Rreth Artit të Dëgjimit – në Pikturë, Mjekësi dhe Tekonologjinë e Implanteve Kokleare

Më 3 mars 2023, me rastin e Ditës Botërore të Dëgjimit dhe 30 vjetorit të hapjes së filialit të saj në Vjenë, MED-EL e ka festuar me miq në Pallatin Belvedere. Motivet janë të shumta dhe të gjitha janë të lidhura me artin. Një rast i shkëlqyer për të parë nga afër lidhjen midis arteve të bukura dhe dëgjimit:

Të ftuar ndërkombëtarë të disiplinave të ndryshme, shoqërues dhe miq u mblodhën në muajin mars, me rastin e Ditës Botërore të Dëgjimit në kompleksin e famshëm barok që është ndërtuar në vitin 1723 pikërisht 300 vite më parë.

30 vite MED-EL Vjena - 300 vite Belvedere: një koinçidencë e bukur edhe pse në realitet ishte një zonjë shumë e përpiktë që krijoj një lidhje midis prodhuesit të implanteve akustike dhe pallatit të Belvederes: Bëhet fjalë për muzën që në atë epokë ishte në dispozicion të piktorit të famshëm i Ringstrazze-s (rruga më e famshme në Vjenë), Hans Makart për serinë e tij të pikturave “5 Shqisat” më saktë për “Dëgjimin”.

Pas 150 viteve, kjo zonjë është plakur pak: MED-EL Viena ka ofruar një mbështetje finanziare për restaurimin dhe ka bërë rolin e kumbarit për këtë pikturë mbresëlënëse në përputhje perfekte me temën.

Onomatopeja gjatë shekujve

Piktura e Hans Makart është thjesht një shembull në këtë temë: prezantimet rreth të dëgjuarit, dëgjimit, kanë qenë përkatësisht të shumta gjatë shekujve. Nga piktorët më të famshëm të periudhës baroke mund të citohen Jan Brueghel il Vecchio, Jan Steen, Gerrit van Honthorst ose i pakrahasueshmi Mikelanxhelo Merisi, ndryshe njohur si Karavaxho.

Të gjithë këta piktorë, kanë trajtuar shqisat njerëzore në veprat e tyre dhe zakonisht dëgjimin: si njëra nga 5 shqisat e njeriut – ka qenë gjithmonë në qendër si shqisa njerëzore më e rëndësishme. Përshkrimi i muzikës ishte veçanërisht popullore në këtë kontekst për shkak të kuptimeve të saja të shumta simbolike ; ishte konsideruar si një status simbol kryesisht në shekujt 16-të dhe 17-të. Instrumentat muzikorë dhe personat që i luajnë ato janë piktuaruar shpesh si demonstrim të pasurisë.

Shikimi nga jashtë

Tema e dëgjimit në pikturë mund edhe të rikthehet. Nga qetësia kanë lindur shumë vepra të famshme në të cilat vërehet mungesa e shqisës më të rëndësishme, ajo e dëgjimit.
Bota e krijuar nga piktori Wolfgang Heimbach është pa zhurmë. Shpesh vërehet vetëm me një shikim të dytë, e cila bën që veprat e tij të jenë akoma më magjepëse. Vetëm kur e merrni vesh se artisti gjerman lindur në shekullin e 17-të ishte i shurdhër, atëherë kuptohet që asnjëri se luan lahutën në parajsën e tij idilike, asnjë trombetë ritingëllon në skenat më të bukura të homazhit. Shpesh ai projektonte vizatimet e tij nga prospektiva e përjashtimit. Piktura Banketi i natës ndodhet në muzeun Kunsthistorisches të Vienës dhe e tregon në mënyrë shumë mbresëlënëse. Në të njëjtën kohë, kjo vepër i përket serisë bardhë e zi, ku shprehja dramatike ishte një mënyrë e vizatimit të veçantë në Rilindjen e mëvonshme dhe në epokën e barokut. Heimbach u fokusonte shumë tek fuqia e dritës dhe u ndikua shumë nga veprat e grupit të Karavagjos, Karavaxho ose i madhi George de la Tour.

E errëta romantike

Veprat e Francisco de Goya janë në mënyrë madhështore të zymta. Piktori spanjoll, një gdhëndës dhe litograf u shurdhua plotësisht për shkak të një iktusi në moshën 46-vjeçare për të cilin jeta dhe puna kreative i ndryshoi rrënjësisht. Perceptimi i shqisave i ndryshuar dhe tërheqja e tij nga shoqëria u dha jetë veprave të ngjashme me ankthin që në të njëjtën kohë u bënë më të famshme. Veçanërisht, seria grafike Caprichos dhe Las Pinturas negras, pikturat e tij të zeza, illustrojnë atmosferën e tmerrshme të artistit krijuar nga shurdhësia e tij. Në fillim ai pikturonte këto vizatime groteske të Pinturas Negras në muret e shtëpisë së tij në fshat; sot janë trasferuar mbi telajo dhe mund të admirohen nga pjesa e madhe në Prado, muzeo më i njohur i artit në Madrid.

Piktura në vesh

Një tjetër kënd i shikimit o i dëgjimit: Ulur Dëgjimi Shikimi: Kushdo që përfshihet në këtë aktivitet në studion e Rita De Muynck mund të krijoj një ide për atë që artistja dëshiron që vizitorët e saj të eksperimentojnë me veprën e saj: Një perceptim më të thellë të artit. Aktivizimi simultan i shqisave të ndryshme, në termat shkencorë: sinestezia De Muynck e ka esperimentuar këtë fenomen që prej 20 vitesh. Ajo dëgjon muzikë në gjëndje hipnoze dhe relaksimi total duke dëgjuar dhe perceptuar mbi të gjitha ngjyrat, format dhe figurat. Vetëm në një moment të dytë, pasi kalojnë ditë ose muaj, vendos imazhet mbi telajo.

Vizitorët mund të ulen tek poltroni përballë pikturave të saja dhe artistja ndez pikërisht muzikën me të cilën ka dëgjuar dhe shikuar pikturat dhe me të vërtet perceptimi ndryshon edhe tek spektatori: A lëvizi krijesa rozë e kuqe tek pylli misterioz gjatë muzikës? A është drita papritmas më e fortë? A dëgjohet një kërcitje midis degëve, diçka që pulson dhe rritet më gjerë?

Kjo eksperiencë nuk mund të ngatërrohet me lidhjen klasike, nënvizon De Muynck. Shkon më thellë tek sistemi limbik. “Arti hap trurin” është e bindur Rita De Muynck duke treguar kështu një tjetër simbiozë shumë emocionuese midis dëgjimit dhe artit pamor.

Të ndjesh ngjyrat, të shikosh tingujt

Një person veçanërisht i zoti në këtë ishte: Wassily Kandisky Falë dhuntisë së lartpërmendur, sinestezisë, aftësisë së perceptimit përmes shqisave të ndryshme, ai ishte në gjëndje të krijonte një lidhje midis tingujve, ngjyrave dhe formave dhe të përfshinte muzikën në pikturat e tij.
Qendra Pompidou në Paris dhe Google Arts&Culture u mblodhën për ti bërë homazhe artistit, i cili është konsideruar si nismëtari i lëvizjes së artit abstrakt. Tingujt si Kandiski, mbledh veprat e tij të artit në një vend të vetëm dhe përfshin një eksperiment të ri të të mësuarit automatik quajtur Luaj një Kandiski që lejon të eksperimentojë në vetën e parë aftësinë e shkëlqyer të Kandinskit.

Pikturat e përbëra

Ambjentet e pikturave prezantohen në forma të shumta: kompozitorët që përdorin pikturat si inspirim për muzikën e tyre; formate të koncerteve që kombinojnë muzikën e artit pamor për të shpërndarë në mënyrë sensuale dhe atmosferike perceptimin e artit; artistët që tregojnë historinë e veprave të tyre – mundësitë për të kombinuar dëgjimin dhe shikimin në art që ngjasojnë pothuajse të pafundme.

Me të gjitha shqisat apo me disa?

Piktura Britma e piktorit norvegjez Edvard Munch është ndoshta një shembull shumë i përshtatshëm i “pikturës dëgjuese” dhe një nga veprat më të famshme të pikturës moderne. Faktikisht, nuk bëhet fjalë vetëm për një pikturë, Munch e ka pikturuar britmën më shumë se sa një herë gjatë 17-të viteve; janë të njohura 4 piktura dhe një litografi që në ndryshimet e tyre tregojnë gjithmonë të njëjtën gjë: një person me trupin e palosur që shtyp dorën tek veshët dhe hap gojën dhe sytë.

Por, përse një person që ulëret fort mbulon në të njëjtën kohë edhe veshët? Në një farë mënyre lindi edhe pyetja, se kujt po i bërtet. Ndërkohë, u qartësua se figura tek piktura nuk po bërtet por po bën diçka tjetër që në këtë moment përcakton raportin e tij me botën më shumë se asgjë tjetër që mund të bëj: kjo figurë po dëgjon. E cila në realitet nuk është plotësisht e saktë, sepse figura po mbulon veshët. Britma, faktikisht është shumë e fortë. Dhe meqë figura hap sytë e tij në të njëjtën kohë, kjo britmë duket edhe e dukshme. Sfondi i imazhit nuk jep asnjë të dhënë të burimit se nga vjen tingulli i cili sigurisht i fortë. Vetëm në një vend me dallgë, erë, natyrë – që megjithatë bërtet – është e dëgjueshme dhe e shikueshme. Ose figura për shkak të qëndrimit të shtrembur, ka dalur jashtë kontrollit të tij sepse dëgjon britmën vetëm në brendësi?

Në fakt, Munch ka deklaruar se: “Kam dëgjuar britmën e madhe të natyrës”. Kështu, nëse nuk besoni se imazhet mund të dëgjohen duhet të hidhni një tjetër sy britmës së Edvard Munch deri sa ta dëgjoni.

Veshi tek imazhi

Siq është e njohur mirë, ka shumë spekulime mbi veshin e prerë të piktorit francez Vincent van Gogh. E preu ai vetë në gjendje të dehur apo gjatë një krize pasi kishte debatuar me mikun e tij, artistin Paul Gauguin. Disa histori tregojnë që është veshi më i famshëm në pikturë, pikërisht si rastet kriminale.
Ajo që është e sigurtë, është se me 23 dhjetor 1888 Van Gogh plotësisht i mbingarkuar nga puna dhe pija, preu një pjesë të veshit në prezencën e mikut të tij Gauguin. Nuk mund të ishte i gjithë veshi pasi ai do të kishte vdekur i mbuluar në gjak. Me këtë interpretim, Van Gogh nuk konsiderohet si artisti i çmendur dhe vëmëndja fokusohet tek puna e tij e madhe artistike.

Nga ky udhëtim i shkurtër në botën e pikturave që është e ndërthuar në mënyrë të pandashme me dëgjimin, kthehemi në Vjenë e sotshme, ku sponsorizimi i MED-EL për Das Gehor (në shqip: Dëgjimi”) i Hans Makart mbyll artin e të dëgjuarit në një rreth të plotë ; në një Vienë që prej disa shekuj ka nxjerrë doktorë të shkëlqyer; në një Vjenë që ka qenë e para në botë për të rekuperuar në mënyrë artificiale organin e dëgjimit. Jo vetëm artificialisht – por edhe përmes artit dhe aftësisë