Rritja e ndërgjegjësimit mbi humbjen e dëgjimit së bashku me Forumin Europian për Shëndetin e Dëgjimit
Tema e dëgjimit vazhdon të jetë nën hije në Bashkimin Europian. Megjithatë, një dëgjim i mirë është baza për komunikimin dhe pjesëmarrjen aktive në botën e dëgjimit. Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit po punon për ta bërë sa më të dukshme temën e dëgjimit.
Carmen Kronawettleitner
Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit është një organizatë e EURO-CIU, HEARRING dhe MED-EL që rrit ndërgjegjësimin në Bashkimin Europian rreth humbjes së dëgjimit, sëmundjeve shoqëruese dhe pasojave sociale-ekonomike dhe individuale të humbjes së dëgjimit të patrajtuar.
Një akses i barabartë dhe pa shumë kosto tek opsionet e trajtimit për të gjithë qytetarët e BE-së, si implantet kokleare, (IK) jo vetëm do të rinonte vetë shëndetin e tyre por mund të ketë edhe një impakt pozitiv të qëndrueshëm tek sistemi shëndetsor në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Iniciativa kujdeset për çështjet publike në nivel europian, jep informacione, organizon evente informuese mbi argumenta të ndryshme lidhur me dëgjimin dhe punon në nivel politik për ti dhënë dëgjimit rëndësinë që meriton.
Fatet personale kushtojnë miliarda
Gerhard ishte një përfaqësues shitjesh i suksesshëm dhe me ekonomi financiare shumë të mirë. Ai ishte një anëtar i njohur i grupit të golfif, i qeshur, dhe gjithmonë me batutën gati. Mirëpo për shkak të rritjes së vazhdueshme të humbjes së dëgjimit të tij, në një moment burri në të pësëdhjetat e tij nuk ishte më në gjëndje të zhvillonte punën e tij pavarsisht aparateve të tij të dëgjimit, humbi punën dhe iu deshtë të pranonte humbje të mëdha financiare. Pas humbjes së punës, u detyrua të tërhiqet nga jeta sociale pasi veprimet e rastësishme sociale nuk ishin më të mundura për shkak të dëmtimit të rënduar të dëgjimit. Gerhard ra në depresion dhe për trajtimin e tij ju deshën shumë muaj.
Miliona njerëz në Europë ndajnë fatin e Gerhardit. Rreth 57 milionë qytetarë të Bashkimit Europian jetojnë me një humbje të kufizuar të dëgjimit që nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Mesatarisht, duhen 10 vite që njerëzit e prekur të gjejnë një zgjidhje rreth problemit të tyre të dëgjimit. Dhe disa që vuajnë nga humbja e dëgjimit nuk marrin asnjë trajtim. Vetëm një maksimum prej 10 % e të rriturve që mund të ndihmohen nga një implant koklear pajisen me të vërtet.
Çfarë nënkuptojnë këto shifra për Bashkimin Europian? Humbja e dëgjimit jo e trajtuar në mënyrën e duhur sjell mundësi të vogla arsimimi, mundësi të pakta pune, papunësi të madhe, pension të parakohshëm dhe kosto të mëdha për të trajtuar sëmundjet shoqëruese si depresionin dhe rënien konjitive.
E gjitha kjo ka një kosto. Në Bashkimin Evropian, përllogaritet se humbja e dëgjimit jo e trajtuar kushton 185 miliardë dollarë në vit.
Humbja e dëgjimit në nivel politik
Kjo është ajo që trajton Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit. Përfaqësuesit e forumit nëntheksojnë pikërisht këto disavantazhe ekonomike dhe personale në nivel politik. Ato ofrojnë informacione mbi mundësitë e trajtimit dhe bëjnë fushata për zgjerimin e shëndetit të dëgjimit në Bashkimin Europian. Propozimet në lidhje me këtë përfshijnë për shembull, futjen e ekzaminimeve të dëgjimit në shtetet anëtare për personat mbi moshën 55 vjeç, me qëllim që të zbulohet më herët humbja e dëgjimit, trajtimin në kohën e duhur dhe kësisoj të kursehen kostot pasuese, kostot që shkaktohen nga sëmundjet shoqëruese si depresioni, harresa, diabeti ose nevoja më e lartë për përkujdesje; kostot pasuese që mund të shmangen nga trajtimi i përshtatshëm për humbjen e dëgjimit, si për shembull përmes implanteve akustike.
Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit përdor fushata ndërgjegjësimi për të rritur ndërgjegjësimin tek vendimarrësit për politikat shëndetësore në Bashkimin Europian rreth pasojave personale dhe mbi të gjitha ato ekonomike nga humbja e dëgjimit jo e trajtuar. Takimet në Parlamentin Europian kanë si qëllim një strategji ndërkombëtare mbi shëndetin e dëgjimit në të cilën qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të kenë një qasje të barabartë për trajtim të përshtatshëm. Edhe brenda Bashkimit Evropian, mundësitë e trajtimit me implante kokleare, për shembull, ndryshojnë shumë. Teksa në shtete si Austria apo Gjermania kostot e trajtimit në të dyja anët e veshit janë të mbuluara nga sistemi shëndetsor vendas edhe në moshën e pensionit, ndërsa në vendet e Ulta të rriturit paguhen vetëm për një implant koklear në njërën anë të veshit. Dhe në disa shtete të Bashkimit Europian, një implant koklear për të moshuarit që nuk duhet të financohet privatisht është gjithsesi një utopi.
Rekomandime të tjera për të kursyer kostot e sistemeve shëndetsore të Bashkimit Europian dhe për të promovuar plakjen e shëndetshme në shoqëri:
- Qasje më të lehtë në teknologjitë e reja për dëgjimin, përfshirë implantet për dëgjimin
- Investimi në parandalimin dhe në rehabilitimin e humbjes së dëgjimit
- Të drejtën e aksesit tek një asistencë shëndetsore profesionale për dëgjimin
- Rritja e sensibilizimit të opinionit publik mbi temën e dëgjimit në Bashkimin Europian, edukimin e publikut në përgjithësi dhe specialistët e dëgjimit mbi pasojat e një humbje të dëgjimit jo të trajtuar.
Tema e plakjes ka një rëndësi të madhe për shkak të zhvillimeve demografike në Bashkimin Europian. Megjithatë, Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit përkushtohet në mënyrë aktive ndaj të rijnve. Ekzaminimet e dëgjimit tek foshnjat e porsalindur, që në Austri janë ushtruar me sukses prej disa dhjetëvjeçareve nuk janë ende të detyrueshme në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit rekomandon në mënyrë urgjente zbatimin në nivel kombëtar.
Me aktivitet e saja Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit është thjesht në fillimet e rrugëtimit të saj: informacione të rregullta, shkëmbime të përbashkëta dhe zgjidhje në nivel europian, të bashkuara me vullnetin politik për ta ndryshuar dhe për të nxjerrë temën e dëgjimit nga hija e saj.
Dhe Gerhardi? Pas disa hezitimeve në fillimet e para, vendosi të pajisesej me një implant koklear. Që prej atëherë, ai rifilloj të shijoj jetën plotësisht, luan në golf, po ndjek një karrierë të re dhe u tregon të gjithëve me entuziasëm për implantin e tij koklear. Depresioni i tij i përket të shkuarës dhe implanti është paguar nga sistemi shëndetsor. Një prej shumë planeve kosto-përfitime në favor të shëndetit të dëgjimit, shumë prej të cilave Forumi Europian për Shëndetin e Dëgjimit mund të paraqes në të ardhmen tek Parlamenti Europian.
Për më shumë vizitoni https://www.hearinghealth.eu/