Ja se si zhvillohen implantet kokleare

Lifelong Hearing gjithmonë tregon kujdes për njerëzit: ata që përfitojnë nga implantet kokleare dhe ato që i ndihmojnë ti prodhojnë. Ja për këtë jemi sot duke folur nga vendi ku prodhohen Implantet Kokleare: Zhvillimi i Implanteve.

Zhvillimi i implanti koklear

Mjeku Martin Zimmerling ka lindur në Innsbruck dhe sot ai drejton Departamentin e Zhvillimit të Implanteve tek MED-EL. Ai u njoh me implantet kokleare gjatë studimeve të tij të doktoraturës dhe menjëherë ishte entuziast: "Zhvillimi i implanteve është një sfidë ndërdisiplinore. Rezultati përfundimtar është një produkt me vlerë të lartë për përdoruesit."

Brenda pothuajse 20 viteve, inxhinierët elektronikë dhe fizikantët kanë shpikur shumë gjëra, ku disa prej tyre tashmë po përdoren në sistemet. "Numri i patentave nuk është i rëndësishëm," tha shpikësi në mënyre modeste. "Çfarë është e rëndësishme, janë ato ide që sjellin përfitime konkrete tek përdoruesit. Janë shpesh idetë e vogla që na shtyjnë neve më tej dhe së fundmi bëjnë dëgjimin me Implantin Koklear më të lehtë dhe më të kënaqshme."

Doktoresha Ellyce Stehlin nga Zelanda e Re është pjesëtare e re e stafit. Teza e saj e doktaraturës mbi teknologjinë mjeksore flet për aspektet e sigurisë të pajisjeve të implantimit gjatë rezonancës magnetike, MRI (magnetic resonance imaging - imazheria e resonancës magnetike.). "Meqënse Rezonanza Magnetike (MR) po bëhet më e zakonshme, përdoruesit e një implanti duhen të merren parasysh po ashtu." Kjo është e mundur sot për shkak të kuptueshmërisë më të qartë të pajisjeve të rezonancës magnetike dhe zhvillimit më të kujdesshëm të implanteve të reja. "Ka shumë kohë që njerëzit evitojnë rezonancën magnetike, pacientët me çdo lloj implanti frikësohen për efektet e fushës elektromagnetike."

Skanerat ekzaminues përdorin një fushë të madhe magnetike. Specialisti shpjegon se "Fusha magnetike mund të tërheq implantin brenda kokës së pacientit siq tërhiqen zbukurimet me magnet që vendosen në anën e frigoriferit." Rezonanca magnetike përdor fushën magntike Tesla.

Të sjellësh në jetë idenë

Në Austri, Zimmerling ka punuar prej vitesh mbi sigurinë e ekzaminimeve me rezonancë magnetike të implanteve MED-El. "Shumë shpejt kuptova që magneti në implantet kokleare ndodhet në pozicionin më të keq të mundur në raport me forcat magnetike të RM. " Dhjetë vite më parë, ai tashmë kishte idenë e sistemimit të poleve magnetike ndryshe, në një formë sferike. Por modelimet e para u refuzuan nga kirurgët që kishin eksperiencë në implantet kokleare. Ai shpjegon se "për ata, modeli sferik ishte shumë i gjerë. Pasi, një mundim ekstra gjatë operacionit mund të jetë stresuese për fëmijët e vegjël."

Më vonë, shefit të Departamentit të Zhvillimit i lindi idea e reduktimit të formës së sferës vetëm në një dimension. Kjo është një magnet që rrotullohet në formën e një disku e cila lëviz lirshëm brenda implantit. Kjo minimizon shtypjen që magneti ushtron tek koka e pacientit.

"Sa herë që ne ndryshojmë diçka në një implant, ne duhet të marrim parasysh të gjitha efektet e saj të mundshme." Një magnet i trasformuar mund të ketë prekur transmetimin e sinjalit midis transmetimit të spirales dhe magnetit ose mund të ketë ndikuar sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve. "Kjo kërkon shumë logjikë dhe testime për ti kontrolluar të gjitha këto," shpjegon programuesi duke shpjeguar rrugën e gjatë të idesë përpara se të shfaqet në treg.

Doktori Martin Zimmerling

Vendimi për të mirën

Kur kompania austriake MED-EL mori aprovimin për sinkronizimin e rezonancës magnetike me 3.0 Tesla, Ellyce Stehlin ishte duke punuar për tezën e saj të doktoraturës në Universitetin e Auklandit në Zelandën e Re. "Në atë kohë, kjo nuk ekzistonte për asnjë implant tjetër koklear! Kuptova sa aktive dhe e avancuar ishte MED-EL në këtë fushë." Kjo ishte arsyeja pse kjo grua e re vendosi ti bashkohej skuadrës në Innsbruck. Madje, ajo nuk hoqi dorë edhe nga sporti i saj i preferuar, kanotazhi! Por tani, ajo "pushton Alpet" me ecje, vrapim, alpinizëm dhe ski.

Hulumtime mbi skanerat ekzaminues më të fortë dhe komplekse po thellohen më shumë por shkencëtarë aktivë gjithmonë nevojiten. "Më pëlqen të marr një hap me këto risi me qëllim që përdorusit tanë mund të përfitojnë nga ky zhvillim nëse është e nevojshme " Teknikja me një buzëqeshje miqësore përshkruan punën e saj të përditshme si "një miks testimesh fizike në laborator apo klinikë dhe simulime kompjuterike."

Në të kaluarën, drejtuesi i saj Zimmerling madje u tregua i gatshëm për një testim: "Për shembull, mbajta një implant koklear kundrejt fytyrës time për të ndjerë bashkëveprimin e rezonancës magnetike me projektimet e ndryshme të implantit vetë."