Dëgjo dhe argëtohu – Kombinimi interesant për trajnimin e dëgjimit
Nga lodra rakitike apo një piano – janë aq shumë instrumente muzikore, por për lojërat për trajnimin e parë mbi dëgjimin është e mjaftueshme që të përdoren tingujt e përditshëm dhe vetë trupin si një burim tingulli.
Lodrat me tinguj si për shembull, daullet ose pianot prej lodre shpesh mund të nervozojnë prindërit. Akoma veçanërisht për fëmijët me dëgjim të dëmtuar kjo lloj lodre është një fillim i vlefshëm për lojërat e dëgjimit dhe trajnimin e dëgjimit. Përveç lojërave me këngë, mund të jenë aktivite të tjera argëtuese të ndryshme që mund të përdoren për këtë lloj argëtimi dhe trajnimi. Ne kemi ndërthurur disa ide argëtimi për motrat dhe vëllezërit si dhe fëmijët e lagjes që do të kënaqen gjithashtu.
Orkestra e kuzhinës
Kryesisht në fazën e parë të dëgjimit, fëmijët e vegjël kanë interes të zbulojnë tinguj të rijnë dhe të prodhojnë tinguj me zanore. Të kesh kontroll mbi tingujt e lëshura nga një lodër rakitike apo daulle është kaq tërheqëse. Por edhe për fëmijët pak më të rritur, është interesante të konvertosh çdo objekt të përditshëm në instrumente me perkusion. Për shembull, një kuti teneqeje e mbushur me oriz mund të bëhet si një lodër rakitike, kapakët e dy tenxhereve mund të behen si një instrument me iperkusion ndërsa një tenxhere dhe një lug druri mund të bëhet thjesht një set daulleje. Një orkestër e tërë mund të krijohet kështu.
Natyrisht, trupat tanë mund të krijojnë gjithashtu tinguj. Çfarë tingulli dëgjohet kur ne duartrokasim, kërcasim gishtat, shtypim me këmbë dika apo kur krijojmë tinguj të ndryshëm me zërat tanë?
Gjej instrumentin
Fëmijët duhet të mbyllin sytë teksa dikush bën një tingull me një nga këto instrumentet. Kush e gjen se ç'farë instrumenti është?
Ju mund të përdorini gjithashtu, për shembull, këpucë me taka të larta, çizme me llastikë, pantofla si dhe çdo lloj tjetër këpuce që krijon tinguj. Fëmija juaj duhet të gjej se me ç'farë këpucësh keni ecur nëpër dhomë.
Kujtesa e tingullit
Mblidhni kontejnera të mbyllura të ngjashme si (vezë plastike, kupa akulloreje apo kupa të tjera). Mbushini dy kupa me të njëjtin produkt (oriz, makarona, misra e të tjerë. Nuk ka limite për fantazinë tuaj). Kini kujdes që të vendosni të njëjtën peshë për secilën. Tani është momenti të lozim lojën e memorjes! Gjeni se ç'farë ka brenda?
Gjeni notën muzikore
Luani një notë muzikore para fëmijës tuaj në glockenspiel (vegël muzikore me tela), ksilofon, piano ose në ndonjë tjetër vegël muzikore që mund të keni. Fëmija juaj nuk duhet t’ju shikojë teksa luani me instrumentet muzikore. Më pas lëreni të lirë të gjej tingullin duke provuar dhe gabuar. Në fillim, limitoni mundësitë për disa taste, më vonë mund të rritsi gamën e tingujve ose lejoni fëmijën tuaj të gjej sekuencat e tingujve.
Në kërkim të tingujve
Organizo një tur me fëmijën tuaj për të zbuluar tingujt. Nëse është e mundur, fotografoni burimet e tingujve dhe rregjistroni tingujt interesantë. Në shtëpi, printoni fotografitë e kryera nga ju dhe dëgjoni rregjistrimet së bashku. Fëmija duhet të korrespondojë saktë fotografinë me tingullin.
Ndryshe ju mund të shikoni fotografitë dhe të imitioni tingujt përkatës.
Trajnimi i dëgjimit me dritare të hapur
Uluni rehat mbi dysheme me fëmijën tuaj dhe mbyllni sytë. Ç'farë mund të dëgjoni – për shembull, tramvajin, cicërimat e zogjve, hapat ose tingujt e vetë trupit?
Zëri dedektiv
Përdorni një magnetefon për të rregjistruar një fjali të shkurtër e thënë nga antarët e familjes apo shokët. Fëmija juaj duhet të gjej se kush është duke folur. Gjithashtu, ju mund të shtoni foto të tjera lojës nëse dëshironi.
Në kërkim të tingujve
Fëmija juaj mbyll sytë e tij/saj. Ju mund të lozni një instrument muzikor apo të bëni një tjetër tingull. Fëmija juaj duhet t’ju gjej juve duke dëgjuar tingujt. Ndryshe, ju mund të fshihni orën e alarmit që bie apo telefonin në zile dhe fëmija duhet ti gjejë ato. Për fëmijët që dëgjojnë vetëm nga njëra anë e veshit, kjo lojë është shumë e vështirë. Megjithatë, kjo lojë i ndihmon fëmijët që dëgjojnë në të dyja anët e veshit (fëmijët me implante dëgjimi në të dy veshët ose fëmijët me një implant dëgjimi dhe aparate ndihmëse dëgjimi) për të praktikuar vendndodhjen.
Teksa lexoni këtë artikull, juve mund t’ju kenë ardhur në mëndje shumë ide për lojëra dhe të tjera të ndryshme, ndoshta lojërat që ju jeni kënaqur duke lozur kur keni qënë të vegjël. Është gjithmonë e rëndësishme që fëmija juaj nuk duhet të ndihet i mërzitur nga sfidat që janë tepër të lehta ose i ngarkuar nga detyrat që janë tepër të vështira. Kështu, filloni me ushtrime të thjeshta dhe rrisni gradualisht vështirësinë e lojës sapo detyra është zotëruar mirë.
Shmagni pozicionin e mësueses ose të terapistit me qëllim që të mos e ktheni lojën si një sesion trajnimi dhe lejoje fëmijën të shijojë lojën. Kështu, bëhuni bashkëlojtar me të: bashkëpunoni, shkëmbeni rolet me fëmijën dhe lejoje që ai/ajo t’ju jap të njëjtat detyra që ju i dhatë atij/asaj. Kjo mënyrë do të krijoj një trajnim mbi dëgjimin që do t’ju bëj të argëtoheni të dy dhe është shumë e dobishme për fëmijën tuaj.
Edukimi dhe dëgjimi i mirë
Përse edukimi i mirë është i rëndësishëm për personat me implante dëgjimi?