Çfarë lidhje kanë dëgjimi dhe implantet kokleare me inteligjencën sociale.
Në jetën e përditshme shoqërore, ne kemi nevojë për të dëgjuar dhe kuptuar përmes dëgjimit dhe të interpretojmë, si dhe të kuptojmë konceptin dhe emocionet. Terapia me implantet kokleare duhet të përfshij të gjithë këtë, pretendon mësuesja e specializuar Katrien Timmerman tek simpoziumi i EURO-CIU.
Sot, ne përdorim termin inteligjenca artificiale për kompjutrat dhe shpesh dalim në përfundimin e kundërt: Krahasojmë funksionimin e trurit të njeriut me llogjikën digjitale të sistemeve konvecionale për përpunimin e të dhënave elektrike. Kjo nuk e bën të drejtë aftësinë njerëzore për të interpretuar, siq shprehet Katrien Timmerman në prezantimin e saj në simpoziumin e EURO-CIU në Roterdam në Nëntor të 2022-ishit. Gjithashtu, ajo shpjegoi edhe rolin kryesor të dëgjimit në proçesin e mendimit dhe se çfarë ndodh kur ajo mungon.
Timmerman është një mësuese e specializuar në dëmtimet e shqisave dhe përkthyese në gjuhën flamande dhe e gjuhës së shenjave. Ajo vjen Belgjika dhe është një kordinatore e ndërhyrjes së shpejtë dhe mësuese e specializuar në Shkollën e Rajonit të Brukselit për dëmtimet e dëgjimit dhe në Qendrën e Kompetencës KIDS në Flanders, një institucion për fëmijë dhe të rritur që kanë çrregullime e të dëgjuarit, të folurit dhe të gjuhës apo probleme të autizmit. Puna e saj fokusohet tek fëmijët që kanë dëmtime të dëgjimit me aftësi të tjera kufizimi, tek zhvillimi i Teorisë së Trurit, integrimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror të diversitetit.
Kompjutrat mendojnë shpejt dhe saktësisht por nuk kuptojnë asgjë.
Kompjutrat konvencionalë bëjnë të njëjtën gjë çfarë i thuhet përmes kodit të programit. Këto kompjutra ndjekin sekuencën llogjike: hyrja – përpunim i paracaktuar - dalja Kjo llogjikë strikte shpesh është e favorshme: kompjutrat mund të plotësojnë udhëzimet shumë shpejt, mbi të gjitha nëse janë të ngjashme me detyrat e matematikës.
Brenda kornizës së kësaj llogjike strikte, madje kompjutrat mund të ekstrapolojnë, domethënë të parashikojnë një vlerë të caktuar. Një kompjutër, gjithsesi nuk mund të kuptoj ose të bëj supozime; të hamendsojë në sensin e vërtet. Këto aftësi dallojnë njerëzit dhe mënyrën e tyre e të menduarit.
Të menduarit njerëzor është interpretim dhe parashikim
“Truri jonë nuk është një kompjutër!” theksoi Timmermann në kongresin EURO-CIU duke u referuar punës së belgut Peter Vermeulen [1] tek truri i njeriut si organ parashikues. Për ta shpjeguar, ajo tregoi një puzzle. Nëse mendojmë sipas modelit të funksionimit të kompjutrave konvencional në sekuencën “hyrje-përpunim-dalje do të trajtojmë shifrat si një sekuencë numrash. Ndoshta qëndron një rast intepretimi sekuenza: 1-3-5-2-4-? ose 1-2-3-4-5?
“Për të mbijetuar në shoqërinë moderne, ne kemi nevojë për një tru që të parashikojë botën një mënyrë të shpejtë dhe të pavetëdijshme duke pasur parasysh kontektstin” lexohet në përmbledhjen e librit të Vermeulen-it. “Truri bën parashikime të pavetëdijshme dhe shumë të shpejta mbi botën. Truri u kërkon një reagim shqisave për parashikimet që ka bërë”.
Ky reagim ndaj shqisave na jep edhe informacione shtesë. Me këto informacione shtesë, truri jonë mund të interpretojë sërisht imazhin e shifrave. Kur shikojmë “1-3-5/2-4” në një makinë pothuajse automatikisht shtojmë “R” si tek imazhi i shifrës tek ndryshimi i marshit.
Kështu, për këto interpretime kemi nevojë për informacione shtesë mbi kontekstin e fjalëve ose të një pyetje.
Perceptime sensoriale për një interpretim korrekt
Për të parët tanë, parashikimi i një veprimi ose e një situate ishte thelbësore për mbijetesën: sa më me kujdes një person arrinte të parashikonte, domethënë të vepronte me largpamësi dhe më përpara, më shumë ishin mundësitë e tij të mbijetesës. Sot, këto kapacitete kanë një ndikim mbizotërues mbi mbijetesën tonë profesionale si edhe në jetën shoqërore dhe sociale.
Ne përmisojmë në mënyrë konstante kualitetin e parashikimeve tona duke mësuar dhe ushtruar në interpretimin tonë social: ne krahasojmë zhvillimin që dyshojmë me ngjarjen reale që ndodh. Përceptimi i shqisave tona: përfshirë ato të dëgjimit – janë kryesisht të rëndësishme në këtë proçes: në vend të parë për të mbledhur paraprakisht të gjitha informacionet e nevojshme për një parashikim korrekt; më pas, për të verifikuar sa e saktë ishte parashikimi jonë.
Interpretimi me perceptimin akustik të dëmtuar
Kur informacionet janë të gabuara ose pjesërisht mungojnë, si interpretimi dhe parashikimi bëhen të lodhshme dhe janë të prirur ndaj gabimit si verifikimi i të njëjtit. Kjo i kushton njeriut energji dhe kohë shtesë. Frekuenza e gabimeve në rritje është shqetësuese.
Për një komunikim të suksesshëm, truri jonë ka nevojë edhe për informacione kontestuale përveç formulimit të një komunikimi që është e kuptuar në mënyrën më të kompletuar e mundur: Shprehjet e mimikës dhe gjestet por edhe prozodia, tingulli i fjalëve dhe melodia e bisedimit. Veçanërisht impresionuese është ngjyrimi i tonit kur japim mesazhe me fjalë cinike.
“Ne nuk lexojmë emocionet nga fytyra e personit tjetër, por lidhim shprehjet e fytyrës me imformacionet e tjera kontestuale”, tha Timmerman duke shpjeguar përse keqkuptimet dhe interpretimet e gabuara verifikohen kaq lehtë kur për shembull nuk ja dalim të përceptojmë ngjyrimin tonal të një bashkëbisedimi. Këto keqkuptime turbullojnë ndërveprimin social dhe shoqëror për personat e prekur dhe për fëmijët ato e bëjnë më të vështirë të mësuarit shoqëror.
“Ne nuk lexojmë emocionet nga fytyra e një personi tjetër, por lidhim shprehjet e tyre të fytyrës me informacione të tjera kontestuale, si tonaliteti i një bisede”.
Katrien Timmerman
Si i zhvillojmë aftësitë shoqërore
Në vitin e parë të jetës, për shembull, fëmijët i përgjigjen me buzëqeshje personit që perkujdeset për to. Kur hyjnë në kopësht, ata janë tashmë në gjëndje të perceptojnë gjëndjen shpirtërore e të tjerëve dhe të sillen sipas rrethanave. Në moshën parafillore, ata mësojnë të dallojnë opinionet dhe mendimet e tyre nga të tjerët. Janë në gjëndje të klasifikojnë përshkrimin e një situate si e drejtë o e gabuar.
E ashtuquajtura Teoria e Trurit do të thotë pikërisht këtë:
- Të jesh në gjëndje të marrësh këndvështrimin e dikujt tjetër
- Të jesh në gjendje të kuptosh mendimet, dëshirat dhe sentimentet e të tjerëve
- Të jesh në gjëndje të marrësh në konsideratë nivelin e njohurisë e të tjerëve
- Të jesh në gjëndje të dallosh midis realitetit dhe pamjes
Për të zhvilluar këto aftësi, ne kemi nevojë për njohjen e vetës tonë dhe vetë-perceptimin si dhe informacione të ndryshme kontestuale.
Tek fëmijët me dëgjim të dëmtuar, zhvillimi i këtyre aftësive shoqërore zakonisht është i vonuar, edhe me zhvillimin gjuhësor të përshtatshëm me moshën; nga një anë informacionet semantike të gjuhës, nuancat dhe ndryshimet zanore janë shpesh të vështira për tu përvetsuar nga fëmijët me dëgjim të dëmtuar. Nga ana tjetër, në situatat e vëzhguara “me bisht të syrit”, shpesh nuk arrijnë të kuptojnë komunikimin përkatës. Si rrjedhojë, ata nuk mund të përdorin këto situata rastësisht të dëshmuara për të mësuarit shoqëror.
Në këtë aspekt, bëjnë përjashtim fëmijët që kanë prindër të shurdhër për të cilët gjuha e shenjave është gjuha e përgjithshme e familjes dhe të gjitha informacionet vijnë në mënyrë jo dëgjuese.
Pasojat për mbështetjen e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar
Terapitë për gjuhën e dëgjimit duhen sigurisht të fokusohen tek fjalori, gramatika dhe konsolidimi i transferimit të njohurive. Për fëmijët që frekuentojnë shkollat rregullisht, ky aspekt është akoma i rëndësishëm në nivelet e shkollave superiore në mënyrë që mund të ndjekin mirë mësimet.
Për të mbështetur edhe zhvillimin e aftësive shoqërore duhet të punojmë edhe me fëmijët e prekur në lidhje me:
- praktikën e vetë ndërgjegjësimit dhe shprehjes së vetë ndjenjave, dëshirave dhe nevojave.
- praktikën e konceptit të ndjenjave dhe mendimeve
- inkurajimin e fëmijëve për të njohur qëllimet e të tjerëve dhe të kuptojnë ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve.
Si rrjedhojë, nuk është e mjaftueshme si aftësitë gjuhësore – komunikative dhe ato empatike të mësohen eksluzivisht në situatat terapeutike. Me qëllim që këto aftësi të praktikohen dhe të integrohen në jetën e përditshme, prindërit duhet të mësojnë të japin shembuj për këto dhe ti inkurajojnë fëmijët e tyre.
"Në fund, por jo më pak e rëndësishme, zhvillimi i përgjithshëm i aftësive për të reaguar duhet të jetë përforcuar edhe tek fëmijët me implante kokleare":Tek fëmijët me dëgjim të dëmtuar vërehet shpesh një vonesë në zhvillimin e disa aftësive organizative” shpjegon Timmerman. Përsa i përket kësaj, ajo pohon se organizimi dhe fleksibiliteti janë veçanërisht të rëndësishme për personat me dëmtim të dëgjuar: “Në dëgjimin dhe në përgatitjen e situatave të dëgjimit –duke punësuar përkthyes, duke marrë parasysh lodhjen e tyre dhe kështu me radhë.
Praktika e përfshirjes kërkon një informacion të vetëdijshëm
Ndonëse, kuptimi i të folurit është duke u përmisuar në përgjithësi me implantet kokleare: Përdoruesit e implanteve kokleare, si të gjithë njerëzit me dëgjim të dëmtuar kanë nevojë për përqëndrim më të madh dhe përpjekje për të vlerësuar në mënyrë korrekte situatat e përditshme të çdo lloj rasti. Disa informacione kontestuale qëndrojnë të gabuara ose do të humbasin të gjitha pavarsisht përqëndrimit. Kjo sjell një lodhje të parakohshme dhe probleme me komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror dhe si rrjedhojë një rritje të rrezikut të problemeve psikologjike.
Përfshirja në këtë kontekst do të thotë se edhe në jetën e përditshme të personave me dëmtim të dëgjuar, bashkëmoshatarët me dëgjim të rregullt ofrojnë vetëdijshëm dhe hollësisht të gjitha informacionet shtesë të mundura. “Ndonjëherë, bëhet fjalë për situatën vetë. Për shembull, ka shumë zhurmë në sfond dhe dëgjimi kështu është i lodhshëm për të gjithë. Ose ju mund të dëgjoni në intonacionin e zërit nëse personi që flet besdiset” shpjegon Timmerman.
Nëse nuk është e mundur në situatën, Timmerman pyet për të shpjeguar në vazhdim: Për shembull: Fola me doktorin me shumë mirësjellje sepse është mënyra e zakonshme për ta bërë.” Nuk mund të flas me të siq flas me mikun tim. Ose: ky person ka reaguar në atë mënyrë sepse dikush tjetër ka pëshpëritur diçka personit të tretë në atë moment”. Kjo u ofron personave me dëmtim të dëmtuar informacione të rëndësishme që nuk mund ti perceptojnë vetë dhe i ndihmojnë për të vlerësuar situatën. Ndihmon fëmijët për të zhvilluar sjelljen e tyre shoqërore.
Broshur informuese rreth raportit të gjuhës dhe zhvillimit shoqëror dhe se si të promovojmë zhvillimin shoqëror. E gjeni tek ZENTRUM HÖREN ose falas tek https://www.medel.com/support/rehab/rehabilitation-downloads.
[1] Peter Vermeulen, Autism and The Predictive Brain - Absolute Thinking in a Relative World, Routledge, 26. Oct 2022, London, doi:10.4324/9781003340447, ISBN: 9781003340447