Pasojat e drejtpërdrejta të Koronavirusit tek dëgjimi

Efektet e drejtpërdrejta të Koronavirusit tek aftësia e dëgjimit janë subjekte të diskutimeve dhe polemikave nga ekspertët. Tërthorazi, pandemia ka pasur efektet e saj. Bllokimi dhe mbyllja totale solli pezullime të trajtimeve dhe egzaminimeve të dëgjimit – ku disa prej tyre kishin pasoja serioze.

Një doktor me një pacient: korona dhe dëgjimi

HEARRING është një grup ekspertësh ndërkombëtar i pavarur në fushën e implanteve të dëgjimit për promovimin e kërkimeve, bashkëpunimeve dhe trajnimeve. Edhe pse nuk ishte e mundur organizimi i konferencave të mëdha gjatë krizës së pandemisë, grupi ishte dhe është vazhdimisht në diskutime dhe shkëmbime mendimesh përfshirë edhe sfidat e veçanta në fushën e otorinolaringologjisë gjatë dhe menjëherë pas fazës së koronës. Specialistët, përfshirë Presidentin e CIA -s (Cochlear Implant Austria) Prof. Dr. Wolf-Dieter Baumgartner, së fundmi kanë diskutuar sfidat e veçanta në fushën e otorinolaringologjisë gjatë dhe menjëherë pas krizës në korrik.

Pasojat e mundshme të Sars-Cov 19 tek dëgjimi janë raportuar herë pas herë por deri më tani nuk ka të dhëna studimi që të japin shkakun për frikën e humbjes së përheshme të dëgjimit nga një infeksion me koronavirus. Megjithatë, pandemia ka ndikuar tek otorinolaringologjia dhe tek kujdesi i audiologjisë për popullatën.

Korona dhe dëgjimi: Masa të pamjaftueshme për shkak të koronës!

Bashkë me sfidat e tjera të otorinolaringologjisë shkaktuar nga Sars-Cov 1, një e katërta e personave të pyetur në [1] një anketim organizuar nga HEARRING ku morën pjesë 67 ekspertë nga 42 qytete të 10 shteteve në Europë, Azi, Amerika e Jugut dhe e Veriut raportuan spostime të operacioneve të implanteve të dëgjimit për shkak se testimet paraprake të dëgjimit ishin vonuar. Një e treta e ekspertëve u ankua për trajtim të vonuar tek foshnjat me dëgjim të dëmtuar sepse skanimet e tyre nuk ishin kryer normalisht.

Pajisja e dëgjimit për të rriturit dhe fëmijët shurdh është një nga trajtimet më urgjente tek otorinolaringologjia: pjesa më e madhe e klinikave e konsideronin si të pranueshme vonesën e jo më shumë se tre muaj për pajisjen tjetër në anën e dytë. Në të gjitha rastet e tjera emergjente ata jepnin diagnoza të shpejta dhe shërbime – veçanërisht në rastet e meningjitit por gjithashtu edhe për ato fëmijë që lindnin të shurdhër apo fëmijë që humbisnin dëgjimin papritmas. Zhvillimi i të folurës për këto fëmijë varet nga aftësia e tyre e dëgjimit. Që kur foshnjat fillojnë të dëgjojnë para lindjes, faza e fundit para lindjes mund të shikohet gjithashtu si ‘koha e shurdhër’ për fëmijët e lindur të shurdhër.

Të qarat në gjuhën mëmë

Më shumë se dhjetë vite më parë, një grup shkencëtarësh në Würzburg, Leipzig dhe Paris[2] prezantuan rezultatet e kërkimeve të tyre duke treguar se foshnjat e porsalindura imitonin gjuhën e nënës kur ato qanin. Janë studiuar të qarat e 30 foshnjave gjermanë dhe 30 foshnjave francezë. Teksa foshnjat gjermane qajnë me tonalite që bien, melodia rritet tek foshnjat francezë dhe ndryshimi tek volumi është po ashtu tipike për gjuhët kur qajnë.[3]

Në fakt, foshnjat e palindura gjatë tre muajve të fundit të shtatëzanisë mund të dëgjojnë, kuptojnë melodinë e muzikës dhe të folurit dhe shpesh njohin zërat që kanë dëgjuar dhe lidhin karakteristikat individuale e të folurit me gjëndjen e humorit. Këto eksperienca para lindjes kanë ndikim tek tingulli i të qarit. Si rrjedhojë, nuk është befasuese se për fëmijët që lindin të shurdhër ose me humbje serioze dëgjimi, një implant koklear i hershëm u mundëson atyre rezultate të mira dëgjimi dhe zhvillim të së folurës.

Një qen dhe një djalë që shikojnë jashtë dritares - izolimi social dhe efektet e Koronës tek dëgjimi

Studime të shumta kanë treguar se sa më herët të kryhet implantimi i dëgjimit tek fëmijët e shurdhër aq më shumë sukses do të kenë tek dëgjimi i tyre.

Dëgjimi nuk toleron vonesat.

Studime të shumta kanë treguar tashmë se koha e montimit të një implanti koklear mund të ndikoj në mënyrë domethënëse në suksesin e implantimit për fëmijët që lindin të shurdhër. Nëse fëmijët me implante kokleare ishin konsideruar më herët si ‘me implant të hershëm’, nëse ato do të ishin pajisur me një implant dëgjimi para fillimit të shkollës, sot diskutimi është fokusuar rreth ndryshimeve tek dëgjimi dhe zhvillimi i së folurës nëse fëmijët do të ishin pajisur me implant para apo pas ditëlindjes së tyre të parë. Një grup shkencëtarësh skandinavë në drejtimin e Eva Karltrop [4] tregojnë sot se implantet kokleare për fëmijët nën moshën nëntë muajshe janë të sigurta dhe të besueshme dhe sjellin një zhvillim më natyral të së folurës se sa për ato fëmijë që e vendosin më vonë.

Kjo nuk vlen vetëm për fëmijët, megjithëse: Dihet tashmë që të rriturit që bëhen të shurdhër bashkë me faktorë të tjerë, kohëzgjatja në të cilën personi mund të dëgjoj pak ose fare ka gjithashtu një impakt. Sa më e shkurtër të jetë koha, aq më mirë dëgjimi rezulton me një implant koklear.[5]

Nuk ka kohë për të humbur!

Ekspertët e HEARRING kryesisht janë dakort: Në përgjithësi, aftësia për një dëgjim të mirë është një çështe urgjente. Pajisja e radhës për anën tjetër mund të vonojë jo më shumë se disa javë për shkak të krizës.

“Të ofrosh shërbim në mënyrë të sigurtë për mjekët dhe pacientët gjatë pandemisë është një sfidë e vërtetë“ por anketa e HEARRING tregoi se: “në fund të qershorit 2020, pjesa më e madhe e klinikave kanë shërbyer normalisht. “Dhe: neglizhimi ose vonesa e diagnozës dhe trajtimit mund të dëmtojë pacientin. “As edhe një pandemi e vazhdueshme nuk duhet të jetë arsyeja për të spostuar takimet me doktorët dhe klinikat – takimet e spostuara duhen të rekuperohen pa vonesa.

Hearring Logo

[1] https://www.hearring.com

[2] Newborns´Cry Melody is Shaped by Their Native Language, B. Mampe et al., Current Biology 19, 1994-1997, Dec. 15, 2009, DOI 10.1016/j.cub.2009.09.064;

[3] Einblick in diese Forschungsarbeit bietet eine aktuelle Reportage der New York-Times: https://www.nytimes.com/2020/04/15/parenting/baby/wermke-prespeech-development-wurzburg.html

[4] Karltorp E, Eklöf M, Östlund E, Asp F, Tideholm B, Löfkvist U. Cochlear implants before 9 months of age led to more natural spoken language development without increased surgical risks. Acta Paediatr. 2019;00:1–10. https://doi.org/10.1111/apa.14954

[5] vgl. Zeh R, Baumann U, Stationäre Rehabilitationsmaßnahmen bei erwachsenen CI-Trägern, HNO 2015.63:557-576, DOI 10.1007/s00106-015-0037-2

Lexo më shumë për efektet e Koronës tek aftësia e dëgjimit: https://lifelonghearing.com/health/hearing-after-covid-19/