Në krahasim me disa implante të tjera të trasmetimit kockor, pjesa e implantuar e sistemit BONEBRIDGE e MED-EL vendoset plotësisht nën lëkurë çka e bën atë një përshtatje perfekte për përdoruesit. Kjo do të thotë që ju nuk do të keni plagë të hapura nga vendosja e implantit dhe nuk do të keni nevojë të mbani një rutinë speciale për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme. Është e rehatshme për tu mbajtur dhe e kollajshme për tu fshehur pas veshit. Duke dërguar tingullin direkt në kockë pa asnjë lloj lëkure në mes, mundëson cilësi të tingullit pa filtër për tinguj me frekuencë të plotë.
BONEBRIDGE reflekton vite eksperience në prodhimin e sistemeve të implanteve të trasmetimit kockor nën lëkurë, të cilat janë prodhuar të para nga MED-EL: Dhe më e rëndësishmja, ofron një cilësi të lartë natyrale të tingullit dhe përshtatet me zhvillimin e ardhshëm teknologjik.
*Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni