mbi efektivitetin e tij ishin modeste: Të kuptuarit e të folurit hapur ishte e pamundur në atë kohë. U mjaftonte nëse përdoruesit e implantit koklear ja dilnin të perceptonin tingujt dhe të dallonin të folurin nga tingujt mjedisor dhe tingujt e ndryshëm mjedisor midis tyre. Implanti koklear ishte menduar për të ofruar një perceptim akustik të ambientit si dhe të mbështeste leximin e buzëve.
Me futjen e strategjisë së kodifikimit më efikas dhe të shpejtë, veçanërisht nga viti 1994 dhe më pas me futjen e strategjisë CIS (Stragjia e Përbashkët e Zbatimit) rezultatet për dëgjimin me implantin u përmisuan në mënyrë të pakrahasueshme. Perceptimi dhe atributi i tingujve mjedisorë janë harruar disi: Me teknologjitë e sotshme të implantit koklear ato nuk përcaktohen pothuajse kurrë mbi bazën shkencore.
Ose është pikërisht perceptimi i tingujve mjedisorë që mund të ndihmojë personat “të orientohen në ambientin e tyre, duke i paralajmëruar për rreziqe potenciale dhe tu ofrojë një sens të kënaqësisë estetike,” sipas ekipit shkencor të një analize sistematike nga një studim amerikan publikuar në fillim të vitit 2021. [1] Këto nuk janë vetëm aspekte të rëndësishme për terapinë dhe studimet, por edhe argumenta të rëndësishme në rast ku në të cilën arritja e komunikimit dëgjimor-verbal duket e pamundur për një kandidues të implantit koklear.
Zhurmat e rëndësishme kanë prioritete!
Për të vërtetuar përmisime të tjera të produktivitetit nga teknologjitë e reja të implantit koklear, sot studimet shkencore përdorin vetëm testime vokale veçanërisht të vështira dhe testime vokale me zhurmë në sfond. Megjithatë, përveç analizës të studimit amerikan, dy studime të fundit flasin veçanërisht për perceptimin e zhurmës me implantet kokelare.
Këto të dhëna të fundit tregojnë se implantet kokleare ofrojnë në përgjithësi përdoruesve të tyre përmisime në perceptimin e ambientit akustik [2] . Megjithatë, me përjashtim individëve me dëgjim normal, pjesa më e madhe e përdoruesve të implanteve kokleare akoma ka mungesë në këtë aspekt. [3]
Studimet e sotshme nuk e pranojnë faktin se përdoruesit me kuptueshmërinë më të mirë e të folurit njohin detyrimisht edhe tingujt mjedisor në mënyrën më të besueshme. Si rrjedhojë, njohja e një tingulli është më e besueshme nëse implantet përdoren në të dyja anët e veshit [4], nëse tingulli klasifikohet si e domosdoshme për sigurinë [6] dhe nëse është e njohur [6]. Autorët e studimit hipotizojnë një sukses më të mirë nëse rihabilitimi i dëgjimit parashikon një praktikë të vetëdijshme të perceptimit dhe të diferencimit të tingujve. [7].