Për këtë vit, vëndi i takimit për Simpoziumin e EURO-CIU është Vjena!
Këtë vit, CIA ( Implanti Koklear Austri) do të organizojë simpoziumin e 14-të e EURO-CIU, Shoqata Europiane e Përdoruesve të Implanteve Kokleare në Vjenë. Bëhuni pjesë e saj!
Shoqata Europiane e Përdoruesve të Implanteve Kokleare, e njohur si EURO-CIU, është themeluar në vitin 1995. CIA ishte njëra prej antarëve themeluese. Misioni i EURO-CIU është të lehtësojë qasjen tek implantet kokleare nëpërmjet formimit dhe kërkimit për Europianët të cilët mund të përfitojnë nga implantet kokleare.
Sot, 33 shoqata nga 25 shtete janë antare e EURO-CIU si dhe një numër i madh individësh. Çdo dy vite, organizata europiane organizon një simpozium në të cilën ekspertë mjekësorë dhe shkencorë si edhe vetë përdoruesit e implanteve kokleare kanë mundësinë të ndajnë mendimet e tyre. Çdo herë, simpoziumi organizohet në një nga shtete anëtare dhe këtë vit më 5 Prill 2024, do të zhvillohet në Vjenë.
Mjekësia, rehabilitimi i dëgjimit dhe jeta e përditshme me implantet kokleare
Programi i këtij simpoziumit për këtë vit, titullohet “Hapat tek rruga për të dëgjuar me implante kokleare” përfshin prezantime nga ekspertë në implantimin koklear dhe rehabilitimin, dëshmi nga përdorues të implanteve kokleare përfshirë antarë të CIA-s dhe panele të ndryshme për biseda. Temat përfshijnë prezantime për dëgjimin, tregues për implantimin koklear, muzikë, çështjet rehabilituese, sfidat e përditshme me një implant koklear dhe zgjidhjet e mundshme për këto sfida.
Simpoziumi dhe programi mbështetës shoqërues janë të hapura për të gjithë të interesuarit. Tarifa e regjistrimit për simpoziumin është e kufizuar në koston e pijeve freskuese gjatë pushimeve, programi mbështetës është me pagesë shtesë.
Regjistrohuni tani! Siguroni dhomën tuaj!
Simpoziumi i zhvilluar nga CIA do të zhvillohet më 5 Prill 2024 në Vjenë tek Hotel Novotel Hauptbahnhof me një pritje mirëse-ardhje më 4 prill. Programi i detajuar dhe formulari i regjistrimit mund ta gjeni tek https://eurociu2024.com.
Pjesëmarrësit që do të qëndrojnë më shumë ditë mund të zgjedhin dy hotele të rekomanduara për të prenotuar: dhomat janë të rezervuara për pjesmarrësit e simpoziumit deri më 22 Shkurt 2024. Kështu, mos humbisni rastin të prenotoni qëndrimin tuaj! Mezi po presim vizitën tuaj!