Sistemi ADHEAR i MED-EL është i vetmi sistem për humbjen e dëgjimit konduktiv që nuk implantohet. Nuk ushtron presion mbi lëkurën dhe është i rehatshëm për tu mbajtur gjatë gjithë ditës. Përbëhet nga dy pjesë: një përshtatës ngjitës dhe proçesori i tingullit. Ngjitet pas veshit dhe është shumë i thjeshtë për tu ndezur vetëm me një klikim. ADHEAR është gjithashtu një zgjidhje e mundshme për fëmijët e vegjël me humbje dëgjimi konduktiv që janë në pritje për implantimin dhe për pacientët që vuajnë nga humbja e dëgjimit konduktiv, për shembull, që lidhen me infeksionet e shpeshta të veshit të mesit.

  • Nuk nevojitet ndërhyrje kirurgjikale

  • Ofron cilësi optimale të tingullit dhe është e përshtatshme për të gjitha moshat, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

  • Shumë e rehatshme për tu mbajtur dhe e kollajshme për tu fshehur pas veshit.

  • Kohëzgjatje e gjatë e baterisë deri në 300 orë

Meqënëse këto sisteme nuk implantohen, është e mundur që pajisja të vendoset dhe filloni të dëgjoni menjëherë. Kjo do të thotë që ju mund ta provoni atë si fillim dhe shikoni nëse ju dëgjoni mirë me atë para se ju të merrni një vendim.

*Të gjitha produktet janë aktualisht të disponueshme në Austri. Për produktet e disponueshme në vendin tuaj, lutemi të kontaktoni distributorin tuaj lokal/na kontaktoni