Ju prezantojmë futbollisten dhe përdoruesen e implantit koklear në të dyja anët e veshit Lara Walzer
Lara, e sapo diplomuar në shkollë të mesme dhe një e re me personalitet të jashtëzakonshëm. Ajo e jeton jetën me pasion dhe vendosmëri dhe nuk është vetëm një lojëtare entuziaste e futbollit por edhe një përdoruese krenare e implanteve kokleare – sepse Lara është e shurdhër që nga lindja.
Birgitt Valenta
Lara Waltzer vendosi implantet kokleare në të dyja anët e veshit kur ishte vetëm 9 muajshe. Avantazhi i vendosjes së implantit që në fillim, së bashku me mbështetjen shumë të mirë nga ambienti i saj rrethues, e ka bërë se çfarë është ajo sot: një grua e re e sigurtë në veten e saj, rrezatuese që di se çfarë pikërisht dëshiron.
Aktualisht, Lara dëshiron të luajë futboll dhe e bën, jo vetëm me babanë, vëllain ose miqtë e saj por si mesfushore dhe sulmuese tek USV Neulenbach, një nga klubet e Austrisë së Ulët në Bundesligën e Femrave ÖFB.
Ëndrra e madhe e futbollit
Gjyshi, babai dhe vëllai ja trasmetuan pasionin për futbollin. Ajo e kuptoi më herët se dy implantet e saja të dëgjimit nuk do ta ndalonin të praktikonte sportin e saj të preferuar dhe të ndjekë ëndrrat e saj.
Lara dëgjon shumë mirë falë implantit të saj koklear dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë problem me dëgjimin në jetën e përditshme apo në fushën e futbollit. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në sportet me skuadra. Komunikimi midis lojëtarëve për të planifikuar strategjitë, të veprojnë me taktikë dhe të mbështesin njëri tjetrin është i rëndësishmëm për lojën. Edhe të reagosh në mënyrë të shpejtë udhëzimeve të instruktorit favorizon gjithashtu një punë efektive në grup. E fundit mirëpo jo më pak e rëndësishme, është themelore të dish të dëgjosh shenjat e rrezikut dhe udhëzimet për të evituar lëndimet dhe situatat e rrezikshme.
Përshtatja në të dyja anët e veshit i ofron Larës avantazhe të tjera të rëndësishme. Stimulimi në të njëjtën kohë në të dyja anët e veshit i lejon të përmisojë dëgjimin se nga cili drejtim vjen tingulli, kjo veçanërisht e rëndësishme në ambiente të hapura, në fusha futbolli ku lokalizimi i saktë i zhurmave, zërave dhe perceptimit të ambientit rrethues janë të rëndësishme për lojën.
Siguria në fushë
Përveç reagimit ndaj udhëzimeve akustike apo sinjaleve paralajmëruese, Lara siguron se proçesorët audio e implanteve të saj kokleare në fushë qëndrojnë gjithmonë në vendin e tyre dhe nuk dëmtohen gjatë ngxehjes së lojës. Për këtë arsye ajo vendos një fashë për kokën me të cilën është mësuar prej kohësh. Në periudhën e dimrit është mjaft e rehatshme por në stinën e verës kur ngrohtësia krijohet nën të mund të jetë pak e parehatshme.
Në përgjithësi, Lara përpiqet të reduktojë gjuajtjet me kokë ose kontaktet e rënda tek zona e kokës për të ruajtur protezën e saj. Edhe pse gjatë ndërhyrjes ato janë vendosur tek kocka e kafkës dhe gjenden nën lëkurën mbrojtëse të kokës, ekziston një rrezik i vogël që të mbetet nga goditjet që duhet të shmangen sa më shumë e mundur.
"Të vlerësosh dëgjimin tuaj, është më bukur të jetosh kështu!"
Lara Walzer
Mbështetje nga të gjithë
Përveç prindërve të saj që reaguan shumë shpejt pas diagnozës së shurdhimit të Larës duke e pajisur atë sa më shpejt e mundur me një implant koklear, kirurgu i saj, Prof, Dr Wolf – Dieter Baumgartner ka zhvilluar gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo ende mban kontakte me doktorin që i ka ridhënë dëgjimin në atë kohë. Baumgartner është shumë i lidhur me pacientët e tij dhe ka ndjekur edhe karrierën sportive të Larës. Ai i uron rregullisht futbollistes së re për sukseset e saja.
Lara, e cila ka qënë gjithmonë e vetmja mes shokëve të saj të klasës që nuk ka pasur një dëgjim normal, e ka mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera. Ajo ja detyron këtë rezultat jo vetëm inteligjencës së saj dhe dëgjimit të saj të mirë zhvilluar por edhe mbështetjes e të gjithë personave të përfshirë në ambientin e shkollës dhe kurajos që ka marrë në shtëpi.
Tani, pas diplomimit, Lara nuk po mendon vetëm rreth karrierës së saj të futbollit por gjithashtu rreth studimeve për ekonomi. Meqënëse ajo ka mësuar shumë gjuhë të huaja në shkollë, asaj do ti pëlqente gjithashtu të udhëtonte nëpër botë dhe të njoh kultura të tjera.
Çelsi i suksesit
Implanti koklear që Lara e vendosi kur ajo ishte nëntë muajshe ishte një pikë kthese në jetën e saj. Jo vetëm që i lejoj të zbulojë botën e tingujve por edhe të ndjekë pasionin e saj për futbollin. Tifozeria e tifozave në stadium është një tjetër eksperiencë e këndshme për dëgjimin, motivuese dhe e nevojshme pa të cilën Lara nuk mund të jetonte pa ato. Falë implantit të saj koklear, Lara është në kontakt me ambientin e saj rrethues, familjen e saj, miqtë, shokët e skuadrës dhe sigurisht me tifozat e saj.
Lara Walzer nuk është vetëm në qendër të vëmëndjes si futbolliste por edhe si shembulli i një stili jetese të shkëlqyer me implante kokleare, mbi të gjitha nëse implantet vendosen më herët në të dyja anët e veshit. Jeta e saj është një dëshmi frymëzuese në të cilën teknologjia moderne mjekësore mund të përmisojë cilësinë e jetës së personave që lindin të shurdhër.
Ju mund të dëgjoni dhe të shikoni vajzën simpatike dhe futbollisten rrezatuese, përdoruesen e implanteve kokleare në intervistën më të fundit me zë në serinë e podkasteve video. HÖRGESPRÄCHE - Sinnvolles aus dem Leben on www.hoerenbewegt.at.
Lara Walzer në një intervistë në seritë e videove podcast HÖRGESPRÄCHE - Sinnvolles aus dem Leben. ©Philipp Hicker