Të shijosh muzikën me një implant koklear
Në mënyrë që të dëgjojë muzikë me cilësinë më të mirë të tingullit me një implant koklear, Karl-Heinz Fuchs hoqi dorë pesë për qind nga intelligjenca e të folurit kur vendosi pajisjen TEMPO + proçesor.
“Ndihem kaq i shkatërruar, dua të shkoj në shtëpi!” dëgjohen fjalët e një këngë nga telefoni. Akordet e fundit e grupit muzikor Beach Boys nuk janë zbehur ende dhe tashmë ndiqen nga zërat e grupit The Tremeloes. Karl-Heinz Fuchs ndryshon nga një këngë tek tjetra me shpejtësi. “Kjo është ekzaktësisht se si i rregullova proçesorët e mi të audios. Ndryshova pjesë pjesë nga një këngë tek tjetra dhe ndryshova si fillim parametrin lart dhe poshtë dhe më pas kryeva rregulllime të vogla. Pas një viti e gjysëm, dëgjimi i muzikës u përmisua dhe dallova interpretuesit nga zërat e tyre dhe arrita të bëja një diferencë midis një rregjistrimi origjinal dhe një versioni interpretues. ”
Karl-Heinz ishte një adhurues mesatar i muzikës përpara se ai të humbiste dëgjimin e tij në moshën 33 vjeçare. “Dëgjoja muzikë në disko ose në radio.” Dhe radio ishte gjithmonë e ndezur kur ai qëndroi tre muaj në Tyrol dhe Vorarlberg për punë këtë verë. “Nga Bregenz në Innsbruck dhe Wörgl, programi i radios “Autofahrer unterwegs” ishte gjithmonë i ndezur.”
Por, kjo përfundoi përkohësisht me shurdhësi. Dëshira për muzikë ishte, por problemet e tjera kishin prioritet për momentin. Babait të ri jo vetëm i mungoi aftësia për të komunikuar për shkak të humbjes së dëgjimit, por gjithashtu vuajti edhe nga marrëmendja e shumë e pakëndshme për shkak të sëmundjes së tij Morbus Menière. “Për 15 vjet nuk dëgjoja asgjë, kështu hoqa dorë edhe nga muzika. Radio ishte thjesht atje për tu mbuluar nga pluhuri dhe nuk kishte asnjë funksion tjetër.”
Muzikë me një Implant Koklear: si të përcaktosh suksesin?
Implantet e para kokleare bënë të mundur sërish dëgjimin por cilësia e tingullit kishte ende shumë hapësirë për tu zhvilluar. “Dëgjoja çdo gjë në një farë mënyre si të çuditshme, si zërat e alienëve nëpër filma,” rikujton Karl-Heinz Fuchs për Impiantet Kokleare të viteve 80. Të shijoje muzikën ishte ende e pamundur; megjithatë, gjatë trajnimit për dëgjimin në shkollën speciale Tyrolean në Mils, u praktikonte gjithashtu edhe ndryshimi i tonaliteteve. Për të njohur më mirë tonalitetin duhej gjithashtu të përmisoje dallimin e zërave dhe kuptimin e bisedës.
Terapisti luante një tingull ose një sekuencë të shkurtër të tingujve në ksilofon. Përdoruesve të Impianteve Kokleare u kërkohej të kërkonin tingullin. Sot Karl-Heinz Fuchs i përshkruan këto ushtrime me një buzëqeshje. Ishte si një lojë supozimesh. “Kisha edhe një problem tjetër pasi nervi i fytyrës po ashtu u stimulonte. Sa më e shpejtë ishte muzika aq më shpejt syri dridhej.”
Me përdorimin e implantit dixhital në vitin 1994, çdo gjë ndryshoi. “Që prej atëherë muzika u rikthye tek unë” shpjegon shefi ekzekutiv i CIA-s. “E vërtetë, nuk munda ta kuptoja atë si dikur. Por kur isha 100 % me të kuptuarin e fjalëve pas rreth 6 muajsh, muzika u bë interesante për mua sërish.”
Ishte ritmi i daulles që ai ndjeu në fillim. “Pas një viti, gjithashtu fillova të dalloja strumente muzikore të ndryshme.”
Versioni origjinal
“Kisha interes tek muzika që nga koha kur akoma dëgjoja. Se kam idenë se ç’farë ndodhi më pas,” shpjegon koleksionisti i muzikës i cili ka koleksionuar rreth 4500 këngë nga vitet 60 deri në vitet 70 në një USB deri më tani. “Dëgjoja ndoshta 5 ose 6 kompozime, përndryshe të gjitha muzikë tekno nuk më interesonin fare.”
“Atëherë, shkova tek Hartlauer dhe u thashë që dëshiroja të kisha disa kaseta. Por shitësi i ri buzëqeshi: kasetat muzikore nuk ekzistojnë më. Ti mund të blesh një CD ose një DVD.” Në rrjedhën e 20 viteve bota muzikore kishte ndryshuar. Ndonjëherë, ishte madje e vështirë të dalloje pjesët e njohura muzikore. “Në fundt të fundit, isha i dashuruar me muzikën origjinale. Por versionet interpretuese gjenden rreth meje tani.”
Impiante muzikore sesa leksione muzike
Ai nuk ndiqte leksione muzike me implante kokleare digjitale si në Mils, por kryente eksperimente me muzikën. “Zbulova që montimet për të folurën dhe muzikën janë të ndryshme.” Në atë kohë, gama e shpejtësisë e proçesorit të audios ishe ende e limituar nga 500 deri më 5000 Hz, dhe montimi për të kuptuarin e fjalëve mungonte sidomos në tonalitet e larta. Me një program të veçantë për muzikën, gjithashtu ai perceptonte tonalitet më të larta. “Ishte shumë e rëndësishme për mua të dëgjoja muzikë pa gabime,” shtoi ai.
“Truri im nuk mund të kuptojë në të njëjtën shpejtësi kur unë ndez muzikën.” Në kërkimin e tij që ai e quan “muzika e saktë,” Karl-Heinz Fuchs mori një vendim: “Pyeta veten time, se ç’farë do të bëje si person me dëgjim normal vetëm me “një program” në kokën tuaj? Humba pesë përqind në të kuptuarin e fjalëve, kështu mund të përdorja vetëm një program për të folurin dhe muzikën.”
Një pasion për koleksionin
Ditën tjetër, Karl-Heinz Fuchs, tani një gjysh dhe stërgjysh i bie fizarmonikës sërish. “E kam mësuar nga mamaja ime kur isha i ri.” Më vonë, ai luante muzikë për fëmijët e tij më të vegjël – derisa ai humbi aftësinë e tij të dëgjimit. “Më vonë, pas implantimit digjital, fillova të luaja me fizarmonikë për fëmijët e mi më të vegjël sërish.”
Megjithatë, sot fizarmonika përdoret shumë rrallë. Përkundrazi, adhuruesi i muzikës së vjetër dëgjon hitet e vjetra më shumë sesa më parë. “Me duhej të jetoja plotësisht pa muzikë për më shumë se 20 vite. Tani kam provuar të përmbledh të gjitha pjesët e muzikës nga memorja ime me të cilat jam rritur. Së pari në CD e më pas në iTunes. Janë rreth 8400 pjesë muzikore deri më tani dhe më shumë se 16.4 GB në një USB. Por tani mori fund, buzëqesh 72 vjeçari: “Tani kam harruar fjalëkalimin e iTunes!
Lexo më shumë rreth eksperiencës muzikore me një implant koklear këtu!