HUMBJA E DËGJIMIT
Humbja e dëgjimit tek fëmijët
Humbja e dëgjimit tek fëmijët dhe foshnjat është problem i zakonshëm dhe mund të zhvillohet shurdhësi prelingual (para zhvillimit të gjuhës) dhe shurdhësi postlingual (kur fëmija zhvillon gjuhën). Sot me zgjidhjet moderne mbi dëgjimin, humbja e dëgjimit trajtohet me sukses por është është e rëndësishme të dallohen në kohë shenjat e para të humbjes së dëgjimit tek fëmijët. Kur humbja e dëgjimit nuk trajtohet, ajo mund të ndikojë tek zhvillimi i gjuhës dhe zhvillimit në përgjithësi, arsimimi dhe tek cilësia e jetesës së fëmijës. Zbuloni më shumë rreth rëndësisë së marrjes së masave më herët dhe mundësive të kujdesit mbi dëgjimin tek fëmijët me humbje dëgjimi.

SHENJAT E HUMBJES SË DËGJIMIT
Si të zbulohet humbja e dëgjimit tek fëmijët
Në shumë raste, shenjat e humbjes së dëgjimit mund të lidhen me etapat e zhvillimit të gjuhës dhe të folurës që duhen të arrihen në një farë moshe. Megjithatë, ka disa faktorë të ndryshëm tek sjellja e fëmijës tuaj që mund të tregojnë problemet me dëgjimin. Ndonjëherë, kur fëmijët kanë humbje dëgjimi vetëm në njërin vesh, mund të jetë shumë më e vështirë për të dalluar humbjen e dëgjimit. Lutemi, konsultohuni me një mjek nëse ju vëreni disa prej shenjave të listuara më poshtë mbi humbjen e dëgjimit tek fëmijët. Gjithsesi, kjo nuk është një listë e plotë dhe në rast se ju vëreni ndonjë shenjë tjetër që ju mendoni se lidhet me problemet e dëgjimit, planifikoni një takim me mjekun sa më shpejt e mundur.
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek foshnjat
Shenjat e humbjes së dëgjimit tek fëmijët
Humbja e dëgjimit nuk është fundi – gjithmonë ka një zgjidhje të mundshme për dëgjimin!
Humbja e dëgjimit tek fëmijët dhe foshnjat trajtohet me zgjidhje të ndryshme për dëgjimin, nga aparatet ndihmëse dëgjimi tek implantet e dëgjimit sipas shkallës dhe formës së problemit të dëgjimit. Gjëja më e rëndësishme është zbulimi i problemeve të dëgjimit tek fëmija juaj në kohë pasi kjo do të thotë që ai ose ajo do të ketë mundësinë për të vazhduar me zhvillimin normal të gjuhës.
