Cila nga kokoret për biçikleta ose motorra është e përshtashme për përdoruesit me implante dëgjimi?

Për përdoruesit me implante kokleare, apo implante të tjera dëgjimi ose me aparate ndihmëse dëgjimi shpesh mund të jetë e vështirë për të gjetur një kokore të përshtatshme për sportet mbi dy rrota. Përveç aspekteve ligjore, një kokore e montuar mirë mbron si kokën dhe implantin; tregu ofron zgjidhje fleksibile.

“Pas një rrëzimi të fortë nga motorri, falë Zotit pa dëmtuar protezën e dëgjimit, bleva një kokore të re në një dyqan të specializuar” tregon përgjegjësi jonë tek shoqata CIA (Implanti Koklear Austri) për sportet dhe mirëmbajtjen fizike, Gabriele Woditschka. Gjatë drejtimit të ciklomotorëve dhe motorëve, Kodi Rrugor përshkruan përdorimin e një kokoreje. Gjatë lëvizjes me biçikletë, kokorja është e detyrueshme për fëmijët deri në moshën dymbëdhjetë vjeç, pavarësisht nëse e ngasin biçikletën vetë apo qëndrojnë të ulur tek sedilja për fëmijë apo tek rimorkioja e biçikletës; për fëmijët më të rritur e për të rriturit si minimum është e këshillueshme përdorimi i kokoreve. Kjo është sidomos e vërtet për përdoruesit që kanë implante dëgjimi pasi kokorja mbron zonën e kafkës rreth implantit nga përplasja në rast rrëzimi.

“Bleva një kokore të lirë në një dyqan online dhe përdora një thikë Stanley për të prerë stiroporin ku më duhej hapësira për proçesorët e mi të audios” tregon Max Sailer, një çiklist i apasionuar, i cili është edhe përgjegjësi i pensionistave të shoqatës CIA (Implanti Koklear Austri). Gjatë kërkimeve të tij për një kokore që të përshtatej edhe me proçesorët e tij të audios pa një përshtatje të tillë, ende nuk e kishte gjetur: “Sipas mendimit tim, është më mirë të mbash një kokore të sajuar se sa mos të mbash fare. “

Kur i kërkuan Bordit të Sigurisë Rrugore në Austri, ata theksuan në mënyrë të qartë se ndryshimi i kokoreve të sigurisë nuk rekomandohet: “Ju lutemi, të kontaktoni gjithmonë prodhuesin pasi ndryshimet e sajuara mund të sjellë kufizime të rënda të sigurisë së kokores.

Shumë përdorues me aparate dëgjimi, gjejnë se kokoret standarte përshtaten në mënyrë të sigurtë dhe të rehatshme edhe për aparatet e dëgjimit. Ofertat e personalizuara nga prodhuesit variojnë nga kokoret e biçikletave me mbushje velcro deri në kokoret e personalizuara të motorrave.

Kokore biçikleteje: Hapësirë e mjaftueshme për flokët bisht dhe implantin koklear.

Në çdo rast, para blerjes së kokores së biçikletës, është e nevojshme që duhet të provohet që në fillim. Guacka e fortë dhe materiali i brendshëm (shkumë deti) duhet të ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për aparatet e dëgjimit dhe rripi duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që mos qëndrojë përmes implantit dhe proçesorit të audios. Një distancë e mirë midis rripit të mjekrës dhe sistemit të dëgjimit është zakonisht e siguruar nga rripa të gjerë fashoje. Victor Senn i IGGH përmend disa kokore si shembuj nga UVEX por ne kemi gjetur gjithashtu edhe nga ABUS dhe prodhues të tjerë. Kokoret e disponueshëm në treg janë zakonisht të përshtatshme për adoleshentët dhe të rriturit me pajisjet BTE (Aparate dëgjimi pas veshit); megjithatë, përdoruesit e proçesorëve me një njësi duhet të të krijojnë një më të gjatë.

Victor Senn i IGGH rekomandon kokore biçikletash të personalizuara që mund të përshtaten për kokën e mbajtësit të kokores me rripa shtesë velcro: Aparatet e dëgjimit mund të lihen jashtë gjatë proçesit. Disa shembuj janë kokorja FIXTURE XL MIPS dhe kokorja enduro (kokore për aktivitete sportive motorrike jashtë rrugës) e Giro apo disa produkte të UVEX. IGGH ka marrë gjithashtu një rekomandim për modelet GameChanger, Skurb dhe Viantor nga ABBUS, që përshtaten për flokët bisht, të cilët ofrojnë më shumë hapësirë të lirë rreth veshëve. Hapësira për flokët e gjatë ose bisht ndodhet në pjesën e pasme të kokores, shton ai. “E përshtatshme me bishtin e flokut” nuk është një karakteristikë e qartë për “tu përshtatur me implantet kokleare” por një tregues i hapësirës së gjerë e të lirë.

Edhe fëmijët e vegjël në sedilet për fëmijë tek biçikletat gjithashtu kanë nevojë për një kokore: Kërkimi për një kokore të përshtatshme për fëmijë mund të jetë kryesisht e vështirë për prindërit e tyre. Sipas Institutit Amerikan për sigurinë e kokoreve për biçikleta, kjo ndodh për shkak se kokoret e biçikletave për fëmijë të vegjël mbulojnë zona më të mëdha se zakonisht për kokoret e adoloshentëve dhe të rriturve. Instituti sygjeron si zgjidhje “kokore për të rijn” më të vogël, sa të përshtatet. Për të rriturit, instituti këshillon kokore të “prerjeve të përgjithshme” që mund të përshtaten tek përmasat e kokës në një rreze më të gjerë duke përdorur rripa të rregullueshme.

Gabi Woditschka gjeti tek prodhuesi Lazer atë çfarë kërkonte: Pa asnjë lloj ndërhyrje, kokorja Magma+ përshtatet edhe me proçesorët e saj RONDO2. “Përshtatet në mënyrë të përkryer falë bllokimit të brendshëm. Gjithashtu, edhe RONDO janë të mbrojtura nga shiu”!

Kokorja e motorrit: implanti koklear si model pajisjeje komunikimi

Kokoret integrale për motoçiklistët mbulojnë plotësisht veshët dhe zonën rrethuese. Për një siguri më të mirë duhet të puthiten mirë tek koka. Në këtë rast, ka më pak hapësirë të lirë për pajisjet ndihmëse të dëgjimit sesa në një kokore biçikleteje: presioni mbi pajisjen ndihmëse të dëgjimit mund të bëhet shumë shpejt e bezdisshme. Megjithatë, pak a shumë të gjithë prodhuesit e kokoreve për motoçiklista ofrojnë modele me prerje të veçanta për pajisjet e komunikimit dhe kufjet e telefonit: Victor Senn i IGGH gjithashtu këshillon përdoruesve me aparate dëgjimi të kërkojnë modelin e përshtatur midis këtyre.

Senn ka gjetur një zgjidhje të veçantë me prodhuesin japonez SHOEI me P.F.S e tij (Sistemi Personal i Përshtatshëm).. Kjo zgjidhje përfshin përshtatje të personalizuar të një kokoreje motoçikleteje. Koka e përdoruesit matet nga një ekspert i specializuar dhe shënohen karakteristikat e veçanta si proçesorët e audios apo pajisjet e dëgjimit. SHOEI thotë se marrja e përmasës së kokës kërkon 10 minuta dhe personalizimi i kokores deri në 30 minuta. Çmimi i këshilluar për këtë shërbim në tregun e pakicës është 60 euro më shumë në krahasim me një kokore identitike “gati për përdorim”. Për çdo mbushje për kokën dhe faqet ka një kosto shtesë.

Senn ka gjetur një zgjidhje të veçantë me prodhuesin japonez SHOEI me P.F.S e tij (Sistemi Personal i Përshtatshëm).. Kjo zgjidhje përfshin përshtatje të personalizuar të një kokoreje motoçikleteje. Koka e përdoruesit matet nga një ekspert i specializuar dhe shënohen karakteristikat e veçanta si proçesorët e audios apo pajisjet e dëgjimit. SHOEI thotë se marrja e përmasës së kokës kërkon 10 minuta dhe personalizimi i kokores deri në 30 minuta. Çmimi i këshilluar për këtë shërbim në tregun e pakicës është 60 euro më shumë në krahasim me një kokore identitike “gati për përdorim”. Për çdo mbushje për kokën dhe faqet ka një kosto shtesë.

Agjentët e shitjes të çertifikuar nga SHOEI, të cilët janë të formuar edhe për personalizimin e kokoreve, mund të gjenden vetëm në Gjermani, Republikën Çeke dhe Danimarkë: gjithashtu, shërbimi është planifikuar edhe për në Zvicër. Sipas shpërndarësit, ende nuk është planifikuar një prezantim në Austri. Gjithsesi, kokoret nga prodhues të ndryshëm me prerje për sistemet e komunikimit duhet të jenë të disponueshëm edhe në dyqanet e specializuara në vendin tonë.

Legal aspects of the compulsory helmet use

Ligji austriak nr. 68-të mbi Trafikun Rrugor parashikon se “Fëmijët nën moshën 12 vjeç duhet të përdorin një kokore gjatë drejtimit të biçikletës, kur udhëtojnë në një rimorkio për biçikleta dhe në biçikletë vetë,”. Megjithatë, ligji nuk specifikon ndonjë kërkesë të veçantë për kokoren. Kështu, as çertifikata CE në kombinim me EN 1078 ose EN 1080, as çertifikata sipas standarteve të sigurisë ASTM, CPSC o standarte të ngjashme janë të detyrueshme për përdorim. Sipas Bordit Austriak të Sigurisë Rrugore KfV, nga pikëpamja ligjore, ndryshimi i kaskës për biçikleta lejohet për aq kohë sa ruhet efekti mbrojtës i kokores. Veç kësaj, një shkelje e detyrimit të kokores nuk sjell as gjobë dhe as pasoja sipas ligjit të sigurimeve.

Situata është e ndryshme per drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve me dy ose tre rrota: Sipas Urdhëresës për Zbatimin e Aktit të Automjeteve Motorike, kokoret duhet të jenë në përputhje me udhëzimet e Rregullores ECE 22.05; sipas Nenit 106 (7) të Ligjit të Automjeteve Motorike, ato duhet të përdoren në “mënyrën e parashikuar”. Ndryshimi i kokeres mund të sjellë si gjobë dhe në rast aksidenti mund të zvogëlojë siguracionin e makinës. Edhe garanzia e produktit për kokoret për motoçikleta shpesh e vlefshme për disa vite, diskutohet pas një modifikimi: siq nënvizon shitësi i specializuar helmexpress.com në revistën e tij, garanzia mund të anullohet edhe pse kokorja është vetëm lyer ose ngjitur.

Megjithatë, ka një rregull përjashtues sipas të cilit detyrimi për kokoren nuk aplikohet tek drejtuesit e mjeteve me dy ose tre rrota apo motoçikletave as për fëmijët në biçikleta. Kjo është nëse “për shkak të gjendjes fizike të përdoruesit, përdorimi i parashikuar është i pamundur”. Megjithatë, sipas KfV është e diskutueshme se si ky rregull i përjashtimit mund të interpretohet tek sistemet e dëgjimit nga momenti që sistemet e dëgjimit mund të hiqen. Gjithashtu, norma e përjashtimit ka të bëjë vetëm me aspektin ligjor dhe jo me çështjen e sigurisë: rreziku i lëndimit për çiklistat mbi dy rrota është proporcionalisht më e madhe nëse ata nuk e mbajnë kokoren. Modifikimi i kokores mund të kufizojë në mënyrë jo vullnetare sigurinë.

READ MORE

Hearing noises with cochlear implant: for safety and quality of life

Cochlear implant: more than just audio-verbal communication

Studimet e fundit tregojnë se: dëgjimi i zhurmave mjedisorë e bën jetën tonë më të sigurtë dhe më të pëlqyeshme. Duhet të dëgjojmë nga të dyja anët e veshit dhe të ushtrohemi të perceptojmë dhe të klasifikojmë tingujt.

READ MORE