Dëgjimi dhe Humbja e Dëgjimit

Sensi i dëgjimit shikohet si diçka e zakonshme prej shumë prej nesh – të shijosh cicërimat e zogjve, muzikën e preferuar ose buzëqeshjen e një fëmije janë tingujt që ne duam pa menduar shumë se çfarë fshihet pas. Kështu që, dëgjimi përfshin proçese të pabesueshme që mundëson transmetimin e sinjalit tek truri jonë!

Dëgjimi na lidh me gjërat që ne duam!

Veshët tonë janë vazhdimisht aktivë madje edhe teksa ne flejmë. Ata janë një mrekulli e vogël anatomike. Ndahen në veshin e mesëm, të jashtëm, të brendshëm dhe nervi akustik që trasmeton sinjalet tek truri. Zbuloni më shumë rreth mekanizmave të transmetimit të sinjalit përmes veshëve!

TË LUFTOSH HUMBJEN E DËGJIMIT

Humbja e dëgjimit nuk është fundi,
ka gjithmonë një zgjidhje!

Forma e Humbjes së Dëgjimit

Humbja e Dëgjimit Sensorineural

Humbja e dëgjimit sensorineural ndodh kur qelizat kokleare të flokëve janë të dëmtuara ose mungojnë. Qelizat e flokëve janë përgjegjëse për konvertimin e sinjaleve akustike në impulse elektrike që truri jonë ka nevojë të kuptojë tingullin ashtu siç duhet. Dëmtimi i qelizave të flokut mund të shkaktohet nga zhurma e madhe, gjenetika, traumat e kokës, mosha dhe shumë faktorë të tjerë në mjedis.

  • Kjo është forma më e përhapur e humbjes së përhershme të dëgjimit dhe reflekton problemin tek veshi i mesëm!

Forma e Humbjes së Dëgjimit

Humbja e Dëgjimit Konduktiv!

Kjo forme e humbjes së dëgjimit diagnostikohet kur një problem në veshin e jashtëm apo të mesëm pengon tingullin të trasmetohet tek veshi i brendshëm. Humbja e dëgjimit konduktiv mund të shkaktohet nga infeksioni, çarja e daulles së veshit, keqformimet e veshit e të tjerë. Nëse problemi është i përkohëshëm, mund të trajtohet me mjekim apo ndërhyrje kirugjikale. Kur mjekimi ose ndërhyrja kirugjikale nuk mund të zgjidhin problemin, ka zgjidhje për dëgjimin që mund të kryhen!

  • Kur veshi i brendshëm është i paprekshëm dhe funksionon rregullisht por ka disa probleme tek veshi i jashtëm apo i brendshëm që ndalojnë trasmetimin normal të tingullit!

Forma e Humbjes së Dëgjimit

Humbja e Dëgjimit Mikse

Kjo forme e humbjes së dëgjimit përshkruhet si kombinim i humbjes së dëgjimit konduktiv dhe sensorineural e cila do të thotë se ka një sërë problemesh tek veshi i mesëm, jashtëm ose i brendshëm. Humbja e dëgjimit mikse mund të shkaktohet nga shumë faktorë, si për shembull kolesteatoma, tumore të ndryshme, traumat e të tjerë.

  • Humbja e dëgjimit mikse është një kombinim i humbjes së dëgjimit konduktiv dhe sensorineural dhe trajtimi kryhet veçmas.

Forma e Humbjes së Dëgjimit

Humbja e Dëgjimit Neural

Kur dëmtimi tek nervi akustik ose mungesa e plotë e nervit akustik pengon sinjalin tek truri dhe kjo quhet humbja e dëgjimit neural. Për fat të mirë, implantet e trungut të trurit mund të zgjidhin këtë problem me sukses në ditët e sotme.

  • Çdo lloj problemi ose dëmtimi tek nervi akustik mund të shkaktojë këtë formë të humbjes së dëgjimit!

DALLIMI I SHENJAVE TË PARA

Shenjat e humbjes së dëgjimit

Është e rëndësishme dallimi i shenjave të hershme të humbjes së dëgjimit dhe reagimi siç duhet, pasi dëgjimi zakonisht nuk toleron vonesën. Çdo moment i jetës ja vlen të dëgjohet!