HUMBJA E DËGJIMIT
Humbja e dëgjimit tek moshuarit
Rreziku i humbjes së dëgjimit në përgjithësi rritet me moshën dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) prek 25 % e të moshuarëve mbi 60 vjeç. Humbja mund të jetë graduale ose e papritmas dhe prek njërin ose të dy veshët! Presbycusis (presbikuzia) humbja e dëgjimit për shkak të moshës është një formë tipike e humbjes së dëgjimit sensorineural. Mund të shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm si sëmundjet kronike, pirja e duhanit, gjenetike, infeksionet e shpeshta, alkoli, aksidentet e të tjerë. Edhe pse nuk është kërcënim për jetën, humbja e dëgjimit mund të ndikojë tek cilësia e jetës së njeriut, duke shkaktuar kështu shumë probleme të tjera.
SHENJAT E HUMBJES SË DËGJIMIT
Si të zbulojmë humbjen e dëgjimit tek të rriturit
Është shumë e rëndësishme të kuptojmë humbjen e dëgjimit më herët dhe të veprojmë para se të përkeqësohet pasi humbja e dëgjimit ndikon dukshëm tek cilësia e jetesës dhe mund të shkaktojë shumë probleme të tjera si për shembull, depresion dhe demencë. Nëse vini re që mund të keni ndonjë problem me dëgjimin apo problemet e dëgjimit ndikojnë tek jeta e juaj e përditshme, konsultoni specialistin e ORL-së. Konsultoni listën e simptomave tipike të humbjes së dëgjimit si më poshtë:
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek moshat e mëdha
Si të parandaloni humbjen e dëgjimit?
Humbja e dëgjimit nuk është fundi – gjithmonë ka një zgjidhje të mundshme për dëgjimin!
Humbja e dëgjimit tek të rriturit mund të trajtohet me sukses me zgjidhjet moderne për dëgjimin – pajisjet dëgjimore dhe implantet e dëgjimit. Duke u bazuar tek shkalla dhe lloji i humbjes së dëgjimit, zgjidhja ideale është personale. Eksploroni mundësi të ndryshme për trajtimin e humbjes së dëgjimit tek platforma jonë.