Implanti koklear – akoma asnjë Plug & Play
Trajnimi për dëgjimin me një implant koklear: a e dini pse është e rëndësishme? Zhvillimi i fundit i teknologjive të implantit koklear sjell jo vetëm një tingull më natyral dhe të kuptuarit e të folurit më të mirë por gjithashtu edhe një përshtatje shumë më të shpejtë të dëgjimit. Por gjithsesi, terapia e dëgjimit pas implantimit është e këshillueshme dhe mundëson madje sukses akoma më të mirë me këtë sistem dëgjimi.
Aparatet konvencionale të dëgjimit amplifikojnë tingujt në një nivel të caktuar por nuk janë të mjaftueshme për njerëzit që kanë humbje të thellë dëgjimi apo shurdhësi. Implantet kokleare stimulojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nervin e dëgjimit. Kjo u mundëson njerëzve që kanë humbje të thellë dëgjimi për të dëgjuar. Impulsi nervor i fituar në këtë mënyrë është i ngjashëm me sinjalin natural të dëgjimit por sistemi qëndror i dëgjimit ende ka nevojë për tu përshtatur me të.
Në dhjetëvjeçarët e fundit, tekonolgjia e dëgjimit është përmisuar ndjeshëm. Kjo është reflektuar tek imazhi i tingullit natural me Implantin Koklear si dhe në të kuptuarit më të mirë dhe më të shpejtë e të folurit. Por, implanti koklear nuk i përket tekonologjisë plug and play me të cilat ne jemi mësuar nëpërmjet teknologjisë moderne kompjuterike.
Përse trajnimi i dëgjimit është i nevojshëm?
Sistemi jonë i dëgjimit punon tashmë tek bebet e palindura që nga java 24 e shtatëzanisë. Nëse një foshnje lind i shurdhër ose me vështirësi dëgjimi, ai/ajo jo vetëm që duhet të rekuperojë zhvillimin e të folurit para se të pajiset me një sistem dëgjimi por gjithashtu edhe me zhvillimin prenatal. Natyrisht, sa më parë të sigurohet kujdesi për dëgjimin aq më pak terapi nevojitet. Ushtrimet e para për komunikimin janë të nevojshme edhe para implantit koklear.
Të dhënat tregojnë që edhe të rriturit që janë të shurdhër përfitojnë konsiderueshëm nga rehabilitimi për dëgjimin pas implantimit koklear. Duke u referuar një nga studimeve më të fundit nga klinika Koblenz-Montabaur, [1]të dr. Roland Zeh, kryemjek në Qendrën e Rehabilitimit në Bad Gjermani dhe prof.dr Uwe Baumann, audiolog dhe specialist i implantit koklear në Spitalin Universitar të Frankfurtit në Gjermani thuhet si vijon: Për të garantuar suksesin ideal të trajtimit masat e rehabilitimit spitalor duhet të jenë pjesë integrale e një qasje gjithëpërfshirëse të trajtimit dhe nëse e mundur duhet të kryhet në vitin e parë pas implantimit.”
Cilat janë avantazhet e trajnimit për dëgjimin?
Në një studim [2] ku u përfshinë 1.355 përdorues të implantit koklear, prof. Baumann dhe dr. Zeh hulumtuan cilët faktorë ndikojnë në suksesin e këtij rehabilitimi të tillë spitalor për dëgjimin. Ata ripërmbledhën se ‘mesatarja [in the hearing and speech comprehension tests after three to five weeks of inpatient rehab](tek testet e dëgjimit dhe të kuptuarit e të folurit pas 3 ose 5 javë rehabilitimi spitalor) kishte një rritje prej 20 për qind në krahasim me testin e pranimit. Befasuese ishte se, edhe pacientët e vjetër të cilët u pajisen me implante dëgjimi pas një periudhe të gjatë shurdhimi si dhe pacientët me shumë vite të pajisur me implante kokleare treguan përmisime të rëndësishme si rezultat i ndërhyrjeve rehabilituese.
Studimet e mëparshme kanë sygjeruar se mesatarisht, përdoruesit e implantit koklear nuk kanë përjetuar përmisime të mëtejshme në të kuptuarit e të folurit pas rreth 6 muajsh eksperience me implantin koklear. Sidoqoftë, Zeh dhe Baumann ishin në gjëndje të vërtetojnë se “ Mbështetja më e mirë e mundur […] nuk arrihet vetëm me një përdorim më të gjatë me implantin koklear.
Edhe pse këto faktorë ndikojnë në shpejtësinë dhe në shtrirjen e përmisimit të dëgjimit përmes terapisë, ato shtojnë se “të gjithë grupet e pacientëve kanë përfituar ndjeshëm nga terapia pavarsisht moshës, kohëzgjatjes së shurdhimit apo kohëzgjatjes së përdorimit të implantit koklear. […] Përshtatja me implantin koklear mund të shpjerë përmisime në aktivite, pjesëmarrje dhe në cilësinë e jetës. Pa një rehabilitim intensiv, ka një rrezik që këto rezultate të mos verifikohen në nivelin më të madh të mundur.”
Çfarë është trajnimi i dëgjimit?
Zhvillimi i dëgjimit në kontekstin e rehabilitimit ndodh në pesë hapa themelore në të cilat hapat personale mund të anashkalohen sipas të kuptuarit personal e të folurit.
- Perceptimi, dallimi dhe klasifikimi i tingujve.
- Të njohësh të folurën, të kuptosh fjalët dhe fjalitë; tek fëmijët edhe duke folur
- Më shumë njësi gjuhësore të ndërlikuara: fjalë të reja dhe më të vështira, struktura gramatikore, të tregosh histori dhe duke komunikuar (verbalisht) në jetën e përditshme.
- Strategji për komunikimin, veçanërisht në situata të vështira dëgjimi
- Për të ashtuquajturat funksione binaural – kuptimi i zhurmës dhe lokalizimi i tingullit – dëgjimi më të dy anët e veshit është kusht paraprak. Gjithashtu, praktika me veshët kryhet ndarazi.
Gjithashtu, edhe udhëzimet se si të trajtoni dhe të kujdeseni për pajisjen tuaj të dëgjimit bëjnë pjesë tek rehabilitimi. Në rastin e rahabilitimit spitalor për dëgjimin, gjithashtu është e mundur mbështetja nga terapistët e tjerë si psikoterapistë dhe punonjës socialë. Veç kësaj, promovohet lidhja e të prekurëve.
Ku mund ti gjej ofertat për trajnimin e dëgjimit?
Kryesisht, çdo ndjesi dëgjimore mund të praktikohet. Ekspertët rekomandojnë ushtrime dëgjimore çdo ditë. Tek një terapi e strukturuar dëgjimore, terapistët e të folurit vlerësojnë statusin e fundit të dëgjimit të përdoruesit përkatës, i tregojnë atij dhe pjesëmarrëve të tjerë në praktikë të vazhdojnë të ushtrohen në shtëpi dhe ofrojnë materiale praktike të përshtatshme.
Ju mund të na kontaktoni këtu për të mësuar më shumë rreth rehabilitimit të dëgjimit dhe mundësive të mbështetjes në të ardhmen e afërt vendin tuaj. Gjithashtu, prodhuesit e aparateve ndihmëse të dëgjimit dhe implanteve të dëgjimit ofrojnë ndër të tjera sygjerime dhe materiale praktike, si dhe aplikacione speciale për telefona inteligjentë, tabletë dhe kompjutra.
Si të kuptohemi më mirë me njëri tjetrin
Sygjerime dhe rregulla të thjeshta për një komunikim më të mirë me dhe pa probleme të dëgjimit.
Disa situata, si biseda në ambientet me zhurmë, në grupe më të mëdha diskutimi ose në gjuhë të huaja mund të jenë me të vërtet angazhuese. Ne kemi hartuar disa parime se si të lehtësojmë komunikimin në jetën e përditshme.
Në klasë, zyrë, dhomën e pritjes apo vënde të tjera të përbashkëta, ka kuptim optimizimi i akustikës së dhomës. Muret e forta e të limuara çojnë në reflekse, dhe si rrjedhojë rritet niveli i zhurmës duke i bërë bisedat më të vështira. Në të njëjtën situatë bisedimi ndihmojnë rregullat e thjeshta:
- Reduktoni në minimum zhurmën në sfond: ulni zërin e radios ose pajisjeve të tjera, mbyllni dritaret, mos lani enët teksa flisni e të tjerë.
- Nëse e mundur shkruani emrat, termat e rijnë, datat dhe informacione të tjera të rëndësishme.
- Përdorni pajisje shtesë
- Lëreni pjesëtarin e bisedës të flasë dhe mos e ndërprisni njëri tjetrin
- Shikoni personin me të cilin po flisni dhe mos e mbuloni gojën
- Edhe me argumenta emocionalë ose nëse ju përsëritni diçka: mos bërtisni apo të theksoni shumë!
- Flisni në mënyrë të qartë dhe jo shumë shpejt!
- Mos flisni me gojën mbushur – shmagni përtypjen teksa bisedoni, kjo vlen edhe për një çamçakëz
- Në rast paqartësie, bëni pyetje ose përsëritni çfarë keni dëgjuar për të konfirmuar nëse është e saktë.
Flisni qartë
Duke bërtitur, si dhe shqiptimi monoton, fallco ose i ekzagjeruar bën të kuptuarit e të folurit edhe më të vështirë. Kjo mund të kryhet më mirë nëse ju:
- Flisni me saktësi, qartë dhe me fjali të plota
- Flisni me gjallëri, me gamë të plotë të artikulimit zanor
- Theksoni fjalët kyçe
- Bëni pauza të qarta midis të gjitha frazave dhe fjalive
Nëse ju provoni të shprehni veten tuaj qartë, ju do të flisni automatikisht më ngadalë dhe me zë pak të lartë.
Bëni pyetje
Asnjëriut nuk i pëlqen të “shkaktojë telashe” dhe të bezdisë të tjerët me pyetje të vazhdueshme. Megjithatë, keqkuptimet mund të jenë lodhëse për të dyja palët në bisedë. Kjo është arsyeja pse të bësh pyetje është në interesin e të dy pjesëmarrësve në bisedë.
- Thuajeni përsëri / me ngadalë, të lutem!
- Ju lutem, thuajeni atë më ndryshe!
- Për çfarë bëhet fjalë? Të lutem, më jep një indicie!
- Shqiptoni/shkruani fjalën më të rëndësishme, ju lutem!
[1] Maurer, J. Gegenwärtiger Stand der Cochlea Implantatversorgung bei Erwachsenen und Kindern. HNO 57, 693–706 (2009). https://doi.org/10.1007/s00106-009-1959-3
[2] Zeh, R., Baumann, U. Stationäre Rehabilitationsmaßnahmen bei erwachsenen CI-Trägern; Ergebnisse in Abhängigkeit von der Dauer der Taubheit, Nutzungsdauer und Alter HNO 2015 · 63:557–576 (2015). https://doi.or/10.1007/s00106-015-0037-2