Dëgjimi në dimensionin e katërt
Që kur fillova të punoja për kompaninë MED-EL, shpesh i bëja një pyetje vetes: “SA natyrshëm ndihet dëgjimi tek përdoruesit me implantet tona të dëgjimit?” Provat shkencore kanë arritur të konfirmojnë se është e mundur të kuptosh të folurën në mënyrë perfekte. Por pyetja “SE Si ata dëgjojnë?” mbetet pa përgjigje.
DI Ewald Thurner, menaxheri i territorit për MED-EL, Vienë
Para se një implant dëgjimi të montohet, nevojiten të kryhen në fillim matje të ndryshme audiometrike. Një metodë subjektive e matjes është elektro-audiometria (EAM). Për këtë, kanali i jashtëm i dëgjimit mbushet me ujë fiziologjik, testimi i elektrodës vendoset tek kanali i dëgjimit dhe veshët mbyllen. Pas kësaj, në mënyre precize aplikohen impulse elektrike të sikronizuara (ose shkarkesa) të cilat munden të shkaktojnë ndjesinë e dëgjimit. Kjo metodë mund të përdoret për të diagnostikuar mungesën e nervit të dëgjimit. Më parë kjo ishte një rutinë, por sot kjo nuk zhvillohet për shkak të mungesës së e nervit që është e rrallë. Për mua si një shkencëtar dhe mjek i ri, ishte e rëndësishme të zbuloja se si u ndiente dhe si tingëllonte kur vendosa këtë elektrodë me kripë brenda veshit të një fëmije dy vjeçar. Kështu, në ditën e tretë ose të katërt në punë, e shtypa elektrodën brenda veshit tim dhe e testova vetë matjen. Dëgjova një tingull të pastër dhe delikat në frekuenca të ndryshme. Që nga ai moment, isha absolutisht i bindur tek matja e EAM-së (elektro-audiometria).
Çdo gjë ndryshoi rrënjësisht për kompaninë time në vitin 1994 sapo u prezantua sistemi i implantit MED-EL-C40. Ju papritmas mund të përdorni strategji koduese të shpejta të shpërndara në shumë kanale dhe kjo mënyrë përkohësisht harton shumë tinguj nga baza deri tek maja e kërmillit të veshit (koklea). Ishte gjithmonë e mundur të stimuloje tinguj me frekuenca të larta tek baza e kërmillit të veshit (koklea). Kjo do të thotë që MED-EL ishte dhe ende është (!) kompania e parë në botë që mund të arrij gjithashtu të stimuloj majën e kokleas dhe të gjeneroj ndjesi të tingullit me frekuencë të ulët deri në 100 Hz e cila filloi në fillim me C40. Veç kësaj, MED-EL ka optimizuar elektrodat në një mënyrë të tillë që të gjitha frekuencat e aplikuara në mënyre fisiologjike në kërmillin e veshit mund të kontaktohen – dhe kjo me dëgjimin e mbetur.
Përpara se të prezantohej implanti C40, pacientët dëgjonin vetëm tinguj të frekuencës së lartë. Kjo shkaktonte perceptim të shtrembëruar dhe tingujt e perceptuar ngjasonin me zërin e Mickey Mouse. Thjesht nuk mund ta pranoja këtë gjë. Pyetja ime kryesore për të gjithë përdoruesit e C40 gjithmonë qëndron: “Si dëgjoni?” Karl-Heinz Fuchs, drejtuesi aktual i kompanisë CIA-s (Cochlea Implantat Austria) është i shurdhër që dëgjon përmes gjuhës dhe është në gjëndje të krahasojë dëgjimin para shurdhimit dhe pas me një implant dëgjimi. Ai ishte pacienti i parë që e bëri të qartë sapo ndërhyra tek nervat e tij, “Ewald, mos u shqetëso, dëgjoj normalisht. Gjithashtu zërat e ulëta dhe të larta, muzikën dhe tingujt natyral. Dhe tani të lutem, mjaft duke na besdisur me këtë pyetje “SI”!”
Nëse operacioni del me sukses dhe elektroda moderne MED-EL mbulon të gjithë kërmillin e veshit (koklean) – nga baza deri tek maja, atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi. Kjo do të thotë se dëgjimi normal do të garantohet për pacientin tonë.
Që nga viti 1996, pacientëve të parë u është kryer implantimi në të dy veshët. Në atë kohë, isha i lumtur që mund të kryeja shumë testime vetë, por isha gjithashtu shumë mirënjohës pacientëve tonë që ishin të gatshëm të merrnin pjesë në testimet dhe studimet e ndryshme. Ishte sërisht Karl-Heinz Fuchs që gjatë një vozitje të gjatë me makinë më tregoi se sa mirë ai mundte të shijonte muzikën pas implantimit në të dy veshët. Por, nuk doja ti besoja atij, kështu e binda atë që të kryenim disa testime. Fishkëlleva disa këngë dhe në të vërtetë Karl-Heinz i fishkëllonte meloditë në mënyre perfekte dhe u binda një herë e përgjithmonë.
Kështu, situata e dëgjimit mund të përmisohet nga plotësisht i shurdhër deri në të kuptuarit e të folurit falë implantimit të njëanshëm (një vesh). Në varësi të pacientit, dëgjimi mund të shkojë deri në një qind përqind. Për përdoruesit e Implanteve Kokleare (IK) nevojitet më shumë vëmëndje për të ndjekur një bisedë sesa për një person pa dëmtim dëgjimi. Por kjo tejet i fokusuar, dëgjimi i vështirë është plotësisht i lehtësuar nga montimi në të dyja anët e veshëve sipas klientëve tanë. Montimi në të dyja anët redukton stresin e dëgjimit dhe nuk është më e nevojshme për të qenë plotësisht i përqendruar.
Së fundmi, sërisht përdora përvojën time tek sistemet e stereos HiFi. Gjithmonë kam qenë një adhurues i muzikës dhe babai im kishte një magnetefon të madh dhe të vjetër. Mund të rregjistroje kaseta me dy mikrofona menjëherë. Si adoleshent, kaloja shumë kohë me këtë pajisje dhe provoja shumë gjëra. Butoni ‘mono’ ishte një karakteristike e veçantë e kësaj pajisjes. Ti mund të ndizje sinjalin STEREO tek MONO vetëm me një shtypje. Rezultati i ndjesisë së dëgjimit ishte kaq e fuqishme për mua saqë kjo dukuri më tërhoqi përgjithmonë. Në modalitetin stereo, mund të mbyllja sytë e mi dhe virtualisht shikoja orkestrën përballë meje. Dhe pastaj, shtypja butonin ‘mono’. Papritmas, bota rreth meje me të vërtetë u zvogëlua dhe ndjesia e tingullit u reduktua në një linjë dëgjimore pikërisht në qendër të kokës time. Ky perceptim ishte me të vërtetë madhështore.
Për njerëzit që dëgjojnë, dëgjimi në stereo është gjëja më natyrale në botë. Në momentin kur dikush shtyp butonin ‘mono’ në jetët tona, ne mund të humbasim plotësisht tredimensionin akustik. Dhe pohoj nëse do të kishte një buton ‘vetëm një anë’ ne mund të humbasim më shumë se sa me ‘mono’. Me ‘mono’ i gjithë dëgjimi është i radhitur por gati gjysma e dëgjimit mungon kur ju dëgjoni vetëm me njërën anë. Është sikur të lidhësh vetëm një folës tek një sistem stereo dhe të lesh anën e dytë pa e përdorur.
Për mua, dëgjimi natyral do të thotë të përceptosh natyrën me tingujt e saj të ndryshëm. Forma më e lartë e të bërit kështu është dëgjimi në hapësirë.
Ne tek kompania MED-EL besojmë se objektivi i fundit i çdo implanti dëgjimi duhet të siguroj tek përdoruesit eksperiencën më të mirë të mundshme të dëgjimit. Në këtë mënyrë, zhvillimi jonë është fokusuar në tre fusha kyçe. Së pari, elektrodat duhet të jenë sa më të gjatë e mundur me qëllim për të stimuluar kërmillin e veshit (koklearin) gjatë gjatësisë së tij. Nëse kjo ka sukses, atëherë ne flasim për Mbulim të Plotë të Kërmillit të Veshit (MPKV). Së dyti, është e rëndësishme të kesh veçanërisht elektroda të lehta dhe fleksibël. Kjo mundëson futjen jo tramautike brenda kërmillit të veshit, në mënyrë që sa më pak e mundur të preken strukturat. Gjithashtu, është e mundur të ruash dëgjimin e mbetur në shumë raste me këtë mënyrë. Kjo veçori quhet Parandalimi i Strukturës ose shkurt PS. Së fundmi, strategjia koduese sigurisht luan një rol të rëndësishëm në përceptimin e dëgjimit natyral. Struktura jonë e vogël koduese ( Dëgjimi i Shkëlqyer ose DS) bën të mundur që të trasmetojë ndryshimet e tonaliteteve e audio sinjalit tek strukturat e neuroneve, veçanërisht në tingujt e ulëta. Këto tre aspekte – MPKV, PS dhe DS përmblidhen në një term të vetëm Trefunksione. E fundit por jo pak e rëndësishme, dëgjimi natyral përfshin dëgjimin me dy veshë po ashtu. Kështu, ne do të shtojmë një tjetër komponent Trefunksionit për përdoruesit tonë – dëgjimi në të dy veshët.
Duke vepruar kështu, ne ndjekim Ajnshtajnin – dhe hyjmë në dimensionin e katërt!