Impakti i kohës së nënave para ekranit tek zhvillimi i të folurit të fëmijëve

Përdorimi i shumtë i telefonave intelligjentë nga nënat e fëmijëve të vegjël mund të keqësojë midis të tjerave, zhvillimin linguistik dhe komunikues tek fëmijët.

Nëse në të kaluarën ishte vetëm televizori, sot janë të shumta pajisjet që na shoqërojnë kudo dhe në të gjithë kohën duke përfshirë edhe telefonat intelligjentë. Shumë prindër shfaqin pakënaqësi ndaj fëmijëve të tyre pasi ato përdorin shumë mediat sociale – ku shumë prej tyre nuk e llogarisin rolin e tyre në këto.

Fëmijët vështrojnë prindërit e tyre dhe vënë re se ato nuk u kushtojnë vëmëndje qenieve të tyre njerëzore ose mjediseve, gazetave apo librave. Mundësisht, zakonisht të rriturit e fokusojnë vëmëndjen e tyre tek pajisjet elektronike për periudha kohore relativisht të gjata edhe kur ato kujdesen për fëmijët ose foshnjat.

Një studim i fundit finladez tregon se përdorimi i shumtë i mediave elektronike, midis të tjerave, frenon gjithashtu edhe zhvillimin e gjuhës dhe komunikimin e fëmijëve në përkujdesjen e tyre. Ky studim ka hulumtuar fëmijët pa dëmtim në dëgjim dhe ato me nevoja të veçanta. Efekti i mundshëm tek fëmijët me dëmtim në dëgjim, të cilët kanë një nevojë të madhe për mbështetje në fushën linguistike-komunikative, mund të imagjinohet vetëm.

Të dhëna shkencore mbi efektin dëmtues nga përdorimi i telefonit celular

Janë të shumta studimet mbi impaktin e abuzimit mediatik tek fëmijët dhe adoleshentët. Në Kongresin e Shoqatës Europiane për Çrregullimet e të Folurit dhe të Gjuhës zhvilluar në maj të vitit 2022, në Salizburg, Riikka Mustonen dhe kolegët e saj të Universitetit të Psikologjisë dhe Logopedisë në Helsinki, paraqitën rezultat e studimit dhe sugjerojnë që prindërit e fëmijëve të vegjël duhet të qëndrojnë para ekranit sa më pak të jetë e mundur.

Studimi finlandez tregon siq vijon: Nëse një nënë shpenzon shumë kohë duke përdorur telefonin intelligjent, tabletin, kompjutrin ose televizorin, një fëmijë do të zhvillojë një fjalor më të vogël dhe aftësi të dobëta të gjuhës në përgjithësi. Shkaku është i dyfishtë: E para, koha e harxhuar para ekranit redukton cilësinë e kohës që fëmija mund të marrë pjesë në jetën e nënës. E dyta, një nënë ka më pak mundësi për të folur me një fëmijë rreth temave të ndryshme që i interesojnë atij/asaj.

“Kemi përfshirë vetëm nënat në këtë studim. Por do të ishte me të vërtet me interes gjithashtu, të hetohej edhe efekti i baballarëve para ekranit, vëren Mustonen.

“Tekno-konferenca” – një fenomen i ri

Edhe para se të përhapeshin telefonat inteligjentë dhe tabletët, ka pasur prindër të cilët shpenzonin vetëm pak kohë me fëmijët e tyre dhe e bënin këtë përgjithësisht si një aktivitet të dytë. “Por telefonat celularë janë veçanërisht të lehtë për ti pasur me vete gjithë kohës. Dhe çdo gjë mund të bëhet online: nga leximi i lajmeve tek blerja” shtojnë shkencëtarët. Përveç kësaj, zakonisht një fëmijë nuk mund të shikojë se çfarë është duke bërë një nënë tek telefonin i saj – nëse ajo po lexon gazetat apo përgatit një recetë gatimi. Në këtë mënyrë, telefoni len mënjanë fëmijën si një person i huaj, përtej aktiviteve të tjera të jetës së saj.

Ndërpreja e një aktiviteti nga një mjet i tekonologjisë komunikative quhet tekno-konferencë. Për shembull, momenti kur një prind është duke lozur me një fëmijë dhe papritmas shikon tek telefoni. Një studim ndërkombëtar i një ofruesi teknologjik përfshiu më shumë se 6.000 fëmijë nga mosha 8 deri në 13 vjeç dhe tregoi se më shumë se një e treta e fëmijëve u ndjenin të parëndësishëm kur prindërit e tyre merrnin celularët e tyre gjatë të ngrënurit ose bisedës. Efektet tek mirëqenja mendore dhe zhillimit të fëmijës janë të qarta, përfshirë edhe zhvillimin e gjuhës.

Efekti pritet të jetë akoma më i dukshëm tek fëmijët me dëmtim në dëgjim.

Fëmijët që kanë marrë pjesë tek studimi finlandez nuk kishin probleme me dëgjimin, normalisht ishin të zhvilluar dhe nuk binin në sy. “Për fëmijët me dëmtime në dëgjim, teknokonferenca dhe ndërprerja e papritur e ndërveprimit që ndodh mund të jetë madje shumë e dëmshme, pasi ata kanë nevojë kontaktin me sy dhe më shumë kohë për të komunikuar. Fëmijët të cilët kanë nevojë që të nxiten për të komunikuar përfitojnë nga të rriturit veçanërisht, të cilët qëndrojnë larg ekraneve të pajisjeve të tyre teksa ato janë së bashku.”

Studimi ka shqyrtuar jo vetëm kohën që nëna ka kaluar para ekranit për tu argëtuar dhe komunikuar por gjithashtu edhe për punë, studim apo blerje online. “Nuk mendoj se qëllimi i përdorimit vlen nga perspektiva e fëmijës”, shpjegon Mustonen. Gjithashtu, ajo e pranon se një prind ndodhet zakonisht në punë dhe si pasojë mungon. “ “Nga ana tjetër, një prind mund të kontrollojë postën elektronike nga telefoni për arsye pune edhe kur ato lozin me fëmijën e tyre. Ja pse ne donim të studionim efektin e kohës së plotë para ekranit – sepse nuk është gjithmonë e thjeshtë ta ndash këtë.”

Ky kërkim është pjesë e një studimi të gjerë mbi zhvillimin e aftësive të komunikimit tek fëmijët. Studimi ka analizuar të dhënat e 159 nënave dhe fëmijëve të tyre të grupmoshës 2 e gjysëm deri në 4 vjeç.

Source: “Lidhjet midis kohës së nënave para ekranit dhe aftësive gjuhësore të fëmijës” Mustonen R, Torppa R, Stolt S – Dept. of Psychology and Logopedics, Faculty of Medicine, University of Helsinki, Finland; ESLA 2022