Implantet kokleare ndihmojnë mbas humbjes së papritur e të plotë të dëgjimit.
Disa përdorues të implanteve të dëgjimit shpjegojnë se aftësia e dëgjimit ishte përkeqësuar shumë ose zhdukur plotësisht pa asnjëlloj shkaku. Hipoakuzia, ulja e papritur të aftësisë për të dëgjuar është një humbje specifike e dëgjimit sensorineural dhe ky term përdoret në përgjithësi për humbjen e dëgjimit nga shkaqe të ndryshme. Implantet kokleare ndihmojnë mbas humbjes së plotë të dëgjimit.
Dje çdo gjë ishte normale, ndërsa sot ti papritmas ndjehesh sikur ke pambuk absorbues në veshët tuaj? Me shumë mundësi shkaku mund të jetë humbja e dëgjimit edhe tek njerëzit më të rijnë. Simptoma më e njohur është humbja e dëgjimit përshkruar zakonisht nga 15 deri në 30 decibel në disa frekuenca ngjitur, zakonisht vetëm tek njëri vesh. Shumë rrallë, gjatë hipokauzisë humbetet në të njëjten kohë deri në 70 decibel të dëgjimit.
“Krejt papritmas, gjatë rruajtjes së mjekrës, dëgjoja briskun elektrik shumë më pak tek një faqe, dhe në anën tjetër të faqes e dëgjoja si zakonisht” shprehet një pacient. Disa e përshkruajnë si një tingull i pazakontë metalik apo tingëllues tek veshi i prekur. Për shkak të dukurisë tek njëri vesh, karakteristika e parë e dukshme është shpesh se vendi i burimit të tingullit bëhet i vështirë ose i pamundur.
Doktor Wendelin Wolfram është një mjek me gradë të lartë pranë Departamentit të Sëmundjeve të Veshit, Hundës dhe Grykës në klinikën Wels-Grieskirchen. Tek kjo klinikë ambulatore janë trajtuar 6 deri në 8 pacientë çdo javë në verën e 2022-isht për shkak të humbjes së dëgjimit; zakonisht, në dimër ka disi më shumë pacientë shpjegon specialisti i ORL-së nga përvoja e tij shumë vjeçare.
Efektet anësore të pakëndshme të humbjes së papritur të dëgjimit
Përveç humbjes së dëgjimit, shpesh tek veshi i prekur shfaqen gumëzhima që nuk mund t’i atribuohet asnjë burimi të jashtëm të tingullit: shqetësim i njohur si Tinnitus (gumëzhima në veshë). “Prezupozohet se truri kompenson për frekuencat në të cilat dëgjohen më pak dhe kësisoj një zhurmë përceptohet subjektivisht, për shembull një fishkëllimë me tonalitet të lartë”, shpjegon doktor Wolfram.
Në të njëjtin kohë, disa pacientë e konsiderojnë zhurmën kryesisht shqetësuese: kur sistemi qendror i dëgjimit ka nevojë për më shumë burime për të zhvilluar ndjesitë dëgjimore tashmë më të qeta, zhurma ka një efekt kryesisht të dëmshëm në njohjen dhe në të kuptuarin. Lajmi i mirë është se rrallëherë marrëmëndja është një nga simptomat shoqëruese.
Humbja e papritur e dëgjimit mund të shkaktohet nga shumë faktorë por zhurma nuk është njëra nga ato.
Kur largohemi nga një diskotekë apo koncert, ndoshta çdokush ka pasur eksperiencën e zhurmave të rrugës dhe mjedisore që papritmas duken “të qeta dhe të këndshme”. Humbja e perceptuar e dëgjimit ndodh papritur dhe si rrjedhojë bie menjëherë. Në këtë aspekt i ngjason humbjes së papritur të dëgjimit por mund të dallohet qartë nga ajo. Megjithatë, zakonisht, dëgjimi mund të rikuperohet në një rast të tillë nëse zhurma ndiqet nga një periudhë pushimi më të gjatë. Ekspozimi ndaj zhurmës nuk ndodh shumë shpesh dhe zhurma nuk e ka tejkaluar një volum shumë më lartë se sa limitin e dhimbjes.
Ky nuk është rasti i humbjes klasike të papritur të dëgjimit për të cilën dyshohen faktorë të ndryshëm si shkaktarë. “Mund të jetë një çrregullim i qarkullimit të gjakut, një inflamacion i nervit dëgjues, përkeqësim i qelizave shqisore apo një çrregullimi metabolik tek veshi i brendshëm. Megjithatë, shkaqet e vërteta të humbjes së dëgjimit ende nuk janë provuar “ shprehet doktor Wolfram duke shpjeguar se pse parandalimi këtu është pothuajse i pamundur. Gjithsesi, nëse shfaqen simptomat e humbjes së papritur të dëgjimit, është e nevojshme konsultimi me një specialist pas 48 orëve më së shumti.
Nuk është rast urgjent mjekësor por një sqarim i shpejtë është i këshillueshëm!
Doktor Wolfram mund ti qetësojë pacientët: Ka një tendencë shumë të mirë vetë shëruese me humbjen e papritur të dëgjimit. Nga 60 deri në 70 për qind e simptomave zhduken vetëvetiu brënda disa javëve. Para se të nisim një terapi, ne kemi nevojë nga 48 deri në 72 orë pas fillimit të simptomave për të verifikuar nëse shqetësimet janë duke u përmisuar."
"Në moshën më të madhe, janë okluzionet vaskulare ndonjëherë që shkaktojnë humbjen e papritur të dëgjimit” thotë doktori, duke shpjeguar një formë veçanërisht e pakëndëshme të humbjes së papritur të dëgjimit: Okluzionet e enëve të gjakut që duhet të furnizojnë me oksigjen koklean tek veshi i mesëm. “Shumë rrallë një humbje e tillë e papritur e dëgjimit është e kthyeshme”.
Në disa raste humbja përhershme e dëgjimit mund të mbetet dhe një kontroll me specialistin këshillohet. Ato mund të vlerësojnë nëse terapia mjekësore është e nevojshme: zakonisht kortizoni jepet në mjedis ambulator. Këto kanë një efekt anti-inflamator dhe promovojnë rikuperimin e qelizave të dëmtuara.
Humbja e përhershme e dëgjimit dhe përsëritja e humbjes së papritur të dëgjimit
Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo vit një ose dy në 10.000 njerëz pësojnë humbje dëgjimi. Nëse në vijim dëgjimi nuk rekuperohet plotësisht, mjete ndihmëse të dëgjimit apo implante dëgjimi mund të ndihmojnë. Vetëm në raste të rralla një humbje e papritur e dëgjimit sjell një shurdhim të përhershëm funksional tek veshi i prekur: Më pak se 10 për qind e kandidatëve me implante kokleare e kanë humbur dëgjimin në këtë mënyrë.
Sidoqoftë, nga 30 deri në 40 për qind e përdoruesve të implanteve kokleare janë të shurdhër si pasojë e “hipokauzisë të papritur e të përsëritshme”. Nuk bëhet fjalë për një humbje klasike të papritur të dëgjimit por një episod gjatë një sëmundje tjetër tek veshi i mesëm. Kështu, një sqarim është i nevojshëm në rast të humbjes së dëgjimit papritmas, paçka se terapitë shkakësore rrallë janë të disponueshëm për sëmundjet e veshit të mesëm.