Një përvojë e mirë me një implant koklear
Brigitte është shumë e kënaqur me implantin e saj koklear saqë ajo tani dëshiron edhe një tjetër për veshin tjetër të saj. Por nuk ishte gjithmonë kështu.
Tek veranda e saj, Brigitte është duke folur në telefon me një shoqen e saj. Lidhja në shtëpi është e dobët dhe shoqja e saj mund të ketë hasur probleme ta kuptojë atë. Briggite nuk i ka këto probleme edhe pse ajo ka vuajtur nga humbja e dëgjimit që në fillimet e fëmijërisë së saj. Pa pajisjen e saj të dëgjimit, ajo nuk mund të dëgjojë pothuajse asgjë. Por falë implantit të saj koklear, madje edhe përdorimi i telefonit nuk është një stërmundim i madh.
Rruga për të folur në telefon ishte e gjatë dhe boshe për Brigitte e cila punon në administratën e një spitali në Vienë. Ajo u pajis me ndihmësen e parë të dëgjimit kur ishte vetëm 8 vjeçe. Edhe pse dëgjimi i saj ishte shumë i dobët në të dyja veshët ajo u pajis vetëm me një pajisje atë kohë. Mbaroi shkollën, u njoh me bashkëshortin e saj, u martuan dhe u bënë me fëmijë – të gjitha këto hapa me një ndihmëse dëgjimi. Kjo ndryshoi me ardhjen e mijëvjeçarit.
Nuk është jeta ima
Dëgjimi i Brigitte u reduktua gradualisht derisa ajo u shurdhua plotësisht rreth moshës 40 vjeçare. Familja e saj dhe miqtë e pranuan humbjen e saj të dëgjimit, por “pavarsisht se më duhej të telefonoja apo të vizitohesha tek doktori, gjithmonë isha e varur tek bashkëshorti im”. Ajo është ende mirënjohëse për mbështetjen e tij të pashtershme, por ndjesia e varësisë së saj tek ai në jetën e përditshme nuk i pëlqente, “nuk ishte jeta e saj”. Nëna e dy fëmijëve ishte në kërkim të alternativave. Ajo fliste gjuhën e shenjave nga djali i saj i madh i cili në vitin 1980 u diagnostikua me një dëmtim të thellë dëgjimi në parashkollor dhe kishte filluar të mësonte gjuhën e shenjave. Disa vite më vonë Brigitte dhe bashkëshorti i saj mësuan gjuhën e shenjave, po ashtu. Brigitte buzëqesh me të madhe kur kujton të shkuarën: “I kam kundërshtuar fort implantet kokleare.” Me kalimin e kohës gjithsesi ajo kishte dyshime: “ Komuniteti i Gjuhës me Shenja jeton në botën e tyre. Por unë dhe bashkëshorti im kryesisht jetonim në botën e dëgjimit.”
Një vizite tek mjeku ishte një nga pikat kthesë. “Nuk mund të dëgjoja nga veshët u thashë stafit mjekësor dhe u kërkova të më kuptonin kur flisja. Por asnjëri prej tyre, asistenti dhe doktori nuk arritën dot. ”
Pas një egzaminimi të gjatë dhe të kujdesshëm Brigitte më në fund vendosi të pajiset me një implant koklear. Ajo vendosi implantin në vitin 2011 kur ishte 46 vjeçe. Suksesi i kaloi pritshmëritë e saj. “Pas dy muajsh isha në gjëndje të kuptoja mirë në mënyre perfekte!” Ajo dukej që kishte arritur destinacionin e saj final të dëgjimit!
Impanti koklear i sigurtë, operacion i parrezikshëm
Sapo Brigitte u pajis me implantin e saj koklear, fabrikanti i saj i implantit kishte tërhequr produktet e tij në treg për shkak të defekteve të përsëritura. “Lexova rreth këtij lajmi në gazetë dhe i thashë bashkëshortit tim: “Shpresoj që implanti im nuk bën pjesë tek ato.” Shpresat e saj u thyen dhe asaj ju deshte të kryente një tjetër operacion në shkurt të 2012-s. Ajo u pajis me një implant të gjeneratës së vjetër. Probleme të reja dolën në dritë një vit më vonë: plaga filloi të pikonte dhe një vrimë e madhe u shfaq tek vendi i implantimit.
Klinika e otorinolaringologjisë kërkoi ta rivendoste sërish por Brigitte kishte humbur besimin tek kjo klinikë dhe tek fabrikanti i implantit. “Qaja me dënesë”. Më pas ajo u konsultua me një tjetër spital. Shefi i padilionit të otorinolaringologjisë nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të hiqte implantin sërish nga veshi i saj. Mesa dukej, impanti nuk ishte vendosur mirë në kokën e saj. Lëvizjet e vogla mund të kishin shkaktuar irritime të lëkurës. Kirurgu me eksperiencën e tij këshilloj të vendoste implantin në veshin e djathtë të Brigitte, pasi veshi i saj i majtë kërkonte kohë për tu shëruar. “Por pas eksperiencës time të fundit hezitova.” Mirëpo, tani në pesëdhjetat e saj, ajo nuk dëshironte të pranonte mungesën e pavarsisë që vinte nga shurdhimi i saj në botën e dëgjuesve. U deshën dy vite për Brigitte për të gjetur kurajon e saj për një tjetër implantim. Wolfgang Gstöttner, kirurgu me eksperiencë në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës, vendosi të kryente implantimin tek veshi i majtë, pasi ndërkohë ishte shëruar. “Ai shpjegoi me detaje që ai do të kryente implantimin me qepje, kockë dhe ngjitëse.” Implanti SYNCHRONY i Brigitte është tani 4 herë më i sigurtë kundrejt lëvizjeve. Që prej atëhere, Brigitte dëgjon shumë mirë dhe nuk ka pengesa.
Gjërat që me të vërtet vlejnë
“Nuk mund ta imagjinoni se sa e lumtur isha kur dëgjova macen time të bënte ‘mjau’ për herë të parë me implantin e ri koklear,” kujton e entuziasmuar Brigitte. “Dhe dëgjoja cicërimat e zogjve në kopësht”. Ajo vazhdon me një buzëqeshje: “Dëgjoja edhe bashkëshortin tim duke u ankuar pas meje.” Dëgjimi me një Implant Koklear sigurisht nuk është si dëgjimi natyral ashtu si shikimi me syzet nuk është e njejtë. Brigitte është e vetëdijshme për sfidat: Të flasësh në telefon nevojitet përqendrim, bisedimet në televizor janë të vështira për tu kuptuar kur në sfond ka zhurmë. Por: “ Unë mund të shkoj në teatër dhe opera sërish.”
Për Brigitte, mbështetja e mirë teknike është e rëndësishme për suksesin e gjatë të dëgjimit si dhe implanti vetë. Ajo ende ndihet e zhgënjyer për dy implantet e para. “Ky fabrikant nuk ofroi asnjë mbështetje kur unë kisha më shumë nevojë.” Ajo falenderon MED-EL për shërbimin dhe angazhimin e inxhinierëve të klinikës. “Në ditën e parë të mbylljes totale nga Covid-19, prisha diçka tek proçesori i implantit.” Ajo telefonoi shërbimin e asistencës dhe i treguan ta shtypte. “Mbajta shtypur proçesorin dhe 5 minuta më vonë ata ja dolën të riparonin proçesorin.”
“Unë mund të rekomandoj çdo kënd që ka nevojë për një implant koklear të shkoj dhe të pajiset me të”. Brigitte tani po pret takimin e radhës për të vendosur implantin tek veshi tjetër. “Jeta është më e thjeshtë me dy veshë”, thotë ajo e bindur. “Kësaj radhe do të pajisem me impiantin MED-EL menjëherë!” Rruga e komunikimit është për çdo person një vendim personal. “Për fëmijët”, Brigitte thotë, “është e rëndësishme ti mbash të gjitha mundësitë hapur. Fëmijëve duhet ti jepet ky shans sepse bota jonë është formuar kryesisht nga njerëzit që dëgjojnë.”