Festivali i Muzikës SOUND SENSATION – Të dëgjosh dhe të bësh muzikë me implantet moderne të dëgjimit

Në fillim të tetorit të 2022-isht u zhvillua koncerti i parë muzikor SOUND SENSATION ku morën pjesë artistë të njohur e përdorues të implanteve të dëgjimit. Në këtë event u zhvilluan edhe seminare me ekspertë të dëgjimit, shfaqje argëtuese muzikore dhe koncerte të shkurtra.

12-vjeçari Genghis Agibaev me idhullin e tij të madh Conchita Wurst. ©Paul Pibernig

Si filloi gjithçka

Tashmë të dëgjosh dhe të bësh muzikë është shumë e mundur me implantet kokleare moderne. Këtë gjë mund ta vertetojnë përdoruesit e implanteve të dëgjimit anëtarë të CIA-s : për shembull, këngëtarja austro-finlandeze Laura Korhonen, apo Heinz Kirchschlager, muzikanti i apasionuar i fizarmonikës dhe trumbetës. Por si mund ti t’ja transmetosh të gjithë botës, veçanërisht atyreve që janë të pajisur me implante dëgjimi, se është e mundur të krijohet muzikë të nivelit të lartë me implante kokleare, VIBRANT SOUNDBRIDGE apo BONEBRIDGE? Si të bindnim dyshuesit në mesin e ekspertëve të implanteve? Si të motivojmë përdoruesit që të guxojnë të luajnë përsëri muzikë? Këto ishin pyetjet që një grup i vogël punonjësish të MED-EL-it ia bënë vetes.

Përgjigjja u dha shpejt: nevojitej një festival muzikor dhe shumë i veçantë. Një festival me të vërtet i madh. Duhej të ishte diçka për të gjithë përdoruesit dhe ekspertët, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha shijet. Online. Gjithçka duhej të bëhej online për shkak të Koronavirusit në mënyrë që e gjithë bota të mund të bashkohej. Edhe pse një koncert live është një tjetër gjë. Pra të dyja. Dhe kështu, u hartua një projekt në të cilin u bashkuan gjithnjë e më shumë njerëz që në fund rezultoi një festival i bujshëm.

"Të luash muzikë me anëtarët e Orkestrës Filarmonike të Vjenës është diçka që nuk do të kisha guxuar ta ëndërroja kurrë," thotë përdoruesi i CI Russel Tyler. ©Paul Pibernig

Një vit më vonë

Orë të panumërta pune, takime dhe e-maile kanë kontribuar në përgatitjet për festivalin e parë SOUND FESTIVAL organizuar nga MED-EL e cila u zhvillua online më 6 tetor të 2022-isht. Një intervistë e detajuar me themeluesin e implanteve të dëgjimit doktor Ingeborg Hochmair i cili hapi siparin e tre ditëve plot muzikë, informacione teknike bazike dhe shfaqje muzikore dhe vallëzimi nga përdoruesit e implanteve akustike ardhur nga e gjithë bota.

Në një shfaqje televizive argëtuese Henryk Skarzynski tregoi historinë e realizimit të filmit Sonata rreth pianistit të ri polak Grzegorz me implant koklear; Dasha Herrmannova prezantoi projektin Krokodili i Buzëqeshur për fëmijët me dëmtim në të dëgjuar që mbajnë implante kokleare; dhe muzikantë profesionistë e amatorë me implante dëgjimi që dhanë detaje mbi punën e tyre muzikore.

SOUND SENSATION – Festivali Muzikor organizuar nga MED-EL

Festivalin SOUND SENSATION FESTIVAL mund të shikoni këtu https://hearlife.medel.com/de/campaigns/sound-sensation ose në kanalin e YouTub të MED-EL.

Prindërit e fëmijëve me implante dëgjimi mundën të bënin pyetje ekspertëve mbi zhvillimin muzikor me implantet kokleare gjatë seminarit online Muzika për Fëmijën Tuaj; përdoruesit e interesuar për teknologjinë mundën të shkëmbënin idetë me zhvilluesit e implanteve kokleare dhe të mësonin nga ato se cilat kritere duhet të plotësojë një implant koklear për të mundur trasmetimin e muzikës me nuancat e saja të shumta në mënyrën më të besueshme të mundshme.

Seminaret u shoqëronin nga koncerte të shkurtra, Doza Ditore e Muzikës Fëmijë dhe të rritur të ardhur nga Kina, Japonia, Kazakistani, Uzbekistani, Italia, Spanja, Amerika Latine dhe Austria, të gjithë të pajisur me pajisje ndimëse dëgjimi treguan talentin e tyre mbi një variet të gjerë instrumentesh shpesh të panjohura në këtë vend. Sa të mrekullueshëm dhe të ndryshëm janë përdoruesit tanë!

Përdoruesi amerikan i CI, Roy dhe gruaja e tij argëtuan audiencën me tinguj optimistë të vendit. ©Paul Pibernig

Finalja e Madhe: Më e mira vjen në fund

Qershija mbi tortë e festivalit SOUND SENSATION ishte Finalja e Madhe, një koncert live mbajtur në Lorely-Saal, Vjenë përpara një publiku entuziast. Nën drejtimin e drejtuesit të mirënjohur televiziv Andi Knoll të televizionit kombëtar austriak shumë artistë me implante dëgjimi ishin me të vërtet protagonistë. Ata u shoqëruan nga muzikantë të tjerë që shkëlqyen edhe në ditët e tjera.

Klarinisti britanik-portugez Russell Tyler që është i shurdhër në njërin vesh për shkak të një sëmundje të rëndë, mbajtës i një implanti koklear, performoi me Asamblin Filarmonik të Vjenës dhe me 4 muzikantë të Orkestrës Filarmonike të Vjenës. "Është një ëndërr që realizova. Të luaja një pjesë të Mozartit ishte diçka që kisha dëshiruar gjithmonë. Megjithatë, nuk do të kisha guxuar kurrë të luaja muzikë me muzikantët e tjerë të Filarmonikës së Vjenës. Para provës së parë së bashku, isha shumë nervoz por të katërt muzikantët e Filarmonikës më hoqën nervozismin me mënyrat e tyre të thjeshta."

Virtual Voices & Band do të jenë gjithashtu aty:

Më shumë se 50 veta të pajisur me implante dëgjimi të ardhur nga e gjithë bota performuan së bashku Odën e Gëzimit të Bethovenit. Duhet ta shihni!

Tenori i ri dhe përdorues i Vibrant Soundbridge Joans Pietersteiner interpretoi dy këngë dashurie nga Lehar dhe Shubert shoqëruar nga pianisti i mirënjohur austriak Christoph Traxler. Përfundimi: Një zë i ri për tu kujtuar!

Veçanërisht prekëse ishte momenti kur protagonisti i Sonatës Grzegorz Plonka dhe violinisti Yury Revich dolën në skenë. Ave Maria e Bach dhe Gounod të rrënqeth gjithmonë trupin por kur muzikanti i ri polak filloi të performonte në piano i shoqëruar nga Yury Revich me violinë, disa të pranishëm në audiencë fshinë fshehurazi lotët e tyre.

Lëvizja: violinisti yll Yury Revich me përdoruesin CI Grzegorz Plonka. ©Paul Pibernig

Ata shkundën skenën

Pas një pushimi, tinguj të gëzueshëm të muzikës country kumbun ndërsa Roy përdorues i implanteve kokleare nga Shtetet e Bashkuara këndoi për një rast vrasjeje me gruan e tij. Publiku e duartrokiti me entuziazëm dhe kërkoi përsëritje të pjesës muzikore.

Laura Korhonen shkundi skenën fillimisht me bandën e saj Satuo dhe më vonë me yllin çek të muzikës pop Milan Peroutka. "Çfarë eksperience ishte ky koncert! Për mua ka shumë kuptim që të jem atje me përdoruesit e tjerë, tha me gëzim muzikanti i xhazit i cili jeton në rajonin Waldviertel.

Pjesëmarrësi më i ri i koncertit Dschingis Agibaev kishte zgjedhur një partner të veçantë. Dymbëdhjetë vjeçari i cili kishte kënduar këngën Rise Like a Phoenix në një festival në Rusi dy vite më parë, u paraqit në skenë e Vjenës me idhullin e tij Conchita Wurst. Jo vetëm publiku në sallë ishte entuziast nga interpretimi i të riut por edhe vetë Conchita. Fituesi i Festivalit Europian të Këngës 2014 përgëzoi të riun (përdorues i implantit koklear në të dyja veshët) për energjinë e tij të jashtëzakonshme në skenë dhe performancën e fuqishme të Rise Like A Phoenix.

SOUND SENSATION & Meludia:

Si pjesë e festivalit muzikor, Meludia po bën një ofertë fantastike një vjeçare për të gjithë përdoruesit e MED-EL-it duke ofruar akses falas në këtë program argëtues edukimi për dëgjimin. Më shumë informacion tek linku: https://www.meludia.com/de/med-el/

Tani momenti për finalen e madhe. Yuri Revich shkroi Odën e Gëzimit me të gjithë përdoruesit e implanteve të dëgjimit në skenë së bashku.

Kur nota e fundit muzikore u zbeh, publiku falenderoi yjet e mbrëmjes me duartrokitje të gjata.

Pas mbarimit të festivalit, një gazetar britanik shkroi në revistën ENT News: Paragjykimet e mija rreth muzikës me implante dëgjimi janë fshirë tej pas festivalit SOUND SENSATION. Kushdo që ende dyshon se përdoruesit e implanteve të dëgjimit mund të bëjnë ose të shijojnë muzikën duhet të hedhin një sy tek festivali online.

Qëllimi i SOUND SENSATION u arrit. Mesazhi u trasmetua se muzika e shkëlqyer është gjithashtu e mundur me implantet e dëgjimit!

Laura Korhonen me grupin e saj Satuo: "Çfarë eksperience ishte ky koncert! Do të thoshte shumë për mua të isha në gjendje të isha atje me përdoruesit e tjerë të CI." ©Paul Pibernig